Para dhe Pushtet. Vijon publikimi i pasurive të deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

1013
Vijon publikimi i pasurive të deklaruara nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në “Gazetën Telegraf”. Ndërkohe ky publikim vjen në vijim të numrit të kaluar të gazetës ku u publikuan pasurit e deklaruara të 7 prej anëtarëve të KLD-ës. Ndërsa vetëm pak ditë më parë Gazeta Telegraf në bashkëpunim me portalin Spending Data Albania ka bërë publike pasuritë e disa politikanëve, drejtuesve të lartë të shtetit dhe qeverisë, ministrave dhe pushtetarëve lokalë. Në vijimësi të publikimeve tona në bashkëpunim me portalin Spending Data Albania, sot po publikojmë të dhëna të deklaratave të pasurive vjetore, për 6 prej Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Deklaratat përmbajnë informacion për të ardhura, shpenzime dhe shtesa apo pakësim të pasurisë në dy vite 2012 dhe 2013. Ky informacion është marrë nga vetëdeklarimet e anëtarëve të KLD-së.
1- Astrit HAXHIALUSHI, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 619 586 lekë.
2. Honorare nga mbledhjet e zhvilluara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë 117 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Babai zoti Asim Haxhialushi pension në vlerën 188 412 lekë.
2. Nëna zonja Rahmije Haxhialushi pension në vlerën 164 412 lekë.
3. Bashkëshortja zonja Rozana Haxhialushi paga si Inspektore pranë Drejtorisë së Inspektimit Financiar Publik në Ministrinë e Financave në vlerën 579 200 lekë.
2- Dritan CAKA, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga dhe shpërblime neto si Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë 1 016 739 lekë.
2. Shpërblime nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 135 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Bashkëshortja paga dhe shpërblime neto si Inspektore në Ministrinë e Drejtësisë në vlerën 430 669 lekë.
2. Bashkëshortja të ardhura neto nga ushtrimi i aktivitetit të noteres në vlerën 781 279 lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
Detyrime të paguara në vlerën -707 500 lekë për një kredi për konstruksion apartamenti marrë në Prill 2005 me principal 2 500 000 lekë, afat shlyerje 20 vjet dhe interesat të ndryshueshëm.
3- Dritan HALLUNAJ, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga dhe shpërblime neto si Gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në vlerën 1 234 412 lekë.
2. Pagesa neto si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 135 000 lekë.
3. Pagesa bruto si anëtar i Komisionit Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në vlerën 315 000 lekë.
4. Detyrime të papaguara në vlerën 3 785 364 lekë për një kredi marrë më 17.12.2005 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 300 muaj.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Bashkëshortja zonja Enkelejda Hallunaj paga neto si mjeke stomatologe pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal në vlerën 502 997 lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
Detyrime të paguara në vlerën -284 527 lekë për një kredi marrë më 17.12.2005 në bankë të nivelit të dytë me principal 5 000 000 lekë, interes 3% dhe afat maturimi 300 muaj.
4- Flamur KAPLLANI, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga bruto si Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 1 283 792 lekë.
2. Shpërblime nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë 135 000 lekë.
3. Detyrime të papaguara në vlerën 11 272 euro për një kredi për blerje banese.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Bashkëshortja zonja Ermira Kapllani të ardhura si notere pranë Dhomës së Noterisë Tiranë në vlerën 1 507 293lekë.
Shpenzime te deklarushme 2013
Detyrime të paguara në vlerën -1 400 euro për një kredi për blerje banese.
5- Hysen SALIKO, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Gjyqtar I Gjykatës së Apelit Vlorë 1 270 591 lekë.
2. Shpërblime nga pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 126 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Nëna zonja Myrvete Saliko pension pleqërie në vlerën 104 460 lekë.
2. Nëna zonja Myrvete Saliko të ardhura nga toka bujqësore, pemëtaria dhe bletaria në Kolonjë në vlerën 1 100000 lekë.
3. Djali zoti Ibrahim Saliko paga si Specialist pranë Ministrisë së Drejtësisë në vlerën 638 604 lekë.
4. Bashkëshortja zonja Lavdie Skënderi paga si e punësuar në sektorin privat në vlerën 264 000 lekë.
6- Ilir MUSTAFAJ, Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë – Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Paga si Gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë 841 057 lekë.
2. Të ardhura nga mësimdhënia pranë universitetit “Justiniani I” në vlerën 372 180 lekë.
3. Të ardhura nga mësimdhënia pranë universitetit “Kristal” në vlerën 350 000 lekë.
4. Të ardhura nga mësimdhënia pranë Fakultetit Ekonomik në vlerën 456 588 lekë.
5. Të ardhura nga mësimdhënia pranë universitetit “Motrat Qirjazi” në vlerën 186 975 lekë.
6. Shpërblim nga pjesëmarrja në Mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerën 135 000 lekë.
7. Të ardhura nga interesa bankare në vlerën 88 584 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1. Bashkëshortja zonja Luiza Mustafaj paga neto si Drejtoreshë e gjimnazit “Partizani” në vlerën 675 583 lekë
Sigal