Nesër do të lexoni/ Leonard Veizi: Mit’hat Frashëri, si i kërkoi Athinës të mos shpërngulte shqiptarët në Turqi

659
ARKIVA I / Detaje nga letërkëmbimi i ministrit të parë fuqiplotë shqiptar në Greqi 
Mit’hat Frashëri, si i kërkoi Athinës të mos shpërngulte shqiptarët në Turqi
Pritja që i bënë shqiptarët. Notat e protestës për termin “origjinë albanaise”. Takimi me mbretin Jorgo. 
Si iu parashtrua qeverisë greke lirimi i të burgosurve shqiptarë për propagandë 
Leonard Veizi
Ishte koha kur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi ende nuk kishin njohur notat e deklaratave zyrtare, të përshëndetjeve të ndërsjellta apo të protestave nëpërmjet zyrave konsullore. Në fakt shteti shqiptar kishte vetëm 11 vjet që kishte dalë nga strukturat e perandorisë otomane dhe marrëdhëniet me fqinjet ende nuk ishin konsoliduar, përderisa edhe kufijtë ishin trazuar herë pas here. Gjithsesi, në fillimvitin 1923, qeveria e atëhershme shqiptare vendosi të emëronte në kryeqytetin grek një ambasador.
“Shkëlqesia e Tij, Mit’hat Frashëri asht i dërguar i përkohshëm i Ngarkuar me Mision me që ishte Ambasador në Uashiongton, por lusim që të na e lënë për gjithmonë këtu me në na lidh ma fort ndjenja e ditës gazmore t’ardhjes Tij”. Kështu është shkruar në gazetën shqiptare “Politika”, më 15 mars të vitit 1923, sapo u publikua lajmi se Mit’hat Frashëri do të drejtonte legatën shqiptare në Athinë. Gjithashtu, edhe të rinjtë e Vunoit, nëpërmjet një letre, shprehën entuziazmin e brezit të ri për emërimin e Mit’hat Frashërit si ambasador të shtetit shqiptar në Greqi.
Shqiptarët pajisen me certifikata kombëtare
Çështja e parë me të cilën u përball kryediplomati shqiptar i Athinës, Mit’hat Frashëri, ishte ajo e pajisjes së shqiptarëve që jetonin në shtetin fqinj me certifikata kombëtare, gjë që pa dyshim deri në ato momente ishte penguar rregullisht nga qarqet greke. Në telegramet e këmbyera të asaj kohe, ministri i Jashtëm shqiptar Pandeli Vangjeli i kërkon Mit’hat Frashërit, që ai të jetë aktiv në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. “Sikundër se e dini, në Greqi ndodhen shumë shqiptarë orgjinarë nga viset e Shqipërisë së 1913-s. Shumic’e këtyreve kanë lënë vendet e tyre nga shkaku i ngjarjeve të 1914-s, por këta janë nënshtetas shqiptarë. Pra është e domosdoshme që këtyre t’u jepet Certifikate de Nacionalitet, që kësisoj të drejtat e tyre të mos merren ndër këmbë. Kështu dhe Turqia ju njojti pa as një kundërshtim nënshtetësinë shqiptare gjithë shqiptarëve që banojnë në Turqi dhe janë nga viset e Shqipërisë të 1913-ës”. Në një…. 
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”….
Sigal