Nesër lexoni/ Rrëfimi i kolonel Myslim Pashës: Argumentet e mia për të kthyer paktin detar me Greqinë

866
Një pëllëmbë më pak apo një milje më shumë. Ngjan me një lojë fjalësh, por duket se çështja është më e thellë se çka shquhet në sipërfaqe. Ujërat dhe toka janë po aty, ndryshojnë veç koordinatat. Ato që janë dhe ato që kërkojnë të jenë…
Nga Athina zyrtare, vetëm pak ditë erdhi një thirrje tjetër për Shqipërinë; të shihen mundësitë e ratifikimit të marrëveshjes së përcaktimit të kufirit detar midis dy vendeve. Ndërsa oponenti kryesor i marrëveshjes të përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, kolonel Myslim Pasha, që mban dhe titullin civil të Doktorit të Shkencave, në një intervistë ekskluzive për “Telegraf”, argumenton pse sipas tij, është i pamundur ratifikimi i paktit detar të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese
Si i përfytyroni bisedimet e ardhme pёr Paktin Detar midis Shqipёrisё dhe Greqisё tё rrёzuar nga Gjykata Kushtetuese? 
Në fillim nuk do të ketë çelje të bisedimeve por vetëm një hapje sipari për të vështruar skenën dhe situatën në të cilën kanë rënë aktorët e Paktit. Nga ky prelud i ri, mund të ketë edhe hapa të ndërkuptueshëm… për të gjetur mundësi se si të “anashkalohet Gjykata Kushtetuese, se si të ndёrtojnё njё instrument, i cili të riafirmojё, qё marrёveshja ёshtё e rregullt…etj., etj..” Pra: si mund të dilet nga kjo situatë!? Kush e di se ç’mund t’iu pjellё mendja, nё atё tavolinё ribisedimore në rang të Sekretarëve të Ministrisë së Jashtme. Kёtu, na duhet të kujtojmё, se fjalёt mё të fundit të thёna nga Kryeministri Berisha gjatё njё interviste shumё muaj mё parё, nё njё televizion kombёtar kanё qenё: “…vendi im nuk ka humbur… vendimi ёshtё politik… po ne…” Pra ai nuk heq dorё nga vija kufitare detare e….



Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal