Namik Hysi: Teoria e Ramizë Alisë me tufëzimin e bagëtive

Gazeta telegraf

Ju thoni se pas prisjjes me Kinën filluan sërish tollonat në ushqime?

NOA

Po! Filloi furnizimi i popullit me tollona si në vitin 1945 që dolën nga lufta. Fshatarësisë kooperativiste iu tufëzuan lopët. Ishte e vetmja që ushqenin fëmijët me dhallë. Si do ta furnizonte shteti me qumësht popullin kooperativist?! Teoria e agjentit Ramiz Alia në krye të PPSH, ku deklaroi që, fshatari të rrisë dy keca, njërin ta mbante për vete dhe tjetrin për shtetin ishte skandaloze. Që kur erdhi në krye të partisë e të shtetit Alia, ekonomia u shkatërrua nga themelet dhe populli u varfërua tmerrësisht. Sigurimi i shtetit me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik e Republikën Popullore të Kinës filloi një survejim i paimagjinuar. Survejoheshin ditë e natë kuadrot, që kishin mbaruar akademinë ushtarake në Bashkimin Sovjetik dhe civilë, që kishin studiuar nëpër universitetet e BS dhe ish-demokracive popullore. Shumë ushtarakë ishin martuar me vajza sovjetike dhe krijuan jetën e tyre familjare, por u goditën familjarisht nga organet e sigurimit. Shumë gra sovjetike u akuzuan nga merimangat e sigurimit me shpifje, intriga, sajime se ishin vënë në shërbim të zbulimit të Bashkimit Sovjetik. U arrestuan shumë gra të martuara me oficerë shqiptarë, që kishin studiuar në Bashkimin Sovjetik. Shumë u dëbuan së bashku me fëmijët nga Shqipëria. Me këto veprime e dënime me internime, burgime, filloi një urrejtje e popullit ndaj partisë, qeverisë. Dënimet jepeshin pa u ballafaquar me spiunin, që akuzonte të pafajshmin dhe gjykata i dënonte me akuzat që përgatiste Sigurimi i shtetit që drejtohej nga KQ PPSH me në krye Ramiz Alian dhe Nexhmije Hoxhën.

Kur dhe si filloi goditja në forcat e armatosura  ?

Me vendosjen e pushtetit popullor, populli ju përvesh punës për ndërtimin e Shqipërisë së djegur e shkatërruar nga okupatorët italo-gjermanë e tradhtarët e vendit. Ushtria popullore stërvitej e modernizohej, përgatitej dhe udhëhiqej nga gjeneralë, që kishin mbaruar në akademitë jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, me në krye Stalinin. Kishin mbaruar akademinë shumë kuadro kryesorë, siç ishin Abaz Fejzo, Muhamet Prodani, Xhafer Peçi,Vaskë Gjino, Petrit Dume, Vehbi Hoxha, Arif Hasko, Rrahman Perllaku. Kuadro të talentuar që drejtuan dhe në Luftën Nacional Çlirimtare. Ushtria Popullore kishte kuadro, që u dalluan në luftë, që udhëhoqën brigada, divizione, si Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Muhamet Prodani, Petrit Dume, Vehbi Hoxha, Qazim Kondi, Jaho Gjoliku, Shefqet Peçi, Tahir Kadareja. Ja si i drejtohet Mehmet Shehut (Enver Hoxha) birit të popullit të Mallakastrës që i dha çlirimit të Atdheut 400 dëshmorë në Luftën Nacionalçlirimtar: I dashur Mehmet! Ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të partisë, në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm e i pa përtuar, parimor për mbrojtjen e popullit e të Atdheut socialist. Partia na lindi e na kaliti si revolucionar, luftëtar të pa përkulur. Mbetesh shërbëtor i popullit për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe ushtar besnik i tyre. Partia e populli do të jenë mirënjohës. Unë shoku yt i afërt i halleve e i fitoreve të përqafoj, Enver! Më në fund, këtë trim, “Heroin e Popullit”, komandantin e Brigadës Parë, heroin që u bë tmerr për gjermanët e tradhtarët e vendit, luftëtarin e Spanjës më në fund agjentura në kokën e parties me në krye Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën e etiketuan agjent e poliagjent. Në fakt agjentë e poliagjentë në KQ të PPSH ishin Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha. Ky bir i popullit të Shqipërisë, Mehmet Shehu, të gjitha energjitë mendore fizike i shkriu për popullin në luftë e pas çlirimit për ndërtimin e vendit. Por erdhi një kohë që, patriotëve, veteranëve, invalidëve të luftës e të punës ju sulën padrejtësisht me shpifje, intriga, sajime, arrestime, burgime, internime, pushkatime që u zbatuan vite me radhë. U zhdukën me pushkatime e burgje të rënda figurat më të ndritura të rezistencës shqiptare të luftës për liri e përparim të popullit. U pushkatua Beqir Balluku komandant i të gjitha njësive guerile, guximtar i talentuar që zhvilloi aksione kundra objekteve të rëndësishme, depo municionesh dhe armatimesh, centrale elektrike dhe spiunëve apo tradhtarë. Gjatë Luftës udhëhoqi e komandoi Brigada e pas çlirimit të atdheut emërohet Kryetari i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Kombëtare, anëtar i Byrosë Politike, ministër i Mbrojtjes Popullore. Plot 20 vjet si ministër drejtoi dhe udhëhoqi ushtrinë në dhjetëra stërvitje, e programe organizative, priti shumë delegacione ushtarake e qeveritare si ministër e zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe i dha formë ushtrisë sonë. Por Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha zhvilluan një goditje tmerri ndaj çdo personaliteti ku dridhej foshnja në barkun e nënës. U sajua gjoja një puç ushtarak dhe u asgjësuan elita e ushtarakëve, Beqir Balluku, P. Dume, H. Çako ku të cilët i pushkatuan. Kjo katastrofë u pasua me asgjësimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, F. Shehut, Ll. Ziçishtit, T. Sejko, Ll. Peçinit. Shumë kuadro e specialistë të talentuar që u cilësuan përkrahës të Beqir Ballukut e besnikë të Mehmet Shehut, K. Hazbiut, kaluan në satër. Ndodhi një masakër e tmerrshme dhe e përgjakshme në trupin e Forcave të Armatosura. Në KQ të PPSH thurnin plane djallëzore, vdekjeprurëse, kriminale dhe të rrezikshme duke goditur udhëheqjen e ushtrisë e sidomos Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RP të Shqipërisë. U burgosën me burgje të rënda A. Hasko, A. Fejzo,V.Gjino, M. Prodani, H. Ramohito, A. Sheti, Gj. Titani, N. Muho,D. Radeshi, H. Laze, D. Shehu, E. Ohri, R. Haxhia, K. Mborja, H. Xhelo, B. Kozeli, S. Hoxha, P. Mamunai, Xh. Shani, D. Xhabolli, T. Voshtina, E. Hodo, P. Çela, A. Bana, K. Zengali, N. Demiri, Sh.Reçi, e shumë të tjerë kuadro kryesorë në ushtri. Të gjithë këto kuadro u pushkatuan ose u burgosën me burgje të rënda kur ishin në kohën e shkëlqimit të energjive e të aftësive të tyre. I burgosin në Burrel e në Spaç. Këto kuadro të burgosur ishin me moral të lartë kristal, të ndershëm e prindër të shkëlqyer ku kishin vetëm virtyte dhe rrezatonin madhështi atdhetare. Ishin antifashistë të flaktë. Pra u dënuan ajka e ushtrisë dhe inteligjencës shqiptare, ata heronj e trima që çdo pëllëmbë të tokës të Shqipërisë e çliruan me luftë, djersë, gjak dhe mbas disa vitesh në pushtet me plagë lufte, me trup të gjymtuar e torturuar. U torturuan mizorisht.

U akuzuan me akuza qesharake me dëshmi të sajuara e dëshmitarë të rremë, spiunë të rekrutuar me akuza të sajuara, qesharake e në emër të popullit e të atdheut. U pushkatuan padrejtësisht A. Këllezi, B. Balluku, K. Theodhosi, P. Dume, Ll. Ziçishti, H. Çako, T. Sejko, F. Shehu, Ll. Peçini, K. Hazbiu. Kush i mësoi e i urdhëroi agjentët në KQ të PPSH R. Alinë, H. Isai, N. Hoxhën që përdorën një çmenduri të llahtarshme ndaj tyre?.

Lind pyetja, a e meritonim neve të quheshim vend socialist i PPSH e pushtet popullor kur burgjet tona ishin mbushur plot e për plot me komunistë të orëve të para, patriotë e atdhetar që nga trupi i tyre ende nuk kishin nxjerrë copërat e predhave e të plumbave të marra në luftë?!

Vendi ishte mbushur me burgje dhe nëpër to vuan dënimet luftëtarët, patriotët sikur të ishin burgjet e Kilit dhe të Indonezisë apo fashizmit. Shumë intelektualë dhe patriotë si A.Ylli, A. Dollia, A. Moisiu, Bajo Topalli, D. Hysaj, Zenet Meta, Xh. Zeneli, Xh. Shehu, Mendu Backa, N. Sallabonda, L. Haxhi, M. Sadushi, H. Goxhi, L. Dedi, Q. Kondi, Rr. Kumbaro, V. Hoxha, V. Llakaj, M. Ramohito, V. Alikaj, Xh. Peçi, M. Elezi, M. Kokomani, E.Gjinushi, M.Spaho, S.Kozeli, H.Starja, B.Hysi, Xh.Çela morën dënime të ndryshme. U burgosën me burgje të rënda 80 kuadro kryesorë të forcave të armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë. Mijëra

djem e vajza u përjashtuan nga universitete me qindra gra u ndanë nga burrat për çështje biografike. Kontributi që ka dhënë Mehmet Shehu si në luftë edhe në ndërtimin e Shqipërisë pas luftës, është i paçmueshëm. “Unë gjykoj- thotë Enver Hoxha – ta mësoni dhe nga goja ime, si një shok i thjeshtë se Mehmet Shehu ka cilësi të larta, ishte ai i cili përgatiti tezat e Këshillit të Mbrojtjes. Për “Heroin e Popullit”, Mehmet Shehu me vlerësim të thellë ka folur partia, populli. Për Brigadën e parë sulmuese heroinë partizane që u bë tmerr për okupatorët e tradhtarët e vendit janë thurur sa e sa vargje. Shpirti luftarak e i sakrificës së madhe për çlirimin e Atdheut e populli ka shkëlqyer mbi M. Shehun si ylberi me ngjyra. Ishte burrë shteti I papërkulur, me zemër të madhe bujare, e me dëshirë e aspirate të flakta. Kërkesat dhe besimi i këtij udhëheqësi për realizimin e detyrave ishin garanci për zhvillimin e atdheut. Për këtë heroi trim, besnik, atdhetar është shkruar e kënduar nga populli pasi ai ishte sinonim i trimërisë, besës, besnikërisë, qëndresës : Mehmet Shehu trimi i rrallë, Komandant i Brigadës së Parë, Jetën e kaloi në luftë, Në mes gjerdan, e në krah pushkë.

ARRESTIMI DHE PUSHKATIMI I UDHËHEQJES

SË USHTRISË

U ngritën akuza të rënda, intriga, shpifje, kundër udhëheqësit të forcave të armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë B. Ballukut, H. Çakos, P. Dumes të cilët “kishin bërë sabotime në ushtri duke futur në programet e stërvitjes materiale të socialimperialistëve sovjetikë”. Një tjetër akuzë ndaj tyre ishte se ata gjoja, ishin kundra tezave të Këshillit Mbrojtjes dhe këto “sabotime’ ishin zbuluar gjoja nga KQ i PPSH. Për këtë shkak u organizua një mbledhje nga KQ i PPSH ku merrnin pjesë kuadro kryesorë të ushtrisë. Aktivi u zhvillua në plazhin e Golemit, Durrës ku jepnin llogari për “tradhti”, B. Balluku, P. Dume, H. Çako para komandantëve komisarëve të njësive, korpuseve, grupimeve të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë. Zhvillimi i mbledhjes drejtohej nga dy anëtarë të KQ të PPSH, H. Kapo dhe M. Shehu. Mbledhjen e deklaroi të hapur M. Shehu dhe fjalën ja dha sekretarit të KQ dhe anëtar i Byrosë politike H. Kapo.

Në fjalën e hapjes, H. Kapo deklaroi rëndësinë e zhvillimit të Aktivit para kuadrove kryesorë të ushtrisë duke paraqitur “akuzat” ndaj “grupit puçist” të kryesuar nga B. Balluku, P. Dume, H. Çako, ku këta dhanë llogari për “gabimet” e bëra në vijën e PPSH. Kishin dëmtuar përgatitjen politiko-luftarake e gatishmërinë e ushtrisë, mbrojtjen e vendit. Shumë kuadro diskutuan në këtë mbledhje për veprimtarinë armiqësore të “grupit puçist” duke i kritikuar për gabimet e vërtetuara nga KQ i PPSH si në vijën e partisë dhe në ato ushtarake. Materiali ishte përgatitur në KQ të PPSH, me titull “të fshijmë me fshesë të hekurt veprimtarinë armiqësore të B. Ballukut”. Për këtë problem u organizuan mbledhjet në organizata të partive, të komiteteve të partive, njësive, korpuseve e grupimeve, plenume nëpër rrethe dhe plenumi i KQ të PPSH. Plenumi i KQ i partisë kritikoi rëndë duke i akuzuar për tradhti ndaj partisë e popullit, atdheut dhe i përjashtoi nga të gjitha postet parti-pushtet-ushtri dhe u ndoqën penalisht dhe u dënuam me pushkatim. Mbas kësaj kasaphane të çmendur Mehmet Shehut u emërua Ministër i Mbrojtjes duke qenë dhe Kryetar i Këshillit të ministrave.

Njëkohësisht filloi pastrimi në ushtri ndaj “përkrahësve” të Ballukut, Dumes, Çakos, ku u përjashtuan nga forcat e armatosura kuadrot kryesorë A.Fejzo, Rr. Perllaku, M. Prodani, V. Gjino, T. Naço, A. Hasko, A. Jakova, M. Kokomani, S. Kozeli, H. Ramohito, S. Shalësi, S. Bekteshi, V. Hoxha, D. Poçi, S. Filto, Q. Kapisyzi, B. Dervishi, Th. Xhixho, H. Gjinushi, H. Xhelo, A. Sheti, E. Dheri, L. Haxhi, D. Razhdi, H. Xhuka, Xh. Zeneli, S. Domi, V. Alikaj, S. Ballabani, V. Llakaj, N. Sallabanda.

I gjithë kuadri në ushtri që i shpëtoi pastrimit nga ushtria ishte tmerruar frika e sigurimit të shtetit që drejtohej direkt nga KQ i PPSH me në krye Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën dhe Hekuran Isai. Ishte siguruar një survejim i fortë dhe një incizim i përsosur dhe tepër i saktë ndaj kuadrove në punë dhe nëpër zyra ku punonin. Të gjithë sigurimasit të ngarkuar me detyra survejimi ishin udhëzuar nga MPB në KQ të PPSH. Porosia ishte të përgjoheshin të gjithë kuadrot e luftës dhe ata që ishin ngritur në përgjegjësi për gjithë aktivitetit e tyre natë e ditë, si në punë e në stërvitje.