Ilirian Ballaj: Një poezi e panjohur në rini dhe profecia e përmbushur e Mehmet Shehut

  • – Poezia “Po u vrava!”, ishte një parashikim fati, një profeci, apo një sinjal i zotit se çfarë do të ndodhte në vitin 1981?!:”
  • -Kishte patur shoqëri me Ismail Kadarenë dhe i kishte thënë Enverit se, po e dënuam Kadarenë duhet të dënojnë dhe Dritëro Agollin.
  • – Nëse do t’i kishte qëndruar poezisë, poezia ashtu sikurse ka hedhur burra në luftë, ashtu ka zbutur shpirtra e deri edhe kafshë: kobra, tigra e luanë.
  • -Shpesh bisedat i bënte edhe me vargje popullore dhe ishte i vetmi që kishte analizuar e vlerësuar poemën “Pashallarët e kuq”.
  • – Një poezi interesante e Mehmet Shehut e botuar te Kalendari enciklopedik, “ARGUS 1935”, faqe 9 e vitit 1932.
  • – Askush nuk mund ta besoj se në rininë e tij Mehmet Shehu ka qenë një poet i talentuar!
  • Mehmeti kishte një rini të trazuar, me plan të hidhte në erë parlamentin më 1929 me gjithë deputetë.
  • -Në rini kishte tentuar shkollën ushtarake, por kishte qenë i vogël, duke punuar traktorist.
  • Kishte diagnostikuar si të dëmshme poezinë e Fatos Arapit në një plenum pasi kishte shumë himne dhe elozhe.
  • -Muço Sherifi, duke njohur ashpërsinë e tij i kishte thënë: “dëgjo mor djalë, egërsi të madhe paske! Po ta dish, se egërsia është një qen që ha së pari të zotin”.

 

Ilirian Ballaj

NOA

-Ekskluzive për Telegarf-

Një poezi e Mehmet Shehut e botuar te Kalendari enciklopedik, “ARGUS 1935”, faqe 9 e vitit 1932, e panjohur, titullohet “Një tjetër shenjë e prinverës”.Tjetra poezi, si një lexim a parashikim fati, si një profeci:” Po u vrava!”  Që herët, brenda tij, paska pulsuar një ndjesi a frymëzim poetik, që dukej se e ardhmja e tij do ecte në atë  rrugë. Por egoja kishte qenë më e fuqishme se poezia, ambicia paska qenë të merrte rrugën e politikës, madje me një etje të egër për karrierë, për pushtet. Të ndërrosh krahun nuk është e papranueshme, sepse ka patur edhe të tjerë si Çërçill (Çhurchill) që nga gazetar u bë politikan, Regan (Reagan) që nga aktor u bë president, Zelenski po ashtu, një tjetër më pranë, në Itali, etj.

Mehmet Shehu është quajtur heroi i Spanjës, luftëtari i madh i lirisë, kryeministri më jetëgjatë, burri që në biografinë e vet kishte shënuar të gjitha se ç’kishte qenë; me rini të trazuar, me plan të hidhte në erë parlamentin më 1929 me gjithë deputetë. Kishte tentuar shkollën ushtarake, por kishte qenë i vogël, dhe punoi traktorist. Shpesh bisedat i bënte edhe me vargje popullore, kishte analizuar e vlerësuar poemën Pashallarët e kuq, kishte diagnostikuar si të dëmshme poezinë e Fatos Arapit në një plenum, kishte patur shoqëri me Ismail Kadarenë dhe i kishte thënë Enverit se, po e dënuam atë, duhet bërë kjo edhe me Dritëro Agollin.

Kthesat e jetës

Kisha shërbyer mësues në Krahës të Tepelenës, fshat ngjitur me Çorrushin  dhe kisha dëgjuar shumë për fëmijërinë e tij, dija që ai ishte bërë “djalë i Gjormit” tim gjatë luftës, dija kontradiktat që kishte patur me burrat e mëdhenj të fshatit tim Sadik Premte e Neki Imeri më vonë,  dija se m’u në mes të Gjormit, te Lëmi i xhamisë, burri i zgjuar i Gjormit, Muço Sherifi, duke njohur ashpërsinë e tij i kishte thënë: “dëgjo mor djalë, egërsi të madhe paske, po ta dish,  se egërsia është një qen që ha  së pari të zotin”, e për këtë Muço, pas çlirimit, kishte përfunduar në burgun e Vlorës e kishte vdekur atje. Ajo egërsi do ta hante më pas edhe Mehmet Shehun, sikurse qeni që ha të zotin.

Kisha lexuar poezi të tij, edhe prozë, historikë dhe më kishin pëlqyer. Nuk kisha rënë në kontakt me një poezi interesante të tij “Primivera”, tetë vargje, me rimë të kombinuar ABAB, me metrikë fikse tetë rrokësh, me simbole, metafarë e metonimi, me  aliteracion (zhurmim i brendshëm)  e pyetje retorike, që përsëritja e zanoreve aei, kombinimi i bashkëtingëlloreve p.r.m.n, më bëri të ndjeja se brenda asaj vjershe ishte vetë pranvera  me aromën, me këngën, ngrohtësinë, ugarin e bukës, por edhe potencialin poetik të tij. E në atë vjershë me simbolikë, mbase predikonte të ardhmen, ndjente edhe pse herët, lirinë. Do të ishte kjo, që më vonë, kur ai ishte kryeministër, festivalin e 11 të këngës në çast do ta pëlqente e, kur pa se Zeusi me “Erdh pranvera” nënkuptonte demokracinë e Pragës, bashkë prenë koka politikanësh, poetësh, kompozitorësh, këngëtarësh.

Historitë e jetës

Kanë shkruar e s’kanë lënë gjë pa thënë për të, se ishte kryeministër, se e vranë e u vetëvra, se ka vdekur e s’ka vdekur, por natyrën e ngatërruar të tij pak e kanë analizuar, ai ishte vetë mjegullnaja që herë mbulon e herë shpërfaq, një labirinth, një majë e madhe e një humnerë njëherësh, herë një mal e herë një krater, që thithte jetë njerëzish. Por nuk kanë parë te Mehmet Shehu edhe shpirtin e tij poetik, ëmbëlsinë që të jep poezia, kur i njeh ato sheh se ai paska patur sy ta shikojë  të bukurën, paska patur këmbë të shkojë tek ajo, paska patur edhe pak zemër ta ndjejë atë, por që sikurse thotë Balzaku i madh, vendimet i merr truri e vulën e ka ai.

Sikur ta kishte marrë atë rrugë, poezinë, nuk do t’ia lëndonin aq shumë eshtrat që nuk i gjetën prehje. Mbase do të ishte në një kopësht lulesh e do ta vajtonin a këndonin:

Në ç’kopsht me lule,

ke qëndruarvallë?

Por jo. Ai mori tjetër rrugë…

Vjersha ka një tematikë bukoliko-gjeorgjike, sikurse Naimi i Bagëti e Bujqësi, që mund të renditet me realizmin natyror, një prirje e metodës natyraliste krijimi. Duke e lexuar atë vjershë, ndjen se bashkë me gulçimën e avujt mbi shpinë të qeve në parmendë, bashkë me thërmimin e Ugarit nga plugu, bashkë me këngën e bukur për bereqetin; duket sikur tërë ajo harmoni bëhet simfoni e polifoni e të gjitha këto i shoqëron e qeshura e filizit, që nxjerr gjuhën nga e çara e plisit. E sikur të kishte ngarë me ecurinë e tij në këtë fushë, kënga e tij s’do t’ia kishte mbyllur jetën aq herët, 68 vjeç, po edhe nëse po, jo me ato që pësoi vetë e shtëpia e tij, jo me egërsinë që pati. Nëse do t’i kishte qëndruar poezisë, poezia ashtu sikurse ka hedhur burra në luftë, ashtu ka zbutur shpirtra e deri edhe kafshë: kobra, tigra e luanë.

Në korrik të vitit 1974 erdhi në Ministrinë e mbrojtjes ministër i saj, bëri dy lëvizje të shpejta: shtoi në organikë një korrektor letrar të kabinetit të tij të cilin e mbante edhe si sekretar, një universitar, UT, mbaruar për gjuhë-histori, ish student i mirë; dhe në ministri, njësi e reparte filluan të ishin shumë të kujdesshëm në drejtshkrimin shqip e filluan të bënin kujdes me normën letrare, gjuhën zyrtare. Dhe hartoi vetë, brenda një nate Rregulloren e sigurimit teknik të armëve.

Në një takim me administratën kishte thënë se shqipja në ministrinë e Mbrojtjes është” korr e mos lidh”. Një shkresë e kishte me vete. Emri – marrëdhënie- ishte shkruar mardhënje, folja -morën- ishte shkruar morrën. E kishte treguar dhe e kishte përplasur në tavolinë plot nervozizëm. Pak a shumë kishte thënë: Haxhi Qamili e shkruan shqipen këtu, ( edhe pse ai ishte i vlerësuar nga Zeusi)? Po emri marrëdhënie është fjalë e përbërë, marrë dhe dhënë, po folja marr në të kryer e thjeshtë del mora, kjo është bërë me marrëveshje, more u plaçin të dy sytë, e dini ju që rilindasit thanë se Shqipëria do të bëhet kur të shkruajë bukur gjuhën e saj! E dini që janë therur me thikë ata që kanë dashur shqipen, janë mbytur në Drin?

Që bënte vjersha e kisha dëgjuar direkt dhe pranë, në Bizë të Shëngjergjit kur filluan punimet për mbjelljen e patates, që ajo pllajë u bë hambari i madh i Tiranës në vitet ’75-77, që tha duke përdorur metaforën:

Kush s’njeh Martanesh e Bizë,

s’di se ka dhe buke e gjizë.

Që e perifrazoi se, mos na zëntë lufta, se do të na duhet edhe patatja e Bizës, edhe buka e gjiza, ajo bukë e gjizë që na ka mbajtur frymën ndër shekuj, se me atë bukë e gjizë Shëngjergji kishte mbajtur edhe shtabin e luftës.

Këto ditë, duke shfletuar nëpër pluhërat shkresore të vjetra, gjeta edhe poezinë e tij Prinverë ’32. Poezia është shkruar mbase në Çorrush, i frymëzuar aty për aty a mbase edhe gjetkë duke jetuar me imazhet e vendlindjes. Është nga ato poezi që me pak, thotë shumë.

Vjosa, mallinpëratjekurshkonte me nënënfëmijë ai e përjetontengalarg. Dy fshatratÇorrush e Shkozë, në vijë ajrore, ishin aq afër sa edhe njerëzit duken e mbase edhe zërat dëgjohen:

“Shikoj bujkun m’at’ anë lumit,

Po lëron e po këndon,

Pun’e tij e këng’e tij,

A e dini se ç’tregon?

Na tregon se shkoi dimri,

Na tregon se erdh Prinvera,

Plot gëzime e dëfrime,

E me shumë lumnina t’jera.

Mehmet Shehu ’32.”

Strofat kanë rimë: tregon, lëron, këndon; ka asonancë: dimri, dëfrime, lumnina; ka përsëritje: punë e tij, këngë e tij; ka fjalën kyçe pranverë, foljet janë veprore,, janë 9 folje e 9 emra, që e pasurojnë vjershën.

Vjersha ishtë nga ato, që për të tjerë të moshës së tij, quheshin Vrulle djaloshare, Shpërthime rinore, që shkojnë në paralele me natyrën, e poeti e ndjen pranverën që vjen bashkë me gjithë pasurinë dhe bukurinë e saj.Ai me siguri ka aluduar lirinë e aq dëshiruar. Aty ka një metrikë korrekte sikurse ishin kërkesat e kohës tetërrokshi popullor, dialekti është geg sikurse e donte koha, përdor bukur apostrofën për efekt metrike por edhe drejtshkrimor i kohës, ka një farë zhurmimi të brendshëm (aliteracion).

Pastaj, ka poezi të tjera  që njihen: “Adalante kamarades”, “Kujtime Br. I S”, “Lufta për çlirimin e Tiranës”, për të cilat ka shkruar edhe të tjerë, që kush i lexon me kujdes, gjen edhe një profeci aty brenda, mes vargjesh, por e patrajtuar gjer më sot:

Dhe nga plumbi (!) nuk frikohem,

Mos i vafsha nënës gjallë!

Po u vrava (!), keni plagën (!),

O në gjoks (!!!), o në ballë.

Ku valon  flamuri i zi, (!)

Është turrur sot “Kuçedra”(!!!)

 

Shënim: secili, edhe brenda heshtjes së vet, e ka një farë poliedrie. Mehmet Shehu e pat shpirtin poetik…por.

Jetëshkrimi

Mehmet Shehu

U lind më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, i biri i Sheh Ismailit (v. 1944) të teqes së Çorrushit dhe Sulltana Alikajt (v. 1972) nga Shkoza e Sevasterit të Vlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit. I ati kishte qenë pjesëmarrës në Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme, por shpëtoi nga dënimi me vdekje siç iu dha krerëve tjerë prej ndërhyrjes së Sami bej Vrionit. Nis Shkollën Teknike në Tiranë, të cilën e kreu më 1932. U regjistrua në Shkollën e Oficerëve në kryeqytet, por nuk u pranua për shkak të moshës. Më 1934 nis punë në fermën e Shkollës Teknike, me ndërhyrjen e miqve të familjes i mundësohet një bursë ushtarake për në Kolegjin e Napolit. Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet 1937. Në dhjetor 1937 shkon në Spanjë përmes Francës me ndërlidhje nga Llazar Fundo, ku merr pjesë në brigadën e XII ndërkombëtare e quajtur Garibaldi në nder të heroit italian, e cila ishte e përbëre nga vullnetarë nga shumë vënde të botës, ai komandonte batalionin e IV të saj. Në fund të dhjetorit pranohet në Partinë Komuniste me rekomandim po të Fundos. Në shkurtin e 1939 pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj kthehet në Francë dhe e internojnë në Cyprien, Gurs e Vernet. Në Gurs qëndroi për 70 ditë. Pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbahet ndër burgjet e Italisë për dy muaj. Kërkon të kthehet në Shqipëri në gusht 1942, burgoset në Durrës dhe lirohet me ndërmjetësinë e Qazim Koculit dhe Ferid bej Vokopolës. Në Vlorë del në ilegalitet dhe bashkohet me Hysni Kapon, caktohet sekretar organizativ i Qarkut të Vlorës.

Gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare ka kryer një numër detyrash:

  • shkurt1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.
  • Mars1943 kandidat i K.Q.
  • gusht1943 komandant i Brigadës I Sulmuese.
  • maj1944 komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.
  • gusht1944 komandant i Divizionit I Sulmues.
  • tetor1944 i jepet grada gjeneral-major.

Mbas çlirimit të Shqipërisë dërgohet për studime në Bashkimin Sovjetik. Në periudhën 1945-1946 studion në Akademinë Ushtarake “Voroshillov” në Moskë. Mbas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri ku në vitin 1947 emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Në periudhën 1948-1954 kryen njëkohësisht detyrën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme. Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryeministër (Kryetari i Qeverisë). Ishte ndër të vetmit nxënës prej atyre që kishin qenë në Shkollën Teknike të Fultz-it që nuk ishte ekzekutuar.Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës treg