Fuat Memeli: Ju tregoj 15 ministrat e Buqësisë, profesionistët dhe militantët

846
Sigal

Intervista/ Flet gazetari i bujqësisë dhe kineasti, Fuat Memeli: Filmi dokumentar ”Shtegtarët” më i vështiri në jetën time

Në këtë pjesë të dytë të bisedës gazetari Memeli tregon se: “Gjatë viteve të punës sime, kam ndërruar 15 ministra bujqësie. T’i numërosh, lodhesh. E fillova me Pirro Dodbibën dhe e mbylla me Genc Rulin. E kam vështirë të veçoj emra, por po përmend disa për cilësi të veçanta që kishin. Pirro Dodbiba, ishte njeri me horizont të gjerë dhe njohës i mirë i politikave bujqësore; Themije Thomaj, shquhej për operativitet dhe nuk i shiste specialistët e bujqësisë. Kam dëgjuar mjaft raste që ajo i ka  mbrojtur në strukturat e sipërme; Ahmet Osja- specialist bujqësie me njohuri të gjithanshme, njeri që e ka dashur dhe i do bujqësinë e fshatarët, si rrallëkush; Petrit Kalakulla etj..

Diçka për filmat që kini realizuar në këtë institucion?

Ministria e Bujqësisë, ishte ndër të paktat institucione që kishte grup filmi. Ideatore e ngritjes së tij, qe gazetarja Ballkiz Halili. Para meje kishte punuar në këtë sektor, gazetarja Amali Dhamo, e cila kaloi në TVSH.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf