DRITËRO AGOLLI, PËRSHËNDET FESTIVALIN “AULONA FOLK”

638
Sigal

  Dritëro Agolli

President Nderi i Aulona International Folk Festival
Vlorë, 10  Maj 2014

Këndoni dhe kërceni këngët dhe vallet e gjyshërve

 Ju përshëndes të gjithë Juve, pjesëmarrësve në festivalin Aulona 2014: labë të vendit  dhe miq turistë, të mëdhenj e të vegjël, fshatarë dhe qytetarë. Jam shumë i nderuar që Vlora më zgjodhi si President nderi të këtij aktiviteti që zbukuron Vlorën dhe gjithë Shqipërinë me vlerat, mesazhet dhe rëndësinë e tij për popullin. Mesazhi im për të gjithë Ju është që të këndoni dhe kërceni këngët dhe vallet e gjyshërve. Le t’i rikëndojmë dhe le t’i rikërcejmë këngët dhe vallet e gjyshërve, duke shtuar diçka nga zëri dhe lëvizjet tona, pa ua cenuar harmoninë e përhershme tingujve, lëvizjeve dhe ngjyrave të fjalëve. Edhe gjyshërit ndër këto krijime shtuan zërat e tyre, prandaj ato kanë ardhur deri tek ne më të plota dhe me të qëndrueshme. Një valë gjyshërish ka hequr e ka shtuar diçka, një valë tjetër gjyshërish, gjithashtu, ka vënë një ngjyrë e ka sjellë një tingull një tingull në trupin e tyre, prandaj ato nuk janë harruar. “Tradita është e gjallë kur këndohet dhe kërcehet, kur përkëdhelet”-më thoshte një këngëtar nga Tepelena. Edhe ne poetët kemi marrë hua të madhe nga stërgjyshërit, kemi marrë vargje dhe vjersha të tëra, duke bërë pak krehje dhe me shumë përkëdhelira. Pastaj pot ë hyjmë thellë kohëve dhe thellë vendeve, edhe nga vendet prej nga vijnë festivalistët e huaj të “Aulona Folk Festival”, do të gjejmë Robert Bërnsin, Longfelloun, Pushkinin etj., që kanë marrë kaq shumë hua, jo vetëm nga popujt e tyre, por dhe nga popujt përreth. Muzika: kënga vallja dhe meloditë me vegla komunikojnë mes popujve duke qenë një gjuhë e kuptueshme prej të gjithëve. Popujt e kuptojnë njeri tjetrin prej muzikës, lëvizjeve edhe pse fjalët mund të mos ti kuptojnë. Prandaj “Aulona” festival është një mundësi më shumë për të komunikuar mes nesh, mes popujve të rajonit dhe më gjerë, për t’i kënduar paqes dhe për të shkëmbyer kulturat tona. Këndojini dhe kërcejini edhe në Vlorë këngët dhe vallet e gjyshërve tuaj, qofshin ata shqiptarë, grekë, turq, italianë, malazez etj.. Këngët e gjyshërve janë tradita e botës dhe si e tillë kudo ku mbahet gjallë ajo është si në shtëpinë e vet. E po, nga mos u heqësh kapelen në shenjë nderimi këtyre gjyshërve tanë të mëdhenj? Suksese Vlorës dhe festivalistëve të “Aulonës”!

 

*********************************************************************

Çelet në ditën e hapjes së sezonit turistik të qytetit të Vlorës

 Edicioni i gjashtë i “Aulona International Folk Festival”

(Do të zhvillohet prej datës 10 deri 12 Maj 2014)

 Një event tejet i veçantë, i bukur, emocionues, mbresëlënës, plot ngjyrime, frymëzues, për të gjithë ata që e kanë parë nga afër. Nga viti në vit, ky festival është bërë dhe më i bukur dhe më i veçantë që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve por dhe të gjithë trevave labe. Drejtori i këtij Festivali, poeti i mirënjohur Sejmen Gjokoli, ka ditur ta orientojë këtë festival drejt një performance tejet bashkëkohore. Në edicionin e gjashtë marrin pjesë  8  Ansamble Folklorike të ardhura nga Italia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Polonia, Kosova si dhe vendasit, nga Shqipëria.

1.   Ansambli  “ Bilbili” i Qendrës Kulturore “Aulona” , Vlorë

2.  Ansambli “Jahi Hasani”, Gostivar, Maqedoni

3.   Ansambli “Bizovac”, Bizovac, Kroaci  

4.  Ansambli “Ushitilite”, Sofie, Bullgari  

 5.  Ansambli “Kemajl Azizi”, Viti, Kosovë

6. Ansambli “Epirus”, Selanik, Greqi 

7. Ansambli “Cita di Palagianelo”, Taranto, Itali

8.Ansambli “Silesianie”, Katovicë, Poloni  

 Festivali do të zhvillohet në skenën e ngritur për këtë qëllim, në sheshin “Pavarësia” në Skelë.

Festivalit do t’i paraprijë një paradë e madhe kostumesh përgjatë bulevardit “Ismail Qemali” dhe performancave të grupeve në rrugët dhe sheshe të qytetit.

Në natën e parë do të përshëndesin edhe Grupi i valleve  qendrës Kulturore të fëmijëve të qytetit si dhe Ansambli “Çamëria”. President Nderi i Festivalit është shkrimtari i madh, Dritëro Agolli. Në festival do të marrin pjesë rreth 30 artistë të folkut të ardhur nga vende të ndryshme të Europës. Konkurrimi i grupeve do të bëhet në dy mbrëmje ndërsa mbrëmja e tretë do të jetë një koncert i madh me numra të zgjedhura, ku në fund për grupin më të mirë do të ndahet Kupa e Festivalit. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë festivalistët do të kenë mundësi të ndjekin një guidë të pasur turistike ku pjesë e saj do të jetë vizita përgjatë rivierës Vlorë – Orikum si dhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Gjatë Gjashtë edicioneve në qytetin e Vlorës kanë patur rastin të jenë pjesëmarrës në Festival rreth 60 Grupe Folklorike me mbi 2 mijë festivalistë. Ky edicion i cili organizohet , si zakonisht, nga Qendra Kulturore “ Aulona”, Vlorë  zhvillohet me mbështetjen financiare të Bashkisë së qytetit, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Institutit Italian të Kulturës, Dhomës së Tregtisë si dhe disa enteve  e donatorëve të tjerë privatë.

Në edicionet e kaluara Kupa është fituar nga grupe që vinin nga Kroacia, Sllovakia, Kosova, Bullgaria si dhe në edicionin e Katërt , nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë.

                               P R O G R A M I

 PROGRAMI I DITËVE TË FESTIVALIT

  

Dita e Parë, e Shtunë, 10.05.2014  

 Ora 10- 30. Defileja e Kostumeve, Bulevardi “Ismail Qemali” ( Sheshi i Flamurit – Sheshi Pavarësia, Skelë )

 

Ora 11:00, Ceremonia e Çeljes së Sezonit Turistik “Vlora 2014”  

Ora 11:30. Koncert i Grupeve të festivalit

 

Ora 19: 00. Defileja e Festivalit në Pedonale dhe në sheshin “Pavarësia”.

Hapja e Festivalit , Skena në Sheshin “Pavarësia”

Përshëndetja e festivalit nga Presidenti i Nderit, Dritëro Agolli.

Valle përshëndetëse nga Grupi i Valleve i Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Qytetit.

Valle përshëndetëse nga Ansambli “Çamëria” Vlorë.

 

1.  Ansambli  “ Bilbili” i Qendrës Kulturore “ Aulona “, Vlorë

2. Ansambli “Jahi Hasani “, Gostivar, Maqedoni

3. Ansambli “Bizovac”, Bizovac, Kroaci  

4. Ansambli “Ushitilite”, Sofie, Bullgari

  

Dita e Dytë, Ediel, 11. 05. 2014  

Ekskursion me të gjithë grupet në Rivierë dhe Parkun Kombëtar të Llogorasë.  Nisja  ora 10:00.

 

Ora 19:00. Koncert i natës së Dytë. Skena në Sheshin “ Pavarësia”

1.  Ansambli “ Kemajl Azizi”, Viti, Kosovë

2. Ansambli “ Epirus”, Selanik, Greqi

3.  Ansambli “ Cita di Palagianelo”, Taranto, Itali

4. Ansambli “ Silesianie”, Katovicë, Poloni

 

Dita e Tretë, e Hënë, 12. 05. 2014

Takim i përfaqësuesve të grupeve me Drejtues te Pushtetit Vendor. Shkëmbim dhuratash. Ora 11:00

Ora 19:00  Koncerti i natës së tretë. Skena në Sheshin “ Pavarësia”

Koncert me numra të zgjedhura nga grupet e festivalit. Ndarja e kupës së festivalit. Mbyllja e festivalit.

 Mbrëmja e përbashkët me të gjitha grupet, hotel “Bolonja”

 

    GRUPET  PJESËMARRËSE, “AULONA I NTER FOLK  2014”

 Edicioni i  VI – të

ANSAMBLI FOLKLORIK “ BILBILI” – Vlorë, SHQIPËRI

 Ansambli Folklorik “ Bilbili” është krijuar në vitin 1994 , në qytetin e Vlorës dhe është në juridiksionin të Qendrës Kulturore “Aulona”, Vlorë.  Në përbërje të Ansamblit është grupi i Iso-polifonisë dhe ai i valleve tradicionale. Ka një jetë mjaft të pasur artistike dhe pjesëmarrje në shumë aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Është pjesëmarrës i Folkloriadës së Parë Botërore, Holandë, 1996, por edhe në mjaft festivale ndërkombëtare folku si Moldavi, Lituani, Itali, Turqi, Maqedoni, Kosovë, Poloni, Kroaci etj..

Drejtor Sejmen Gjokoli

 Ansambli  “Kemajl Aziz” –Viti, KOSOVË

 Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Aziz” -Viti është  trashëgimtar i shoqërisë kulturore artistike “Lajmëtari”nga  Vitia,  e  cila vepronte në periudhën e para luftës së vitit 1998-1999. Me emrin e ri ka vepruar pas vitit 2003 duke mbajtur emrin e dëshmorit të luftës Kemajl Aziz. Kjo shoqëri  me  aktivitetet e  veta arriti  që të  rrisë anëtarësinë dhe të gjallërojë jetën kulturore  në bashkinë e Vitisë.  Në këtë periudhe 10 vjeçare ky ansambël ka ndërtuar një karrierë, duke u nominuar me shumë çmime të rëndësishme. 5 çmimet të para në festivale kombëtare-ndërkombëtare; 7 çmime të dyta; 7 çmime të treta;

Ka marrë pjesë në 11 festivale ndërkombëtare si në Bullgari, Turqi, Shqipëri, Maqedoni etj.;

Ka pasur një mori pjesëmarrjesh në festivalet kombëtare në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, në Mal të Zi etj..  Drejtor: Arianit Hetemi.

Ansambli “ Bizovac”, Bizovac, KROACI

Ansambli  “ Bizovac”  është nga qyteti me të njëjtin emër nga Kroacia. Themeluar në vitin 1968. Ky grup  është i shquar për shkak të kostumeve të pjesëtarëve të tij. Kostumet nga Bizovaci janë shumë të veçantë në Kroaci dhe shquhen për autenticitetin e tyre. Grupi i kërcimtarëve dhe këngëtarëve drejtohen nga “orkestra – tamburitza”. Tambura është një instrument me tela që u prezantua gjatë dominimit turk në Ballkan. AI është instrument kombëtar në Kroaci. Ka marrë pjesë në shumë festivale si Maqedoni, Poloni, Hungari, Turqi, Holandë, Bullgari, Itali, Francë, Gjermani etj.. President: Srecko Vukovic

 Ansambli “ Jahi Hasani”, Gostivar, MAQEDONI

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” Cegran – Gostivar është themeluar në vitin 1974.

