Kastriot Bezati: Deklarata bombë e At’ Gjergj Fishta në Pallatin e Versajës

1103
Sigal

DOSIER/ Flet historiani Kastriot Bezati: Frashëri– simbol i atdhedashurisë, diturisë dhe kulturës në Shqipëri

Në çdo ngjarje madhore atdhetare brenda apo jashtë Shqipërisë janë edhe bijtë e Frashërit. Në krye të Komitetit Shqiptar të Janinës, formuar në maj 1877, është Abdyl Frashëri. Më 18 dhjetor 1877 Abdyl Frashëri zgjidhet kryetar dhe Sami Frashëri anëtar i Komitetit Shqiptar të Stambollit. Abdyl Frashëri është një ndër organizatorët kryesorë të Kuvendit Themelues të Lidhjes Shqiptare më 10 qershor 1878 në Prizren, i cili me fjalën e tij para 110 delegatëve hapi punimet e këtij Kuvendi dhe u zgjodh Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Lidhjes. Ku ishte Lidhja ishte Abdyli dhe ku ishte Abdyli ishte Lidhja. Në këto vite e më vonë dallohen për veprimtari atdhetare ndër të tjerë frashërllinjtë Ballkize Ibrahim Frashëri, gruaja e Abdyl Frashërit, Mehmed Halid Frashëri, vëllai i vogël i Abdyl Frashërit, Nazif Muhtar Frashëri, Gani Ragib Frashëri, Refat Muhtar Frashëri, Jakup Frashëri, vëllezërit Sabri dhe Shefqet Isuf Frashëri, Abaz Selim Frashëri, i cili ishte së bashku me Selfo Shytin e Hysen Kreshovën shoqëruesit e Abdyl Halid Frashërit.

 “Shkronjat janë arma më e fuqishme e përparimit dhe diturisë”, – ka thënë Hasan Tahsini.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf