Senatorët: Mbështesni lirinë e medias në Turqi!

499
Problemet e shumta të medias në Turqi kanë ngjallur shqetësim të madh në botën perëndimore dhe jo vetëm. Këtë herë janë 74 senatorë amerikanë që i kanë shkruar publikisht Sekretarit të Shtetit, Xhon Kerri ku i kërkojnë që të ndërhyhet sa më parë ndaj administratës së Presidentit Erdogan. Më poshtë është letra e plotë e 74 senatorëve.
I nderuar Sekretari Kerry, 
Ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Turqi. Jemi veçanërisht të shqetësuar me arrestimet dhe ndalimet e fundit të disa përfaqësuesve të medieve turke dhe përpjekjet e gjera nga administrata Erdogan për të censuruar lirinë e shtypit.
Një demokraci e fortë kërkon, që liria e shprehjes të respektohet nga të gjithë anëtarët e shoqërisë, madje edhe kur zërat që kundërshtojnë qeverinë janë të shumtë dhe publikë. Shpresojmë që ju do të trajtoni këtë çështje në takimet apo angazhimet tuaja me përfaqësuesit e qeverisë turke.
Sipas oganizatës “Human Rights Watch”, administrata e Presidentit Erdogan ka nisur goditjen e zërave kritikë në mediet turke. Muajt e fundit administrata ka tërhequr vëmëndjen ndërkombëtare me arrestimin e z. Ekrem Dumanllë, Kryeredaktor i “Zaman”, gazeta me tirazhin më të lartë ditor në Turqi dhe z. Hidajet Karaxha, drejtor ekzekutiv i Grupit Mediatik “Samanjollu”. Më 14 dhjetor 2014, këta pjesëtarë të medias u arrestuan dhe u paraburgosën me akuza të diskutueshme. Z. Dumanli më pas u lirua, por zoti Karaxha, për fat të keq, ende mbahet i burgosur. Të dy, si z. Dumanllë, ashtu edhe zoti Karaxha drejtojnë grupet më të mëdha mediatike, të cilat përfaqësojnë një zë kritik ndaj administratës Erdogan.
Fatkeqësisht, ky rast pasqyron një model të gjerë abuzimi. Një vit para këtyre arrestimeve, administrata e z. Erdogan u vu nën akuzë për korrupsion. Më pas, shumë gazetarë të shquar humbën vendet e tyre të punës për shkak të artikujve kritikë ndaj administratës Erdogan. Këto taktika janë të papranueshme në një demokraci; një media e lirë është burimi kryesor i të drejtës për informim të plotë për qytetarët. Përpjekja e qeverisë turke për të ndëshkuar dhe censuruar median turke, është një çështje tejet shqetësuese për Shtetet e Bashkuara.
Ne ju kërkojmë vendosmërisht që ta adresoni këtë çështje edhe me Presidentin Erdogan dhe administratën së tij, në një mënyrë që të inkurajojë një zgjidhje paqësore dhe të përshtatshme për të tilla raste. Një përpjekje e tillë, kaq e gjerë, nga qeveria turke për të censuruar median, është një fyerje ndaj parimeve bazë të demokracisë, shoqërisë së hapur, sipërmarrjes së lirë, sundimit të ligjit dhe mundësive të barabarta.
Sigal