Raporti amerikan për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, 2012 mes shumë kritikave për realitetin shqiptar, ndër të tjera shpreh qëndrimin e saj për proceset gjyqësore në Shqipëri dhe mbi të gjitha kur këto procese i mohohen qytetarëve. Në raport thuhet si më poshtë:
“Kushtetuta siguron një gjyqësor të pavarur. Megjithatë, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara nganjëherë pengojnë gjyqësorin të funksionoj në mënyrë të pavarur dhe efikase. Përveç kësaj, seancat gjyqësore ishin të mbyllura shpesh për publikun. Zyrtarët e sigurisë në mënyrë rutinore refuzonin hyrjen në seanca dhe në mënyrë rutinore thërrisnin trupin gjykues për të pyetur në çdo rast nëse personi që kërkon procesin mund të marri pjesë në seancë. Disa agjenci madje shpërfillnin urdhrat e gjykatës. Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese ka kërcënuar e minuar pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve. Më 11 qershor 2008, në bazë të ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi zgjodhi një president me një shumicë të thjeshtë në një proces që nga shumë vëzhgues shikohet si partizane dhe në kundërshtim me kushtetutën, e cila kërkon që Presidenti i Republikës të përfaqësojë unitetin e popullit shqiptar. Më 7 dhjetor, Kuvendi miratoi kandidaturën e Presidentit Nishani për Prokurorin e Përgjithshëm, në mënyrë efektive duke hequr nga detyra Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama para përfundimit të detyrës, që shumë dijetarë ligjore argumentuan që mandati i saj ishte kushtetues. Vëzhguesit vërejtën se lëvizja e shpejtë sfidoi aftësinë e Prokurorit të Përgjithshëm për të hetuar dhe për të akuzuar zyrtarë të lartë të qeverisë.
Ministria e Drejtësisë ka vendosur që Paketën Penale kundër krimit, të lancuar disa javë më parë, ta plotësojë me një reformë po aq të rëndësishme
Paketa Penale dhe Reforma e Burgjeve bashkëlidhen për të luftuar kriminalitetin
Ministria e Drejtësisë ka vendosur që Paketën Penale kundër krimit, të lancuar disa javë më parë, ta plotësojë me një reformë po aq të rëndësishme. Ministri Halimi shprehet se, “përgjatë muajit maj do të jemi të angazhuar në Reformën e Burgjeve Private. E treguam qartë qëndrimin tonë për të dënuar kriminelët duke ashpërsuar maksimalisht dënimet për ta, por në të njëjtën kohë duhet të investohemi për rehabilitimin e tyre. Paketa Penale dhe Reforma e Burgjeve bashkëlidhen për të luftuar me vendosmëri kriminalitetin.
Në bazë të partneritetit publik me atë privat, do të ndërtohen burgje të reja për të dënuarit deri në 5 vjet, me rrezikshmëri të ulët. Këto burgje do të menaxhohen nga privatët duke ndjekur një model të ndërthurur ndërmjet atij anglez dhe amerikan.
Jemi të parët në rajon që ndërmarrim këtë reformë historike për nga suksesi dhe ndikimi pozitiv, thotë ministri Halimi.
Burgjet private kanë avantazh të dyfishtë sepse:
1. Ulin kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes për shtetin duke rritur cilësinë e shërbimit në institucion.
2. Garantojnë rehabilitimin. Në këto burgje vendosen më lehtë programe të punës për të burgosurit duke ju dhënë atyre mundësinë të kualifikohen dhe të punojnë. Nuk do dalin më me duar në xhepa, vulnerabël për të kyer të tjera krime.
Pra, e dyfishtë është dhe për të burgosurit kjo reforme: Ata mund të mësojnë një zanat dhe përfitojnë një sasi të ardhurash.
Avantazhe do të ketë edhe për biznesin. Bizneset do të sigurojnë një punë të paguar më lirë dhe do të bëhen partnerë të rehabilitimit në interes publik. Për shtetin, puna në burgjet private lehtëson rehabilitimin, ul kostot dhe më e rëndësishmja kursen paratë e taksapaguesve. Paralelisht do të krijohet sistemi dixhital për burgjet për të garantuar monitorimin e tyre dhe evidentuar rastet e recidivistëve.
