Milena HARITO/ Paradhoma e pushtetit dhe pushteti i presidentëve e kryeministrave shqiptar pas vitit 1990

437

Rrëfim i Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Ylli Bufit, Vilson Ahmetit, Aleksandër Meksit, Bashkim Finos, Rexhep Mejdanit dhe Alfred Moisiut

(Vijon nga numri i kaluar)

 Angazhimi i vërtetë në politikë.Ç’i shtyu drejt karrierës politike, a hezituan,kush i mbështeti?Si vepruan, ç’u desh të bënin?Disa pothuajse rastësisht, të tjerë pas një rruge të gjatë, arrijnë në majën e pushtetit.Në periudhën shpërthyese të tranzicionit, rastet nuk munguan për shumëkënd.

 Pas rënies së diktaturës, në shkurt 1991, është Ramiz Alia President i vendit, ai që emëron Kryeministër Fatos Nanon dhe më pas Ylli Bufin.

 Ramiz Alia:Qeveria e Nanos u zgjodh menjëherë pasi u bënë zgjedhjet parlamentare të vitit 1991. Nga Kuvendi i parë pluralist u zgjodha unë si President i Republikës dhe me propozimin tim, qeveria e parë në pluralizëm me Kryeministër Fatos Nanon. Unë e propozova Fatos Nanon, sepse për mua ishte njeri i aftë, ishte ekonomist i zoti, kishte kulturë etj.. Nga krahu i majtë, për mendimin tim ishte njeriu më i përshtatshëm. Në atë kohë kështu mendoja. Këtë mendim kisha edhe për Shkëlqim Canin që u zgjodh zëvendëskryeministër, pastaj Guvernator i Bankës Kombëtare, meqenëse ishte i specializuar kryesisht në atë fushë.Kështu qeveria e parë u krijua krejtësisht socialiste, nga krahu i majtë, me njerëz të rinj, profesionistë. Por kjo qeveri nuk pati jetë të gjatë, që nga mars-prilli deri në qershor. Pastaj, në kushtet që u krijuan, kryeministri u detyrua të japë dorëheqjen dhe në vend të tij u caktua Ylli Bufi që të krijonte qeverinë e re. Në kohën që u caktua Ylli Bufi si kryeministër, unë mblodha përfaqësuesit e të gjitha partive për të diskutuar lidhur me përbërjen e qeverisë, e cila ishte menduar të ishte një qeveri me bazë të gjerë, pra me përfaqësues të të gjitha forcave politike, si të majta, ashtu edhe të djathta.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf