CESP presion Didit: Bashkëpunoni me sindikatën, në të kundërt na pritni në Tiranë!

520
Sigal

Rezoluta e Sindikatës së Policisë së BE-së (CESP)/Qeveria shqiptare “refuzon” sindikalizmin me masa autoritare

Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit, më 6 dhe 7 Dhjetor 2014 mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të CESP, që u zhvillua në Budva të Malit të Zi. Pas këtij takimi, CESP ka publikuar një rezolutë finale, ku dënon marrëdhëniet dhe ndërhyrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, për të penguar veprimtarinë normale sindikale në radhët e policisë. Sindikata e punonjësve të policisë, aktualisht po ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe administrative për të drejtat që po i mohohen në mënyrë arbitrare nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Më poshtë, po publikojmë rezolutën e plotë të CESP (të përkthyer), e cila mund të gjendet edhe në faqen zyrtare të kësaj organizate (Këshilli Europian i Sindikatave Policore):

 REZOLUTA FINALE

 Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv – Budva Mal Zi

7 – 8 Dhjetor 2014

Unioni i Sindikatave Policore të Bashkimit Europian (CESP), një Organizatë jo Qeveritare e Bashkimit Europian e cila përfaqëson 300,000 oficerë police nga 19 vende (duke përfshirë 13 vende anëtare të BE), e përberë nga 20 Sindikata mbajti mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të saj ne Budva nga datat 7-8 Dhjetor 2014 me temën: “Sindikalizmi policor aktor dhe faktor i integrimit Europian”.

Ndërsa duket se Europës i mungon dëshira dhe inspirimi të vazhdojë me integrimin e mëtejshëm të vendeve që kanë aplikuar, CESP – i cili ka qenë prezent që nga 1988 në arenën evropiane – beson në vlerat e bashkëpunimit të përbashkët të sindikalizmit policor për ta arritur këtë integrim.

Situata aktuale ekonomike nuk duhet të jetë si burim tensioni, duke çuar në abandonimin e idelave Europiane. Në këtë kontekst të vështirë, është e nevojshme të rishihen disa modele dhe si një i tillë edhe organizimi policor.

Ekonomitë Europiane kanë si qëllim të ulin kostot operative për administratat e tyre dhe – në mënyrë paradoksale – vazhdojnë të mbajnë një dualitet brenda forcave civile/dhe forcave ushtarake për misionin e sigurisë së tyre të brendshme. Ky është rast në Spanjë, Francë, Itali e Portugali, ku vërehet një garë e egër duke krijuar kështu dublikime shpenzimesh dhe humbje të energjisë në kurriz të sigurisë globale për qytetarët.

Në disa pjesë të Europës, disa Qeveri ulin përfitimet sociale të alokuara për veçoritë dhe specifikat e punës së veçantë të oficerëve të policisë, duke sjellë kështu në pikëpyetje vetë sindikalizmin, duke refuzuar dialogun social dhe duke frenuar funksionimin normal me anë të masave autoritative (duke i nxjerrë sindikatat nga zyrat, dhe duke refuzuar të nënshkruajnë Kontratat dhe Marrëveshjet Kolektive etj.).

Edhe një herë theksojmë se CESP punon për një sindikalizëm konstruktiv dhe prezent, duke iu kujtuar shteteve Deklaratat dhe Konventat Europiane dhe ato ndërkombëtare të cilat janë firmosur dhe i detyrojnë këto vende, siç janë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, Karta Sociale Europiane, Karta e të Drejtave Themelore, Konventa e ILO-s etj..

CESP e ka kuptuar qartë deklaratën e Presidentit të Komisionit Europian, z. Jean Claude JUNKER: “… Nën presidencën time do të vazhdojnë negociatat dhe, veçanërisht, Ballkanit Perëndimor do t’i duhet të ruajë perspektivën Europiane”.

Mbi këto baza, CESP dëshiron të bashkëpunojë në mënyrë aktive ndaj kësaj perspektive dhe ofron ekspertizën e tij ndaj Komisionit Europian dhe tek komitetet e specializuara të Parlamentit Europian në fushën e Sigurisë së Brendshme në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe në vendet e Ballkanit, rajon që prezantohet fuqishëm nga (Shqipëria, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnja e Hercegovina, Mal i Zi e Serbia).

 ANEKSET E REZOLUTËS FINALE

 Mali i Zi

CESP kërkon harmonizimin e legjislacionit kombëtar me atë ndërkombëtar në lidhje me veprimtarinë e sindikatës, së pari, të drejtave humane të stafit policor si dhe mbrojtjes sociale për të.

CESP kërkon garanci dhe kushte materiale që lejojnë zhvillimin e sindikalizmit.

CESP kërkon mekanizma konkrete në mënyrë që të mundësojnë bashkëpunimin ndërmjet punëdhënësit dhe sindikatave.

CESP kërkon paga adekuate në mënyrë që të shmang tundimin ndaj korrupsionit dhe për të ruajtur integritetin e punonjësit të policisë.

CESP kërkon kushte adekuate pune dhe orar të caktuar pune për të siguruar kështu me të mira shëndetësore dhe psikologjike për punonjësit e policisë.

CESP kërkon forcimin e impaktit të marrëveshjes speciale kolektive për policinë.

CESP kërkon Shtetit të garantojë kushte konkrete ekonomike dhe materiale në mënyrë që të mundësojë zhvillimin e sindikalizmit dhe në të njëjtën kohë të sigurojë pavarësinë e saj nga partitë politike.

 Serbia

CESP kërkon nënshkrimin e marrëveshjes së veçantë kolektive, duke përcaktuar obligimet financiare të sindikatës ndërmjet kërkesave të tjera.

CESP kërkon nga Shteti garanci ekonomike dhe materiale në mënyrë që të mundësojnë zhvillimin e sindikalizmit dhe në të njëjtën kohë të sigurojë pavarësinë nga partitë politike.

CESP kërkon kalimin në kornizën ligjore për mbrojtjen e stafit policor në raste të situatave të dhunshme kundër stafit policor.

 Shqipëria

 CESP denoncon:

Akte të tilla të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

– Ndalimin e kuotizacionit;

– Largimin e Sindikatës nga ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë;

– Mungesën e diskutimeve me Sindikatën për largimin e punonjësve të policisë, gjoja për shkaqe strukturore;

– Mungesa e Sindikatës në grupet e punës, kur draftohen akte ligjore në lidhje me punonjësit e policisë.

A nuk përbëjnë këto, akte dhune ndaj Lirisë Sindikale, liri e garantuar nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ndaj Kushtetutës së Shqipërisë, Nenit 181 të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë? A nuk përbën mos-zbatimi i Kontratës Kolektive, ndërhyrje në funksionimin e çdo strukture të Sindikatës me qëllimin për ta diskretituar dhe dëmtuar imazhin e saj?

CESP denoncon:

∙ Këto akte jo ligjore dhe diskriminuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të cilat kanë çuar në pasoja të rënda dhe mosfunksionim të Sindikatës, duke ndërprerë në mënyrë të padrejtë të vetmen të ardhur për funksionimin e Sindikatës. Fatkeqësisht, ky është një objektiv i kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit;

∙ Largimin kolektiv nga puna të një numri të lartë punonjësish të policisë (afërsisht 400 vetë), pa u diskutuar më parë me Sindikatën;

∙ Shmangia e përfaqësuesve të Sindikatës nga grupet e punës për hartimin e akteve ligjore e nënligjore në lidhje me punonjësit e policisë.

Çfarë ka bërë Sindikata e Punonjësve ëe Policisë së Shtetit Shqiptar:

Sindikata vazhdon të mbështesë, ndihmojë, përfaqësojë e të mbrojë punonjësit e policisë, anëtarë të sindikatës, në çdo rast përpara Komisionit të Apelimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe në çështje të tjera të mbrojtura nga Sindikata në çdo shkallë të gjyqësorit.

CESP vendosi:

∙ Të dërgojë një letër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Ministrit të Brendshëm në mënyrë që të organizojnë një takim me përfaqësues të Sindikatës dhe një delegacioni me autoritetin e CESP;

∙ Të organizojë një konferencë për shtyp në Tiranë, në rast të refuzimit të kërkesës për dialog nga autoritetet Shqiptare.

 Portugali

CESP mendon se është e përgjegjshme që Qeveria Portugeze vazhdon të gënjejë Këshillin e Europës dhe kjo, që nga 2012 në lidhje me angazhimin e saj në implementimin aktual të vendimit të Komitetit Europian për të Drejtat Sociale, datë 17 Tetor 2011 si pjesë e ankesës kolektive No.60/2010 (pagat për shërbim 24 orësh, pagat për orët shtesë, me kompensim ekuivalent të tyre me shkallën normale të orëve të punës).

CESP ndjek nga afër negociatat e ASIF që nga Maji 2012, këto negociata janë ndërprerë dy herë dhe kanë shkaktuar dy greva për orët shtesë dhe dëmtimet serioze të shkaktuara në sigurinë e brendshme dhe hetimet kriminale të ndërmarra nga policia…