Me Reformën në Burgjet Private do njoh zhvillime dhe politika e dënimeve alternative. Do tu mundësohet të burgosurve më pak të rrezikshëm të dalin dhe të punojnë jashtë burgut, duke i krijuar mundësitë e kualifikimit dhe të të ardhurave.
Fal partneritetit publik me atë privat, përgjatë 4 viteve të ardhshme do të ndërtohen jo më pak se 4 burgje private. Këto burgje të ndërtuara do të mjaftojnë për të transferuar së paku 3 000 të dënuar që vuajnë dënimin jashtë Shqipërisë, duke i kursyer familjarëve të tyre shpenzimet e mëdha harxhuar rrugëve për t’i takuar.
Të gjithë janë përfitues të kësaj reforme, qytetarët të parët, të burgosurit, familjarët, bizneset, shteti. Kjo reformë do të ndryshojë njëherë e përgjithmonë të gjithë politikën në lidhje me burgjet në Shqipëri.
Konkluzione për Këshillin e Lartë të Drejtësisë
(Për dijeni, Monitoruesve Ndërkombëtarë)
-Në Shqipëri vazhdon dënimi për “agjitacion e propagandë”, të ndryshuar në “shpifje e fyerje”.
-Caktimi i gjyqtarëve “me short”, nuk mund të konsiderohet i vërtetë, pa praninë e palëve paditëse në çastin kur hidhet shorti.
-Praktika e mbajtjes së procesverbaleve në kompjuter është e gabuar, sepse aty mund të përpunohen sipas dëshirës së gjyqtarëve ose sekretareve. Normalisht, në përfundim të çdo seance ato duhet të printohen në prani të palëve ndërgjygjëse, të firmosen prej tyre e prej gjyqtarit ose gjyqtares dhe pastaj të ruhen në dosjen gjyqësore përkatëse.
-Ngritja drastike e tarifave gjyqësore, deri në dhjetëfishin e mëparshëm, u heq mundësinë për të kërkuar drejtësi disa kategorive shoqërore, të cilat kanë më shumë probleme me Drejtësinë, siç janë të papunët, pensionistët, ish pronarët, ish të përndjekurit politikë dhe shtetas të tjerë të ndershëm, por të varfër.
-Rritja maksimale e pagave të gjyqtarëve, në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, nuk e pakëson korrupsionin; sepse ai që është i pandërgjegjshëm dhe që e ka bërë zakon veprimtarinë korruptive, do të vazhdojë me stilin e tij të punës.
-Ish të dënuarit politikë të regjimit komunist ndihen të pambrojtur, të diskriminuar dhe në konflikt interesi me organet e drejtësisë, ku janë kamufluar ish-persekutorët e djeshëm, ish-hetues famëkëqij dhe ish-oficerë të Sigurimit të shtetit.
-Nuk mund të ketë mbarëvajtje dhe nuk mund të priten ndryshime pozitive në Drejtësi, sa kohë që në organet e Drejtësisë së sotme, do të mbeten elementë të indoktrinuar, të inkriminuar e të korruptuar, përfaqësues tipikë të organeve të diktaturës komuniste. Qofshin prokurorë, gjyqtarë, avokatë apo noterë, ata vazhdojnë ta dëmtojnë shoqërinë shqiptare. Atyre duhet t’u hiqen licencat, si në Gjermani e në vende të tjera ish-komuniste.
Presidenti Nishani prezanton sot kryetarin e GJL, Xhezair Zagonjorin
Sot në ambientet e Gjykatës së Lartë në ora 11:00, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të jetë i pranishëm në prezantimin e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Kuvendi e miratoi të enjten me 72 votat e maxhorancës dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Xhezair Zaganjori në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë. Zaganjori u zgjodh në këtë detyrë pas vendimit të Kuvendit më 22 mars, i cili dha pëlqimin për emërimin e tij si anëtar i Gjykatës së Lartë. Ai zëvendëson në këtë detyrë, Shpresa Beçaj, së cilës i mbaroi mandati pak ditë më parë.