Lindita Prengzaj: Jozefina Topalli në çdo bisedë ka tre pika loti dhe “dy poezi”

1151
Sigal

INTERVISTA/ Flet ish e burgosura politike Lindita Prengzaj

Jeta e saj është tejet tragjike. Babai i saj ushtarak, vdes në moshën 35 -vjeçare duke e lënë Linditën në moshën 5-vjeçare vetëm me të ëmën dhe gjyshen. Nëna e saj është me origjinë nga familja e madhe gjirokastrite e Kokonajve. Familje patriotike dhe intelektuale. Nëna e saj punonte në pastiçeri, ndërsa Lindita dhe pse mbaroi me notat shkëlqyer, 9.3 shkollën e mesme, mbasi ishte pa përkrahje nuk i dhanë bursë. U detyrua të futet punëtore në Ndërmarrjen Ushqimore në Shkodër, ku kreu një kurs një vjeçar si shofere elektrokarroje. Me të bënte lëvizjet e mallrave nga një sektor në sektor të tjerë të ndërmarrjes. Por fati nuk i buzëqesh kurrë jetimit. Pas disa vjetësh, pikërisht në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur të  jetës, Sekretarja e partisë i thotë të dorëzojë elektrokarron, pasi do ta marrë dikush tjetër. Lindita nuk e duroi padrejtësinë, nuk e duroi përbuzjen dhe nuk pranoi. Përpara i vunë mësimet e partisë dhe të shokut Enver. Dhe ajo thotë me guxim n.q.s këto mësime janë që mua të më heqin bukën e gojës, nuk janë mësime të mira. E dënojnë plot 12 vjet burg, por me amnistinë e nëntorit 1989, lirohet duke bërë vetëm 7 vjet e 11 muaj burg në Kosovë të Lushnjës. Por edhe pas daljes nga burgu, atë e kontrollonin çdo natë në shtëpi dhe nuk e linin të dilte jashtë Shkodrës. Me ardhjen e demokracisë, ajo e mirëpriti dhe ishte një ndër demokratet e para.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf