Sadedin Benari: Turqia nuk e donte regjimin komunist pasi ishte kundër fesë

777
Sigal

INTERVISTA/ Flet Sadedin Benari:  Si u njoha në Ankara me Adem Demaçin dhe Ibrahim Rugovën

 Jeta e tij është një aventurë. Arratisen familjarisht në Greqi, pastaj drejt e në Turqi. Vazhdon studimet për ekonomi dhe 6 vjet e 6 muaj ishte si asistent kontroll i studentëve në Vjenë, Gjermani dhe Zvicër.

 Diçka për origjinën tuaj?

Unë quhem Sadedin Benari, por me të shkuar si emigrantë në Turqi na e ndërruan mbiemrin, duke na e vendosur  Jayla. Gjyshi im ishte tregtar që punonte në gjithë Ballkanin. Tregtonte qe dhe qerre në Maqedoni, Greqi, Bullgari, Mal i Zi etj… Gjyshi im kishte ardhur nga Korça dhe ishte vendosur në Manastir, të cilën tashmë e kishte Jugosllavia. Pra ishim vendosur në Manastirin e famshëm, ku u zhvillua Kongresi i bujshëm i drejtshkrimit dhe për çudi ky qytet kaq i bukur, kaq historik ju hoq Shqipërisë me një të rënë të lapsit. Sot ky qytet i mrekullueshëm quhet Bitola, pasi maqedonasit duan që ta shuajnë historinë tonë. Pra të parët e mi u vendosën këtu që para vitit 1900. Edhe fundi i Luftës së Dytë Botërore na gjeti në Manastir pasi familja jonë ishte ndër më të pasurat dhe me një tregti të shtrirë në Ballkan.

 Kur dhe pse ikët nga Manastiri?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf