Brigada e Nëndetëseve – 40 vjet në mbrojtje të ujërave detare të Shqipërisë

916
Sigal

Udhëheqja e komandant Shezai Kasës. Trajnimi i nëndetëses së dytë dhe përballja me flotën sovjetike

Vijon nga numri i kaluar

Lundrimin e kryem me sukses, pa as më të voglin shqetësim, pa u diktuar nga anijet e Flotës së gjashtë amerikane, duke u pritur me ceremoni nga efektivi i brigadës së nëndetëseve shqiptare e sovjetike. Ky lundrim ne na shërbeu si një eksperiencë e çmuar për lundrimet e ardhshme të zbatimit të detyrave me nëndetëse. Mbasi përfunduam me sukses dhënien e detyrave kursore numër dy, ne përfunduam edhe detyrën numër tre, e cila kishte të bënte me taktikat që duhet të zotëronte efektivi nëndetëses, për t’ju shmangur goditjeve të armikut, për asgjësimin e tij, gjë që kërkonte, një zotërim të mirë të teknikës luftarake, dhe përdorimin e saj, me një efektivitet sa më të lartë. Me përfundimin e detyrës numër tre shkëlqyeshëm, dhamë po shkëlqyeshëm edhe detyrën e fundit atë numër katër, që ka të bëjë me qitjen me silurë, si i vetmi municion goditës ndaj armikut. Kjo detyrë ishte rezultantja e dhënies së të gjitha detyrave të tjera kursore, mbasi mos plotësimi i saj zhvlerësonte rezultatet e detyrave të tjera kursore. Këtu duhet të nënvizoj faktin mjaft domethënës, atë të zotërimit me mjaft përgjegjësi të teknikës luftarake, nga kuadrot dhe detarët, ku megjithë pengesat dhe pretendimet e sovjetikëve për mosdorëzimin e nëndetëseve në, ata e kishin të pamundur të argumentonin pretendimet e tyre, se kohë më parë kishin bërë vetë vlerësimet më maksimale, për këtë përvetësim, që i gëzoheshim bashkërisht rezultateve si sovjetikët, ashtu dhe ne, dhe kështu ishte realiteti. Rezultatet e arritura nga efektivi i nëndetëses së Dytë, për përvetësimin e teknikës luftarake të nëndetëses dhe drejtimin plot siguri të saj, të plotësimit të të gjithë detyrave kursore në bankinë dhe në det, e kanë bazën tek ndërgjegjësimi absolutë i gjithë efektivit, kuadro dhe detarë, të cilët dhanë maksimumin e mundësive në këtë drejtim. Por në radhë të parë kontributin më të madh në këtë drejtim e luajtën kuadrot dhe drejtuesit e grupeve dhe në mënyrë të veçantë komandanti i nëndetëses -Shezai Kasa .

Shezaiu ishte një kuadër i përgatitur në çdo drejtim, një organizator i shkëlqyer, njeri jo vetëm i dashur dhe i afërt me të gjithë, por dhe mjaft i përkushtuar në çdo drejtim, shquhej për një marrëdhënie mjaft të ngrohtë jo vetëm me kuadrot, por edhe më gjithë efektivin detar, ai kishte një komunikim të përhershëm si i barabartë me të gjithë. Ishin këto cilësi e virtyte që Shezai Kasa zotëronte në vetvete, që efektivi ishte i gatshëm të hidhej edhe në zjarr si i thotë një fjalë e urtë popullore për të zbatuar urdhrat e tij . Duke medituar tani, për atë kohë që kemi kaluar në nëndetëse, sidomos për efektivin e pare të brigadës së nëndetëses, për kryerjen e detyrave sipas kohës në vazhdimësi, na bëjnë përshtypje shumë gjëra, të cilat na ngjallin një ndjesi të veçantë në vetvete duke na bërë të përjetojmë nëpërmjet kujtesës, gjithë atë aktivitet e veprimtari që kemi kryer, në plotësimin e detyrave të ngarkuara, në Mbrojtjen e ujërave territorialë të vendit tonë. Karakteristikë kryesore e efektivit të nëndetëses së Dytë, qysh në fillim, ka qenë se mosha e kuadrove dhe detarëve ka qenë e njëjtë, pra bashkëmoshatarë midis njëri tjetrit, dhe kjo ndoshta ishte, një ndër faktorët e atij mirëkuptimi, përkushtimi dhe mobilizimi, që bënë të mundur, atë përvetësim perfekt të teknikës luftarake të nëndetëses, dhe plotësimin në kohë e më cilësi, të çdo detyre që na u ngarkua për zbatim.

Dëshiroj të nënvizoj faktin se, në nëndetësen e Dytë në vazhdimësi, në gjirin e efektivit të ekuipazhit, ka mbizotëruar, një unitet mendimi dhe veprimi i përhershëm, në zbatimin e detyrave që kemi zgjidhur, duke qenë gjithmonë të gatshëm e të përkushtuar në çdo drejtim . Është pikërisht, ky mirëkuptim i plotë, midis kuadrove dhe detarëve, për domosdoshmërinë e zbatimit të detyrave luftarake në nëndetëse, ajo që e mban atë në shkallën më të lartë, ndjenjën e përgjegjësisë të gjithsecilit, për kryerjen me sukses të detyrave luftarake në nëndetëse, ajo që nxiste ndjenjën e përkushtimit, për të zbatuar me devotshmëri, çdo detyrë sa do e vështirë që ishte .

Përballja me sovjetikët

– Do të kalojnë vite dhe koha do të bëjë të vetën por ajo kurrë nuk do të zbehë, atë vepër heroike, që ka bërë efektivi i brigadës së nëndetëseve, si me krijimin e saj, ashtu edhe me zbatimin me korrektësi të detyrave që ka kryer gjatë kohës, sidomos, në mënyrë të veçantë, atë të mbrojtjes së nëndetëseve, nga rrëmbimi i sovjetikëve, që për nga rëndësia historike, i kalon kufijtë kombëtare, pavarësisht, se për këtë nuk është dëshiruar, të flitet si nga brenda, ashtu dhe jashtë. Pra kjo periudhë kohore, për efektivin e brigadës së nëndetëseve, ka qenë një vepër heroike dhe e lavdishme. Në vitin 1961 u bë një përballje, ideopolitike dhe ushtarake, midis dy forcave tona të pa barabarta, midis nesh dhe Bashkimit Sovjetik, por që triumfi i këtij konflikti, i buzëqeshi vendit tonë . Por kur je i qartë dhe i sigurt për luftën që bën, i bindur për drejtësinë e problemit që mbron, s’ka pengesë që të arrish atë që do . Qysh nga viti 1957 e deri tani, kanë kaluar 62 vjet por me gjithë atë, ne që kemi shërbyer në nëndetëse, në armën më të vështirë e më modern të kohës, na i sjell të freskët, gjithë veprimtarinë e detyrave që kemi realizuar, gjithë mundin, djersën dhe sakrificat, që na janë dashur, për përmbushjen e detyrave luftarake, që përbën një kohë, që ja vlen jo vetëm të kujtohet, por edhe të vlerësohet dhe të ruajë edhe në të ardhmen për rëndësinë dhe vëmendjen ndaj saj. Kjo periudhë duhet të konsiderohet, jo vetëm si një moment historik, por edhe si objekt studimi dhe analizimi, në mënyrë që ajo eksperiencë e çmuar e atij brezi ushtarakësh, të shërbejë si një motiv i gjallë i patriotizmit dhe atdhetarizmit, për gjithë brezat e ardhshëm. Efektivi i nëndetëses së Dytë, me në krye komandantin e saj Shezai Kasa, ka plotësuar në vijimësi gjithë detyrat e saj luftarake, duke e vendosur nëndetësen e Dytë në radhët e anijes shembullore, qysh nga fillimi për disa vjet rresht. Merita kryesore e këtyre rezultateve, e ka bazën në kontributin e pa kursyer të të gjithë efektivit, e kryesisht të kuadrove, por mbi të gjitha të rolit të komandantit të nëndetëses Shezai Kasës, i cili me aftësinë e tij organizative, tekniko profesionale, e në veçanti në lidhjet e ngushta që ai kish krijuar me efektivin, të cilët nga ky afrimitet ishin të gatshëm, të hidheshin edhe në zjarr për të zbatuar detyrat që ai vinte për zbatim. Brigada e nëndetëseve pasuroi edhe më tej vazhdimësinë e flotës luftarake Detare, ajo i shtoi edhe më shumë lavdinë, mbasi nëndetëset ishin armatimi më modern për kohën dhe për gati 40 vjet ajo kreu me sukses detyrat e mbrojtjes ujore të detit Adriatik dhe Jon, duke i detyruar kundërshtarët time shumë lavdinë, mbasi nëndetëset ishin armatimi më modern për kohën dhe për gati 40 vjet ajo kreu me sukses detyrat e mbrojtjes ujore të detit Adriatik dhe Jon, duke i detyruar kundërshtarët ti qëndrojnë larg kufijve tanë, se vendi kishte zot. Nëndetëset i qëndruan Flotës luftarake detare, si një gjerdan i artë për sa kohë ato kryen detyrat, efektivi që shërbeu në to, plotësoi plot vetmonim e për kushtim, të gjitha detyrat që ju vunë për zbatim, prandaj sot ata e ndjejnë dhe duhet ta ndjejnë veten krenarë, për kontributin e tyre në këtë armë të rëndësishme dhe tepër të vështirë. Prandaj unë në përfundim të këtij shkrimi, kushtuar ish Komandantit të nëndetëses së Dytë Shezai Kasës, duke pasur besim se, shpreh edhe mendimin e asaj plejade të efektivit të parë të nëndetëses së Dytë, i uroj nga zemra jetë të gjatë, plot gjallëri e shëndet si për ehte ashtu dhe familjarisht.

Nderim dhe respekt për gjithë efektivin e brigadës së nëndetëseve që ka shërbyer në nëndetëse.

Nga Fahri Perona- ish-nënujësi i nëndetëses së dytë, komandanti shërbimit radioteknik – akustikë – radiolokacion