Jaupllari: Stërvitja me tanke në Korçë, Marshalli Zhukov befasohet nga ushtarakët shqiptarë

1334
Sigal

EKSKLUZIVE/Kolonel Shuaip Jaupllari rrëfen historinë e Armës së Tankeve, përplasjet më jugosllavët, rusët e kinezët

Zhukovi: “Arrita nga ushtar në Marshall, por ushtarakë që përdorin tanket si shqiptarët, s’kam parë”

Eshtë fundi i vitit 1957. Zhukovi, Ministër i Mbrojtjes dhe 5 herë ‘Hero i Bashkimit Sovjetik’, në vizitën e tij në Shqipëri, ndjek një stërvitje me pjesëmarrjen e reparteve tankiste në Voskopojë të Korçës. Megjithëse me një eksperiencë të rrallë në luftë e njohës i teknikës luftarake, ai befasohet nga përdorimi perfekt i tankeve nga ushtarakët shqiptar dhe i falënderon: “Nga ushtar deri në Marshall arrita, drejtova luftën, por në vende të tilla nuk kam parë të kalojnë tanket dhe pa ngjarje. U binda që ju i dashuroni seriozisht tanket dhe i përdorni me mjeshtri. Sa të vete në Bashkimin Sovjetik do të shtroj problemin të dërgojnë dhe 100 copë tanke dhe AVL”. Ndërkohë, krahas fuqizimit të strukturave të tjera ushtarake, ushtria shqiptare pajiset me mjete të blinduara bashkëkohore…

Më shumë lexoni në brendësi të “Telegraf” print