Eurodeputeti Cristian Terhes, anëtar i Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, foli mbi situatën politike dhe gjyqësore në Shqipëri, ku theksoi se ka një hendek të thellë mes realitetit në terren dhe perceptimit në Brukselit i cili nuk e njeh realitetin e vërtetë. Ai ka akuzuar se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri po shfrytëzohet për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të dëmtuar biznese. Terheș theksoi se gjykatat rumune kanë filluar të shpallin pafajësi për individë të hetuar në atë periudhë, për shkak të shkeljes së procedurave ligjore
Cristian Terhes, Eurodeputet rumun, anëtar i Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, foli mbi situatën politike dhe gjyqësore në Shqipëri, ku theksoi se ka një hendek të thellë mes realitetit në terren dhe perceptimit në Bruksel.
Cristian Terhes, Eurodeputet rumun, anëtar i Komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian, foli mbi situatën politike dhe gjyqësore në Shqipëri, ku theksoi se ka një hendek të thellë mes realitetit në terren dhe perceptimit në Bruksel.
Terheș theksoi se reformat duhet të bëhen për popullin shqiptar, jo për të kënaqur burokratët e Brukselit, dhe se një sistem i fortë dhe i pavarur i drejtësisë është thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE.
Shikoni, Rumania ka qenë në një situatë si vendi juaj 10-15 vjet më parë, ku kishim një fushatë të fortë antikorrupsion. Por kur e mësuam që kjo fushatë antikorrupsion po përdorej në fakt nga disa njerëz në fushën politike dhe atë të inteligjencës, për të hequr nga fusha e lojës disa politikanë të caktuar apo për të shkatërruar disa kompani, ne reaguam publikisht. Pra, sepse ne e nxorëm në dritë situatën, burokratët europianë nuk kishin mundësi tjetër veçse të pranonin problemet. Pra, tani në Rumaninë, për shembull, gjithnjë e më shumë njerëz po shpallen të pafajshëm sepse gjykatësit po zbulojnë që mënyra se si janë kryer hetimet penale 10-15 vjet më parë, ishin bërë duke shkelur procedurën e duhur ligjore. Kjo është pikërisht ajo që kam zbuluar unë kur isha në Shqipëri javën e kaluar.
Ai ka akuzuar se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri po shfrytëzohet për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të dëmtuar biznese. Terheș theksoi se gjykatat rumune kanë filluar të shpallin pafajësi për individë të hetuar në atë periudhë, për shkak të shkeljes së procedurave ligjore
Cristian Terheș: Struktura antikorrupsion në Shqipëri po përdoret për spastrim politik
Eurodeputeti rumun Cristian Terheș ka dhënë një paralajmërim të fuqishëm për situatën aktuale në Shqipëri, duke tërhequr një paralele me fushatën antikorrupsion të Rumanisë 15 vjet më parë. Ai ka akuzuar se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri po shfrytëzohet për të eliminuar kundërshtarët politikë dhe për të dëmtuar biznese. Terheș theksoi se gjykatat rumune kanë filluar të shpallin pafajësi për individë të hetuar në atë periudhë, për shkak të shkeljes së procedurave ligjore.Ai i bëri thirrje shoqërisë civile dhe opozitës shqiptare të raportojnë drejtpërdrejt në Bruksel për të siguruar një pasqyrë të saktë të ngjarjeve.Sipas tij, Shqipëria ka mundësinë të arrijë anëtarësimin në BE deri në vitin 2027, por reformat duhet të kryhen jo për të kënaqur burokratët e Brukselit, por për të shërbyer popullit shqiptar.Dua të them, sinqerisht, ju jeni me fat që kjo po ndodh, sepse unë e di që ka shtete të tjera kandidate që nuk e kanë këtë privilegj.Por në fund të ditës, nëse Kryeministri juaj ka një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë këta funksionarë evropianë, ju që jeni në opozitë tani, duhet të bëni një punë shumë të mirë në shpjegimin e asaj që po ndodh realisht në Shqipëri, sepse kjo është mënyra e vetme për të ndihmuar vendin tuaj. Siç thashë, edhe unë vetë, nëse nuk do të isha njoftuar shpejt për atë që po ndodhte në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë për ata që nuk janë pjesë e delegacionit ndërparlamentar shqiptar të dinë të gjitha detajet që po ndodhin atje. Shikoni, Rumania ka qenë në një situatë të ngjashme me vendin tuaj 10-15 vjet më parë, ku patëm një fushatë shumë të fuqishme kundër korrupsionit. Por kur e morëm vesh se kjo fushatë kundër korrupsionit po përdorej nga disa njerëz në fushën politike dhe në atë të inteligjencës për të larguar politikanë të caktuar apo për të shkatërruar disa kompani, ne reaguam publikisht. Kështu që, sepse ne e nxorrëm situatën në dritë, burokratët evropianë nuk kishin mundësi tjetër përveçse të pranonin problemet.Pra, tani në Rumani, për shembull, gjithnjë e më shumë njerëz janë shpallur të pafajshëm, sepse gjyqtarët kanë zbuluar se mënyra se si janë kryer hetimet penale 10-15 vjet më parë ishte bërë duke shkelur procesin e duhur ligjor. Kjo është pikërisht ajo që kam zbuluar edhe unë gjatë kohës që kam qenë në Shqipëri. Mirë, ajo që kam pasur fokus kur kam qenë atje ka qenë kryesisht situata e sistemit gjyqësor. Kam pasur disa kolegë të tjerë që kanë pasur fokus në procesin zgjedhor. Ata ishin gjithashtu vëzhgues në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Gjatë asaj kohe unë kam dashur të vij, por ne kishim zgjedhje edhe në Rumani.



















