Orhan Frashëri: Balta mund t’i përlyejë diamantet, por nuk mund t’i kthejë dot në baltë

995
Nga Bashkim Koçi
Orhan Halil Frashëri, u lind më 22 qershor 1922, në Tiranë nga një familje e pinjollëve frashërllinj të Përmetit. I ati, Halili ka marrë pjesë në Revolucionin e Qershorit të vitit 1924 dhe ka qenë një antizogist i vendosur. E gjithë familja e Halilit u përfshi qysh në fillim në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare. Orhani e filloi rrugën luftarake në Çetën e Skraparit dhe më vonë në formacionet partizane, ku kreu shumë detyra të rëndësishme politike dhe luftarake. Formacioni partizan ku ai ngriti lart vlerat si luftëtar dhe kuadër me aftësi të spikatura drejtuese ishte Brigada e VII-të Sulmuese. Pas çlirimit Orhan Frashëri ka kryer detyra të rëndësishme politike dhe ushtarake në disa rrethe të vendit, detyra të cilat i ka kryer me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë. Për meritat e tij në luftë dhe në punë mban mbi 17 dekorata dhe medalje të ndryshme. Orhani shquhet për mbrojtjen e vlerave dhe idealeve të LANÇL. Ai, si rrallëkush qëndron për më shumë se 20 vjet në krye të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të Beratit. Prej vitesh është Anëtar i Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar. Orhan Frashëri është autor i dhjetëra shkrimeve, opinioneve, portreteve e intervistave në mbrojtje të LANÇ-it dhe njëherësh autor i disa librave me temë nga lufta. Tashmë janë të njohur librat e tij si: “Si bilbil, si shqiponjë” kushtuar Heroit të Popullit Ramiz Aranitasi; “Vite që flasin”; “Historiku i LANÇ të rrethit të Beratit”; “Udhëtim përmes plumbave” dhe “Shpiragu i trimërisë”. Orhan Frashëri mban titullin “Qytetar Nderi” i Beratit, Skraparit, Mallakastrës dhe komunës Frashër në Përmet.
-Ju jeni ndër të paktët veteranë, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, që po bëni përpjekje të lavdërueshme për të mbajtur gjallë ecurinë e saj. Cili është motivi që mbetët përjetësisht të rinj, të palëkundur për të mbrojtur lavdinë e LANÇ?

-Ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh ose dhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë një jete të tërë. Si e ndryshoi rrjedhën e jetës tuaj përfshirja në luftën për çlirimin e Atdheut?

-Lufta, përgjithësisht është e përkohshme, por tingëllima e saj mbetet përgjithmonë. Kanë kaluar mbi 70 vjet nga ajo luftë. Mendoni se gjëmën që ajo solli, shkatërrimet, humbjen e mijëra jetë njerëzish janë fakte rrëqethëse për të mos harruar historinë e saj?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal