Më 14 prill mbushen 103 vjet nga mbytja e anijes më të famshme të viteve 1900, ‘Titanikut”

798
Tragjedia
Kapiteni i Titanikut, E. Xh. Smithi, i njihte rreziqet e akullit në Atlantikun Verior. Ai e kishte bërë shpesh atë rrugë me Olimpikun. Anijet e tjera i dërguan Titanikut disa paralajmërime për ajsbergë, por disa i shpërfillën dhe disa ndoshta nuk arritën t’i merrnin. Papritur, vrojtuesit e Titanikut lajmëruan se kishin një ajsberg përpara, por ishte tepër vonë. Oficeri në detyrë arriti të shmangte përplasjen ballë për ballë me ajsbergun, por nuk e shmangu dot cepin e tij që u fërkua anash saj. Kjo e dëmtoi anijen dhe uji vërshoi në disa ndarje të pjesës së përparme. Kapiteni Smith shpejt kuptoi se anija s’kishte shpëtim. Dërgoi mesazhe SOS e dha urdhër që të uleshin varkat e shpëtimit. Titaniku kishte 16 varka shpëtimi dhe katër varka portative. Ato kishin kapacitet të mbanin rreth 1.170 njerëz. Por kishte 2.200 pasagjerë dhe punonjës ekuipazhi në anije. Sikur të mos mjaftonte, shumë varka u shkëputën nga anija pa u mbushur mirë. Dhe shumë prej tyre nuk u përpoqën të kërkonin të mbijetuarit që ishin hedhur në det. Në fund, vetëm 705 veta shpëtuan.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal