Si u mbytën në liqenin e Ohrit, konsulli grek i Korçës me zonjën e tij dhe 7 të tjerë

960
OHËR- Vonë në mbrëmje dikush solli në qytetin e Korçës lajmin se në liqenin e Ohrit ishin mbytur 9 veta. Nuk kaloi shumë dhe njerëzit nisën të mësonin se kush kishin qenë viktimat. Në fillim pati paqartësi dhe ngatërresa emrash, por dalëngadalë, (siç ndodh gjithnjë në raste të tilla), u mësua nga të gjithë se kush ishin të mbyturit. Mes tyre ishin edhe 4 gra. Që të gjithë kishin qenë të ftuar për një drekë në “Shën Naum” nga dr. Harisiadhis, konsulli serb në Korçë. Në mëngjes ishin nisur bashkë, por tashmë 4 gra dhe 5 burra nuk do të ktheheshin më përveçse të vdekur. Pesë zotërinjtë e mbytur ishin: Konsulli grek i Korçës, Jean Lazaru; prefekti i Ohrit, një nënkolonel serb dhe një marinar. Ishte mbytur gjithashtu edhe dr. Nikollaq Polena nga Korça. Tragjedia e ndodhur ishte edhe më e rëndë nga sa dukej. Tashmë nuk jetonin më as zonja e konsullit grek dhe as zonja e dr Polenës, Julia Fundo. Të njëjtin fat kishte patur edhe Margarita, zonja e Gaqo Turtullit dhe zonja e sekretarit të konsullatës serbe në Korçë. (Burrat e dy zonjave kishin mundur t’i shpëtonin vdekjes). Ata që kishin mbetur gjallë po ktheheshin të dërmuar. Nuk kishin mundur të bënin asgjë për miqtë e tyre, madje as për gratë, të cilat kishin humbur në thellësi të ujërave të liqenit përpara syve të tyre. U tha gjithashtu se ata që e kishin nxjerrë nga liqeni trupin e pajetë të zonjës së konsullit grek i kishin vjedhur edhe stolitë e shtrenjta që mbante. Ç’të kishte ndodhur vallë? Misteri ishte i madh
Nisja
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal