Faik Islami/ Situatë skandaloze në Gjykatën e Kavajës

520
Zakoni bizantin i moscaktimit në punë të gjyqtarëve e ka zanafillën tek Republika Romake. Zakon që u shkonte për shtat kushteve të perandorisë së hershme, e cila duke qënë e kontrolluar, në një masë të madhe nga zyrtarë ushtarakë, i përzgjidhte ata jo nëpërmjet korpusit të mësipërm, të shkolluarve për atë profesion, por nëpërmjet masës së “ushtarëve “, të cilët ose ktheheshin në vegla të bindur, ose u duhej të jepnin rryshfete të majme, për ta zënë postin. Vetëm me ardhjen e Dioklecianit, qëndra e gravitetit politik u zhvendos nga pjesa “ushtarake e mentalitetit vendimmarrës”, tek korpusi i pjesës civile vendimmarrëse. Përzgjedhja nuk përbëntë metodën më të mirë, për të përcaktuar gjyqtarët më të mirë, por e veshur me petkun e traditës dhe të legjitimitetit, solli ndryshimet rrënjësore mbi gjyqsorin edhe pse ndryshimet e shpeshta të tyre i shërbenin kreut suprem, duke i’a ruajtur karakterin despotik, hierarkinë burokratike , të kryesuar prej tij. Duket se ai zakon i lashtë ka infektuar tepër rëndë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë Shqiptare…i kryesuar po nga një ushtarak! Nuk po zgjatemi nëpër bëmat e shumta që është përgojuar sistemi ynë gjyqësor, as në shfaqjet e perfolura për korrupsion, që për korpusin e drejtësisë, në tërë piramidën e vet, përbën tashmë një refren të politikës. Por dy paralelizma do të mund të hidhnin dritë mbi atë ide krejt të gabuar, se janë vetëm gjyqtarët ata, që si të themi, na kanë bërë helaq sistemin. Se të themi atë që është, ky sistem që po përjetojmë është sistemi i gjykatave. Nëse gjykatat nuk funksinojnë si rasti i Kavajës (që sigurisht nuk është i vetmi), atwhere është më se e qartë se nuk funksionon hiç vetë sistemi. Ka një ndryshim të madh mes një vëndimi të dhënë me anësi ose me korrupsion dhe atij, kur të qeverisurve as nuk u merren dot në shqyrtim ankimimet për gjykim. Dhe të qeverisurve u mbetet veç një rrugë-vetgjyqësia! Kjo për faktin se në Gjykata …nuk ka gjyqtarë..! Gjyqtarë, që i ka në kompetencë, për t`i emwruar po ky KLD i vendimmarrjes. Por edhe pse ndryshimi egziston në formë, në përmbajtje tërësia përbën një fatkeqësi të madhe mbi të qeverisurit. Dhe ja konkretisht: Në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë, situata është edhe përtej skandalozes. Sipas organikës së miratuar, do të duhej të funksionin shtatë gjyqtarë. Nga të shtatët kanë mbetur vetëm dy, ose më mirë me thënë një e gjysëm, sepse ndërsa gjyqtari Luan Lusha, ( lipset për të thënë të vërtetën që ai dhe vet Kryetaria, punojnë me tërë përkushtimin e gjyqtarëve tepër seriozë, por katërsh nuk mund të ndahen) punon me mbi kapacitetin normal, por si ky si kryetaria e gjykatës, e cila me ligj duhet të mbante gjysmën e ngarkesës normale dhe që mundohet të bëjë shumë më tepër, të vetëm këta nuk do të mund të jenë kurrë në gjëndje të qetësojnë ndërgjyqësit, që mbushin shkallët e gjykatës,shpesh tepër të nervozuar, në pritje të hedhjes së shortit dhe të nisjes së gjykimeve. Duke u interesuar për numrin e dosjeve të stivosura, për tu hedhur në short dhe atyre të marra për gjykim, me këtë numër gjyqtarësh, i bie që ato të mund të gjykohen diku nga viti 2025! Vallë, a ka djeni Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për këtë situatë? Sigurisht që ka, por që bën të paditurin; ose qëllimisht për të rritur pjacën e korrupsionit, ose për pakënaqësitë mbi qeverisjen, ose është krejtësisht i pa aftë, për të menaxhaur një problem kaq themelor, për funksionimin e shtetit të së drejtës. I paaftë nuk mund ta themi sepse radhazi , ndëshkoi dy gjyqtarë të kësaj gjykate, me pushim nga puna, mirëpo nuk e ka gjetur kohën, për ta analizuar gjëndjen skandaloze dhe të mund të plotësonte gjyqtarët për Kavajën. Edhe pse numuri i juristëve në këtë vend, është për një popullsi mbi dhjetë milionë. Lind pyetja përse u dashka mbajtur një Këshill “kaq i lartë”, i cili nuk qënka në gjëndje të zgjidhë një problem burokratik kaq rutinë? Plotësimin e numrit të nevojshëm të gjyqtarëve..Duke e shtrirë pakëz më tej situatën e gjyqsorit në Kavajë, na duket groteske përpjekja e kryeqeverrisësit për të mbledhur prokurorë e policë për të gjurmuar e bërë zbulimet se ku janë marrë pronat e si janë marrë ato kur duke ndjekur ecurinë e konflikteve po pronësore etj. në Gjykatën e Kavajës del qartë se zgjidhja e konflikteve pronësore do të mund të zgjidhet, kur si njerëzve hallexhinj e fatkeqë njëkohësisht, që përjetjonë këto lloj qeverisjesh dhe këtë sistem drejtësie, do tu ketë mbirë bari, ndërsa dosjet të mbetura sirtarëve të gjykatës. Ja pse ajo që na bën të brengosemi dhe të ndjehemi gjithë shqetësim është jo e tashmja kaqë e nxirë , …por e ardhmja. Pasardhësit e ndërgjyqësave kërkues, nuk do të mund të kenë obligimin të çonin ndonjë tufë me lule, mbi varrin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por dhe sidomos, të qeverisësasve, për ringjalljen, të cilët premtuan shumë, por veç llafollogji dhe propagandë boshe po shofin të qeverisurit, sepse në fakt, gjer sot e lanë ku e gjetën. Fakt nga i cili … allaasndëk, ku dihet ç`mund tu bjeri tjetër në kokë pasardhësave të të qeverisurve, të çojnë…. në vënd të luleve !
Deputetët që dolën para drejtësisë
Muajt e parë të vitit 2015 janë përfshirë nga një klimë e nxehtë, që më shumë se politike, është tentativa për të vënë para drejtësisë disa nga emrat e rëndësishëm të maxhorancës. Emri më i fundit që po lakohet në media është deputeti i PS, Armando Prenga, i cili akuzohet për përfshirjen në një konflikt me famijen Cali në Laç. Por socialisti Prenga, nuk është deputeti i parë i mazhorancës që provon prangat për vepra kriminale të kryera pas marrjes së mandatit. Historia e deputetëve të arrestuar përfshin Tom Doshin dhe Mark Frrokun, ky i fundit vuan dënimin për veprën penale “të vrasjes me dashje” të një shqiptari, ngjarje që ndodhi në vitin 1999 në Belgjikë dhe akuzën për prostitucion. Pas disa seancave gjyqësore, për Doshin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest shtëpie”, ndërkohë që deputeti vijon të jetë i pranishëm në jetën politike me pjesëmarrjet në seancat plenare. Ai u pa mjaft aktiv edhe në zgjedhjet e 21 qershorit në zonën e Vaut të Dejës, duke bërë fushatë për Partinë Socialiste. Ndërsa në gjyq për rrahje kanë përfunduar edhe Arben Ndoka e Pjerin Ndreu. Kamerat e parlamentit e filmuan ngjarjen kur deputëtët socialist goditën me grusht kolegun demokrat, Gent Strazimiri. Prokuroria hapi një proçes penal, por Gjykata vendosi pamundësinë e shqyrtimit të çështjes, pasi sipas saj, ajo ishte shqyrtuar një herë nga parlamenti. Dosjes me vepra penale, i shtohet edhe kallëzimi nga ILDKP për deputetët, Armando Prenga dhe Tom Doshi për fshehje të pasurisë. Edhe vëllai i deputetit Mark Frroku, Arben Frroku, i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, ishte mjaft aktiv në këto zgjedhje në mbështetje të kandidatit të mazhorancës për kryetar të Bashkisë në Pukë. Emri i Frrokut, ishte i dyti në listën për deputet nga nga Partia Kristan Demokrate. Selia rozë ka reaguar ndaj përfshirjes së deputetëve në siglën e PS, duke marr vendimin për përjashtim për deputetët, Tom Doshi dhe Armando Prenga, ndërkohë që Arben Ndoka është larguar me ‘vullnet të plotë’ nga partia kryesore e maxhorancës. Dhe në fakt, largimi i Nokës nga rradhët e PS erdhi si pasojë edhe të akuzave në drejtim të tij, ku opozita ka publikuar edhe dosjen e gjykatës së Romës që e dënonte me 7 vjet burg për trafikimi të qënieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Duket se kalvarit të dertanishëm të ‘vënies në peshoren e drejtësisë’ do i shtohen edhe emra zyrtarësh të lartë, pasi vetë kryeprokurori Adriatik Llalla paralajmëroi për një ‘furtunë’ arrestimesh. Refoma në drejtësi, aq shumë e diskutuar, ka mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Tiranë, si dhe trupit diplomatik të huaj. Ndërkohë që opozita po punon me ekspertë për të përgatitur paketën kundër dekriminalizimit. 
Sigal