Karakteristikë për këtë grup folklorik janë vallet dhe këngët tradicionale, instrumentet e vjetër muzikor dhe kostumet tradicional  nga rajonet e Pollogut.  Kjo shoqëri artistike kulturore, përveç aktiviteteve brenda vendit,  është prezantuar me sukses të madh në disa festivale ndërkombëtare si Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqi, Zvicër, Poloni, Shqipëri etj..

Është fituese e disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

President i grupit është Zani Mehmedi

 Il Gruppo Folkloristico “CITTA’ di PALAGIANELLO”, Taranto, ITALI

 Grupi folklorik “Qyteti i PALAGIANELLO” u krijua me qëllim rivlerësimin, veçanërisht ruajtjen në kohë të trashëgimisë së madhe historike e kulturore të të gjithë Italisë jugore dhe të provincës së Tarantos. Grupi Folk “Qyteti i PALAGIANELLO”  është themeluar në vitin 1982 . Në vitin  2009  grupi ishte i ftuar  në Festivalin e 60-të Botëror të Kërcimit  në Dizhon –Francë, duke marrë çmimin e madh. Grupi me udhëheqësit dhe artistët  e tij prezanton në një shkollë të mesme leksione mbi traditat, muzikën, folklorin, këngët tradicionale dhe vallet . Është grup me pjesëmarrje të jashtë zakonshme festivalesh brenda dhe jashtë Italisë si Greqi, bullgari, Qipro, Francë,Rumani, Serbi, Austri etj..

PRESIDENTI : Vittorio Coriglione 

 

 Ansambli “Silesiane”, Katovicë, POLONI

 Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Silesianie” në Universitetin e Katovicës, Poloni është themeluar në vitin 1977.Ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtarët e ansamblit nuk do ta harrojnë një koncert në Vatikan gjatë audiencës private me Atin e Shenjtë Gjon Pali II, sikurse në Korenë e Jugut gjatë Kupës së Botës të FIFA-s, apo në Kinë në Ekspozitën Botërore në Shangai. Ka marrë pjesë gjithashtu, në festivale folklorike në Portugali, Francë, Bullgari, Turqi, Brazil, Hungari, Siri, Qipro, Gjermani, Lituani, Kore, Danimarkë, Serbi, Rusi, Jordani, Izrael, Kinë , Bosnjë dhe Hercegovinë etj..

Ansambli  “Uchetilite”, Sofie, BULLGARI

“Mësuesit” është krijuar në 1960 në Sofie nga Z. Boris Valkov. Përgjatë gjithë këtyre viteve ansambli ka patur një numër koncertesh, jo vetëm në Bullgari, por edhe nëpër botë. Është fitues i medaljeve të arta në të gjitha festivalet republikane (kombëtare). Gjithashtu është fitues në disa festivale ndërkombëtare –“Sëpata e artë” në Belgjikë, “Sëpata e argjendtë” në Poloni,“Gjerdani i artë” në Francë,etj. Ansambli ka vizituar vende nga Europa, Azia, Australia dhe SHBA. Tani drejtor është z.Dimiter Manov, një Artist i Nderuar dhe fitues i “Oskarit Botëror për Folklorin 2012”.

Ansambli  “ Epirus “, Selanik, GREQI

Ansambli ” Epirus ” me qendër në Selanik është themeluar në vitin 1983 kryesisht me iniciativë të studentëve.

Qëllimi i krijimit ka qenë dhe mbetet mësimi dhe përhapja e Valleve tradicionale greke, kryesisht nga Epiri, por edhe pjesë të tjera të Greqisë. Përveç mësimit të valleve anëtarët e grupit shtojnë njohuritë kulturore tradicionale si dhe vetëdijen kombëtare. Ansambli ka një veprimtari të gjatë kombëtare dhe ndërkombëtare. Është pjesëmarrës në disa festivale ndërkombëtare si Turqi, Bullgari, Kroaci, SHBA etj..

 President : Stefanos Fasias