Koalicioni antifashist dhe fitorja e popujve mbi fashizmin

910
Sigal

 Përveç BS humbjet e rënda ishin dhe në Kinë

Vlerësimet e humbjeve kineze llogariten rreth 10.000.000 ushtarakë e civilë. Gjenden edhe disa shifra të tjera për të vdekurit, gjetkë në Azi, por është e njohur që 1.500.000 vdiqën në Bengal nga uria në verën e vitit 1943. Më tepër mund të bëhej për të lehtësuar këtë disfatë, në qoftë se transporti detar dhe hekurudhor do të lihej i lirë nga kërkesat e luftës. Në Europën Qendrore dhe Lindore, më tepër se 5.500.000 hebrenj të vrarë nga nazistët dhe shumë civilë jo hebrenj u vranë gjithashtu nga nazistët. Rekordi karakteristik i partizanëve Jugosllavë nuk u arrit pa një çmim. Ndoshta 1.000.000 civilë jugosllavë vdiqën në duart e gjermanëve dhe në luftë për mbrojtjen e vendit të tyre. Mbi 4.000.000 nga vendet e tjera të Evropës Lindore vdiqën, ndërsa Forcat e Armatosura të Jugosllavisë, Hungarisë, Polonisë e Rumanisë humbën së bashku 300.000-400.000. Bullgaria pati humbjet më të pakta 20.000 vetë. në Evropën Perëndimore, Franca humbi 500.000 vetë, gjysma e të cilëve civilë. Holanda humbi 200.000 civilë.

Prof. Dr. Pajtim Ribaj

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf