Jaupllari: Incidenti, si u refuzua kërkesa e jugosllavëve për sjelljen e tankeve të Korçë

825
Sigal

Ekskluzive/Koloneli Shuaip Jaupllari rrëfen historinë e Armës së Tankeve, përplasjet më jugosllavët, rusët e kinezët

 

“Kërkonin marrjen e komandës në ushtrinë tonë dhe zaptim të territoreve”

 

Sapo vendi është çliruar, në vitin 1946, në pajisje të ushtrisë sonë, aleatët e luftës së Dytë Botërore, jugosllavët, sjellin dhe të parat mjete të blinduara. Por përtej kësaj dhurate, shumë shpejt, jugosllavët do të shfaqnin haptas interesat e tyre jo vetëm për komandim në ushtrinë shqiptare, por dhe zaptimin territoreve. “Aq thellë ishin futur jugosllavët tek ne sa kërkonin dhe territore. Kështu, në letrën që Tito i dërgonte Enver Hoxhës më 28 janar 1948 thuhej: “Për shkak të një situate të tillë të pa qartë, ju lutemi na jepni Bazën e Korçës për një Divizion dhe për njësitë ndihmës teknike”,-rrëfen ish-oficeri i lartë tankist, Shuaip Jaupllari. Ai rrëfen gjithashtu historinë e Armës së Tankeve, incidentet me jugosllavët, rusët e kinezët, njerëzit që punuan me devotshmëri për dekada të tëra në repartet e njësitë tankiste të vendit…

Më tepër lexoni në brendësi të “Terlegraf” print