Me ftesë të shoqatës ushtarake “Skëndërbej” këto ditë muarëm pjesë në 54-vjetorin e lindjes së ish-Skënderbegasit Indrit Lulzim Cara “Ushtar Kavaja”, sot HERO I KOSOVËS DHE I KOMBIT, VËLLA I ADEM JASHARIT DHE NIPI I SKËNDËRBEUT.

Takimi u zhvillua në Qëndrën Kulturore të Ministrisë tonë të Mbrojtjes në Tiranë, e cila ishte mbushur si asnjëherë tjetër, plot e përplot. Morën pjesë personalitete të larta të Ministrisë tonë të Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithëm, Akademisë së Mbrojtjes, anëtarë aktivë të shoqatës ushtarake Skëndërbeu, ish-skëndërbegas në pension, student ushtarak të Akademisë së Mbrojtjes, si edhe shokë, miq e dashamirës të Horoit Kombëtar Indrit Cara, që kishin ardhur nga Kavaja, Kosova, Tirana dhe e gjithë Shqipëria. Salla ishte veshur me petkun festiv, ku spikaste një dekor i shkëlqyer dhe funsional, me flamuj kombëtar dhe flamuj të shteteve anëtarë të Nato-s, stenda të mëdha me foto dhe dokumenta arkivor që vlerësonin Indrit Lulzim Carën. Mbas ekzekutimit të tingujve të Himnit të Flamurit tonë Kombëtar, me mjete moderne filmimi e transmetimi në sallë na u projektua një film i shkëlqyer me metrazh të shkurtër që ilustronte gjithë jetën dhe veprën e Heroit tonë Indrit Lulzim Carën. Në një moment spikati veçanërisht fjala e gazetarit të mirënjohur zotit Aleksandër Çipa, i cili na paraqiti disa fakte dhe momente të luftës qëndrestare të UÇK dhe të ushtar Kavajës gjatë kohës që, ai e kish njohur atë kur punonte në gazetën “Koha”.

Fjalën kryesore të rastit e mbajti Kryetari i Shoqatës së Ushtarakëve “Skëndërbegas” avokati ynë i mirënjohur zoti Adem Ajdini, i cili ka vite që e drejton me përkushtim këtë organizatë. Zoti Adem evokoi dhe vlerësoi shkurtimisht gjithë jetën dhe veprën heroike të Indrit Lulzim Carës. Fjala e tij, gjatë gjithë kohës, u shoqërua me duartrokitje, si dhe me ilustrime të disa sekuencave të një filmi të përgatitur enkas për heroin tonë Indrit Lulzim Carën. Teksti, fotografitë artistike të ç’frytëzuara me kulturë, nxjerrë nga fondi i arkivës dhe të vendosura në planin historik, që bashkë me zërin e folësit, përbënin një mozaik letraro-artistik që na la pa frymë, gjithë ne pjesëmarrësve në këtë takim të paharruar. Na u duk sikur “Ushtar Kavajën” e kishim aty në mesin tonë, në sallën e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Po kush është në të vërtetë Indrit Lulzim Cara për të gjithë ata që nuk e njohin? Prandaj, ne do përpiqemi që të pasqyrojmë një përmbledhje të gjithë materialeve që u paraqitën në këtë konferencë përkujtimore për jetën dhe veprën heroike të Indritit. Duke dëgjuar diskutantët, si edhe duke parë e ndjekur sekuencat e filmin dokumentar me këtë rast ne morën informacion të mjaftueshën për figurën dhe aktivitetin e madh të “Ushtar Kavajës”, prandaj edhe na la mbresa të veçanta mbasi ishte dhe është historia më heroike më e dhimshme që kishim dëgjuar deri më sot.

Indrit Lulzim Cara ka lindur më 11 korrik 1971, në një familje punëtore në qytetin e Kavajës, një qytet buzë detit Adriatik. Nga gjiri i këtij qyteti dolën kollos, burra të besës, nderit dhe të mendjes, si edhe patriot e atdhetar të shquar. Prej aty kanë dalë 87 burra trima që dhanë jetën e tyre për mbrojtjen e qytetit të Shkodrës nga pushtuesit malazez në vitet 1912-1913. Patriotë që mbrojtën me heroizëm dhe shoqëruan Ismail Qemalin në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë për të shkuar në Vlorë, për të ngritur flamurin dhe për të shpallur Shqipërinë shtet të pavarur në vitin 1912. Aty në dheun e Mojsive, Koljakëve, Skodrës, Xhumarëve, Josif Budës, dhe të tjerëve, lindi edhe heroi i kohëve moderne Indrit Cara, bir i Lulzimit dhe Xhemailes. Në këtë qytet të lashtë dhe të vlerave patriotike u lind dhe do të rritej dhe formësohej Indrit Cara i ynë, që do të ngjiste shkallët e jetës një e nga një. Mbasi mbaroi shkollën fillore dhe shkollën 8-vjeçare, meqenëse ishte nxënës shembullor, ai fitoi të drejtën për të vazhduar edhe shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, shkollë që karakterizohej nga një disiplinë e fortë ushtarake. Por sidomos përgatitja e tij dhe vazhdimi i shkollës për 2-vjet në Akademinë ushtarake në Tiranë, mbase bëri që ai të ndjente peshën e madhe të përgjegjësisë dhe patriotizmit në çdo hap që ai do të hidhte. Por në fundin e vitit 1989 në Shqipëri filluan trazirat, filluan lëvizjet e fuqishme për ndryshimin e sistemit politik. Qyteti i Kavajës u bë katalizatori dhe vendi ku shpërtheu lëvizja e pare demokratike në Shqipëri përballë bishës komuniste që ishte në grahmat e fundit të jetës së saj. Prandaj, gjithë shqiptarët e quajtën Kavajën qytetin e demokracisë. Në këtë situate Indriti la studimet dhe së bashku me babain e tij Lulzimin, ju bashkëngjitën lëvizjes demokratike dhe më pas edhe një eksodi masiv të ashtuquajtur eksod “biblik”. E dhimshme për të dy, por ishin të destinuar të largoheshin për shkak të gjendjes ekonomike. U larguan nga Atdheu me dhimje të madhe dhe u vendosën në fillim në Itali si shumë shqiptar të tjerë. Indriti qëndroi në Itali deri në vitin 1994, por mendjen e kishte për një jetë më të mirë, prandaj në vitin 1996 u detyrua të emigronte drejt Britanisë së Madhe, në Londër. Prej aty, Indriti tërhoqi edhe vëllain e tij të vogë Dorjanin. Gjatë kësaj periudhe Indriti u integrua shumë mirë në këtë qytet. Ai u fut në kursin më të mirë të mësimit të gjuhës angleze dhe paralelisht bënte vetëm punë të ndershme. Po jetonte dhe po e shijonte jetën londineze, por Indriti vërtetë kishte edhe ëndrra të tjera shumë të bukura. Ai vërtet punonte mirë, por shkruante shum bukur poezi, përgatiste tekste këngësh, i binte kitarës si edhe këndonte me një zë shumë të ëmbël, veçanërisht kënget shqiptare. I pëlqente shumë kënga “bashkëmoshatarët”, por edhe këngë të tjera të shkruara dhe të koduara prej tij. E frymëzonin këngët shqiptare të kënduarauara nga patriotja e tij nga Kavaja Parashqevi Simaku. Aso kohe në Londër ishte krijuar shoqata atdhetare “Faik Konica”. Indrit Cara rastësisht takohet me Pleurat Sejdiun, kryetarin e Shoqatës së Kosovës (LPK) që ishte krijuar që në vitin 1982. Ai u bë miku dhe shoku më i mirë i Indritit deri në frymën e fundit. Kështu Indrit Cara përfshihet në këtë lëvizje patriotike dhe në veprimtaritë që ajo zhvillonte, si edhe bëri disa shkrime në gazetën “Zëri i Kosovës” ku kërkonte solidarizim me ushtrinë çlirimtare të Kosovës dhe u bënte thirrje shqipotarëve për t’u përfshirë në rradhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës deri në çlirimin e saj. Indrit Cara në fakt ishte bërë një “minierë” e vërtetë vlerash, punimesh, e shënimesh në gazeta. Ai lexime libra, vepra dhe dokumenta me të cilat ai punonte e studjonte, dhe hartonte projektet për vazhdimin e jetës së tij. Në një moment, Indrit Cara mori vendimin më të rëndësishëm, më të vështirë dhe më të guximshëm të jetës së tij. Atë nuk e joshën as dritat vezulluese të qytetit të Londrës, as rroga dhe vendi i mirë i punësa, mbasi Kosova po digjej flakë dhe po mbytej në gjak nga bisha serbe e Sllobodan Millosheviqit. Prandaj marrja e këtij vendimi do ishte për të, finalja e “dramës” më madhore, të jetës së tij.
Kështu në fillim të vitit 1999. Indrit Cara u kthye nga Londra në Shqipëri, e konkretisht në shtëpinë dhe Kavajën e tij mbas 7-vjetësh qëndrimi pa parë asnjërin nga të afërmit e tij. Ulet në tokën e tij që të ç’mallej me të. Ai pasi mori edhe bekimin e prindëve dhe të familjes së tij fisnike, u nis për të marrë pjesë në Luftën e madhe çirimtare të Kosovës (UÇK). Kështu që “Ushtar Kavaja”, Indrit Lulzi Cara, i përgatitur moralisht, fizikisht, dhe ushtarakisht, me përgjegjshmëri të lartë të patriotizmit e atdhetarizmit ai pasi përqafoi nënëloken, babain dhe gjithë farefisin e tij, e u nis për Kukës. Pas një përpjekje të parë të pasuksesshme për të hyrë në Kosovë nga Kukësi, ai ndalohet aty dhe kthehet në Tiranë. U desh ndërhyrja e ish-ambasadorit shqiptar të asaj kohe zotit Agim Fagu që nga Londra, të ndërmjetësonte me qëllim që Indrit Cara të kryente misionin e tij për të hyrë në Kosovë. E vërtetë ashtu ndodhi. Ndërkohë që ai ishte ndaluar në Kukës për të kaluar në frontin e luftës, së dyti ai u lejua që të kalonte përmes tokës së rrethit të Hasit. Mes për mes malit të Pashtrikut pjesë e teritorit të Republikës së Shqipërisë, Ushtar Kavaja arriti që të bashkohet me efektivin e Brigadës 125 të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës (UÇK) bashkë me tre shokët e tij nga Llapi i Kosovës. Për shkak të përgatitjes e të përvojës ushtarake dhe përkushtimit të tij për mbrojtjen e Kosovës ai u emërua komandant në këtë zonë ushtarake.

Më 31 mars 1999 gjatë një përleshje të gjatë e të ashpër në frontin e luftës me forcat pushtuese serbe në malin e Gallushës, ai i mbylli sytë përgjithmonë duke belbëzuar vetëm dy fjalë; “Kosova e Lirë”. “Ushtar Kavaja” Indrit Lulëzim Cara, ra heroikisht në fushën e betejës në një përpjekje për jetë a vdekje duke mbrojtur një pikë shumë strategjike në tokën e Kosovës. Nga një sulm i befasishëm të një numri të madh ushtarësh serbe, “Ushtar Kavaja” i mbylli sytë në dëborën e akullt e të skuqur nga gjaku i pastër i ushtarakut, idealistit shembullor shqiptar.

Me njëherë u njoftua Zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dilaver Goxhaj, i cili i vuri dorën mbi ballë dhe i mbylli sytë përjetësisht.

Kështu Indriti Cara u bë shembuli më i shkëlqyer i qëndresës, sakrificës dhe i patriotizmit për lirinë e kosovarëve dhe çlirimin e Kosovës martire nga pushtuesit serbo-mdhej.

Trupi i heroit tonë kombëtar Indrit Lulzim Cara u varros me nderimet më të larta nga civile dhe ushtarake të asaj kohe në fshatin Negroc të Suharekës. U çlirua Kosova ashtu siç e dëshironte Indrit Cara. Sa krenari na dhuruat ne, të gjithëve, sa krenari i dhuruat Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë. Ti nuk ke vdekur, sepse herojt nuk vdesin kurrë. Ti je i gjallë mes nesh, në mesin e të gjithëvë. Ti luftove si luan kundër bishës serbe deri në momentin e fundit të jetës 28-vjeçare. Prandaj, ti do jetosh dhe do kujtohesh përjetësisht në mëndjet dhe zemrat e gjithë bashkëkombasve të tuaj në Kosovë dhe në Shqipërië. Kosovarët kanë bërë edhe një premtim për heroizmin tënd dhe janë deklaruar që: “çdo fëmijë që do të lindë në Kosovë do të mbajë emrin tënd “Indrit” për të nderuar ty në këtë botë. Ti erdhe si një meteor ndriques midis nesh. Çfarë shembulli na le neve, por edhe brezave që do vijnë pas nesh. U le emrin tënd për të dëshmuar se ti ishe heroi i kohrave moderne që luftove për kauzën e lirisë, çlirimin e Kosovës dhe të bashkimit kombëtar. I përjetshëm kujtimi yt, o dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë, ti na tregove, se si jepet edhe jeta për lirinë, Atdheun e Kombin Shqiptar. Mirënjohje përjetsisht për ushtar Kavajën, Indrit Ccarën.

Babai i Indritit më 10 nëntor 1999 në kushtet e një dhimbjeje të thellë solli më helikopter eshtrat e djalit të tij Indritit, shoqëruar nga një grup i madh ushtarakësh të UÇK, shokë, miq, bashkëluftëtarë nga Kosova e Shqipëria.

Me këtë rast në Kavajën e Indritit u organizua një ceramoni madhështore për varrimin e “Ushtar Kavajës”, Indritit. Kavaja ishte veshur e tëra me të zeza. Kavajasit mbajtën ZI për djalin e tyre. Lokalet ishin mbyllur përveç kafeve që shpërndanin kafe. Trupi i Heroit u përcoll me nderime të mëdha për në banesën e fudit nga qindra qytetarë kavajas, durrësak, tiranas, Kosovar të vjetër e të rinj dhe shqiptar të ardhur nga gjithë trojet shqiptare dhe nga Europa për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit, shokut dhe mikut të tyre “Ushtar Kavajës” Indrit Carës.

Pas vdekjes, heroi ynë Indrit Lulëzim Cara është vlerësuar nga shumë përsonalitete të larta dhe subjekte shtetërore kosovare dhe shqiptare, por edhe nga individ e shoqata atdhetare e kulturore, prandaj po përmendim;

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Rexhep Mejdani i ka dhënë Indrit Lulzim Carës pas vdekjes “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me dekret nr. 2627, datë 16.05.2000, në Tiranë.

Ndërsa Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu me 31.03.2009 në Prishtinë i ka dhënë Indrit Carës (pas vdekjes) dekoratën “Dëshmor i Kombit” me motivacionin “Djalit nga Kavaja që u tregoi brezave se si luftohet dhe jepet jeta për Kombin Shqiptar”.

Ushtria çlirimtare e Kosovës dhe Shtabi i Përgjithshëm i saj, mbështetur në dekretin nr. 122, i cili përcakton statusin e dëshmorit të Kombit, miratuar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës me datën 06.12.1999 Shtabi i Përgjithshëm i UÇK: Shpall INDRIT CARËN DËSHMOR TË KOMBIT për “Veprën madhore dhe rënien heroike në altarin e lirisë”. Nënshkroi Gjeneral Leitnant Agim ÇEKU.

Medalja “Luftëtar i Lirisë – ADEM JASHARI” i jepet Indrit Lulzim Carës nga Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu në vitin 2009 me motivacionin “Për trimërinë dhe kontributin në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani me dekret nr. 8960, në Tiranë, më 13.02.2015 i ka dhënë Indrit Carës (pas vdekjes) Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Djalit nga Kavaja që u tregoi brezave se si luftohet dhe jepet jeta për Kombin Shqiptar”.

Por një vlerësim të veçantë ka bërë me 28 mars 2024, me rastin e 79-vjetorit të Shoqatës Ushtarake Skëndërbeu Kryetari i saj i nderuar Z. Adem Ajdini, i cili ka thënë: “Ushtar Kavaja” (Indrit Cara) është shembulli më i shkëlqyer i historisë dhe i lavdisë së shkollës ushtarake Skënderbej, kësaj fidanishtje të kuadrove me një kontribut të jashtëzakonshëm në shërbimin ushtarak të Republikës së Shqipërisë dhe gjithë Kombit shqiptar.
Kurse Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Vjollca Osmani i ka dhënë Indrit Carës URDHËR: “HERO I KOSOVËS” (pas vdekjes) “PËR TRIMËRI DHE SAKRIFICA PËR LIRINË E KOSOVËS”, Prishtinë, 17. 02.2025.

Ndërsa Z. A. Hasani nga Kukësi në emër të Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Malziu” me aktivitet në qytetin e Tiranës me gjithë stafin, i dorëzuan çertifikatë mirënjohjeje familjes së Heroit tonë kombëtar Indrit Lulzim Cara (pas vdekjes) për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb, duke sakrifikuar edhe jetën e tij.
Gjithashtu, shoqata jonë e “Malziut” i propozoi Shoqatës ushtarakëve Skëndërbegasve, që të përgatisë sa më parë të jetë e mundur, një libër monografik për jetën dhe veprën e Heroit të Kombit Indrit Carës.

Ne si shoqatë e Malziut premtuam dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë: Në shtëpinë muze të Kurpalëve legjandarë, në fshatin Letaj të rrethit të Hasit do vendosim një stendë për jetën dhe veprën e Heroit tonë kombëtar Indrit Cara mbasi ai për të shkuar në Kosovë ka kapërcyer malin e Pashtrikut shumë afër Kurpaleve dhe më pas ka rënë në krye të detyrës. Heroi ynë për mbrojtjes së një pikë strategjike gjatë një sulmi të befasishëm të ushtarëve pushtues serb ra në krye të detyrë.
Pushteti lokal i bashkisë së Kavajës me vendim të posaçëm një rruge në qytetin e Kavajës i ka vënë emrin: Rruga e dëshmorit Indrit Cara. Gjithashtu, po në qendrën e qytetit të lindjes së tij, në Kavajë, është ngritur një monument për të nderuar dhe përjetësuar jetën, veprën e figurën e Heroit kombëtar Indrit Cara.
Në mbyllje, kryetari i Shoqatës ushtarake Skëndërbeu Z. Adem, falenderoi përzemërsisht gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari, veçanërisht strukturat e Ministrisë Mbrojtjes së Shqipërisë, si edhe personelin e qendrës kulturore të kësaj ministrie që punuan me korektesë.

Një falenderim i veçantë nga zoti Adem shkon edhe për pjesëmarrjen e grupeve të xhirimit të televizioneve kanë pasqyruar me korektesë emisioine për jetën dhe veprë e Heroit Indrit Carës “Ushtar Kavajës”, si edhe gazetarë dhe moderatorë që kanë kontribuar për të ndriquar këtë figurë të madhe Mbarë – Kombëtare Shqiptarë. Kryetari i shoqatës ushtarake “Skënderbeu” Z. Adem Ajdini që tani, ka përgatitur projektin e shoqatës së tij për të përkujtuar me madhështi 55-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar Indrit Lulzim Carës. Ai do të ftojë subjekte dhe personalitete të larta shtetërore nga gjithë trojet shqiptare, familjar, shokë e miq të heroit tonë Indrit Carës dhe do ta kthejë këtë përvjetor në një shembull e model përkujtimore nga më të mirët e realizuar deri më sot për tu thënë të gjithëve se si përkujtohen dëshmorët dhe herojt e kombit shqiptar tek ne.




















