Gëzim Llojdia: Fushat e persekucionit-Kodrat e vuajtjeve

117
Sigal

1.Fakte dhe dokumente nga persekucioni, fushat e përqendrimit dhe burgjet shqiptare në vitet’50. Gazeta ‘Flamuri’, botohej në emigracionin shqiptar në Itali

1-Kampi i Burrelit me 3600 vetë.

 2-kampi Bedenti tek shkëmbi i Kavajës me 17800 të internuar.

 3-Kampi i Vlocishtit të Korçës me sinonimin “Kampi i vdekjes “me 1200 të burgosur.

 4-Kampi i Maliqit me 2300 të internuar.

5-Kampi i Tepelenës me 1050 të internuar.

 6-Kampi i Pojanit me 800 vetë.


2.Diku kam lexuar një shkrim interesant me këtë titull:”Fushat e grurit, kodrat e gjakut”, që mesa më kujtohet bëhet fjalë për ata njerëz, që ikën në kohë paqe, pra ata që ikën pa e ditur përse dhe nga dora e shqiptarit .

Pra: ndërsa gruri valëzonte nëpër fusha, kodrat e gjakut po lartësoheshin. Ajo, që lexohet terror nuk bën fjalë për pushkë të hedhura nëpër qytet.

Pas çlirimit lexoi rrëzime njerëzish nëpër rrugë ku nga ftohtësia e plumbave godiste nën mishin njerëzor të kundërshtarëve politik që kishin dalë nga lufta. Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës, boerja e saj ishte çmenduria, që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë.

Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur, iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi, por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli, ikën retë, nuk vdes liria “: Rroftë Krishti mbretë”. Pra rroftë “Shqipëria” Ja dëshmia që ka nxjerr gazeta:

2.Vrasjet e kundërshtarëve: Ushtarë ose komandantë të Ballit Kombëtar u zunë ose me pabesi, ose gjatë luftimeve u vunë përpara torturave të tmerrshme. Disa nga torturat që përmend kjo gazeta janë:u rropën, u nxorën sytë,  u thyen eshtrat,u hoqi organet seksuale. Fakti përmendet se në spitalin e Vlorës u grumbulluan shumë njerëz të këtyre atrociteve , njerëz me veshë të prerë, me gjuhë të prerë, me hundë të prere, me sy të hequr. Çfarë kohe edhe e kujt inkuizicioni i përket?

Në fund të fundit përse kjo sakrificë me njerëz kapicë të masakruar, ëndrrën për pushtetin e kishin zgjidhur ndërkaq.

3.Në Korçë u zbuluan të masakruar trupat e vëllezërve Bulgareci.

Në Lushnjë kryetari i shtatmadhorisë Mehmet Shehu pushkatoi 63 ushtarë rob të B.K,të cilët disa i vrau ,disa i varrosi për së gjalli.

Vritet njeriu si pulë, ndërsa drithërohemi kur bie një gjethe pemësh?

Në janar 1944 u zbulua në Shispkë afër Korçës një gropë e madhe me 184 shqiptarë të masakruar.

Disa prej tyre të identifikuar si: Bame Gjonomadhi u gjet i rrjepur gjer në gjysmë.

Cila ushtri kingizkane kishte udhëtuar në këto anë?

4.Por ajo që rrëfehet si terror i madh është hyrja në Tiranë e ushtrisë Çlirimtare.

Në nëntor 1944 në rrëmujën e parë u futën nëpër shtëpia dhe u rrëmbyen rreth 400 vetë që përfunduan në plumb, duke ja vunë fajin gjermanit, që ishte në ikje e nxitim.

Në Shkodër u vranë 50 vetë.

Parrulla: Parrulla që ka përfshirë këto ekzekutime ka qenë:”Vdekje fashistëve, litar ballistëve, plumb reaksionarëve, tradhtarëve dhe armiqve të popullit”.Cila fushëpamje e vendit në vitet e para të çlirimit? Vendi ishte i mbushur me kampe dhe fusha përqendrimi.

Burgjet që ndërtoi fashizmi nuk u mjaftuan. Shumë shtëpi private u kthyen në burgje. Burgjet e kësaj kohe paraqisnin një pamje lemeritëse.

 5.Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie, ngulje gozhdësh, copëtim mishi.

Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja. Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati. Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja.

Në Tiranë, Kol Kuqali, të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut .

Kur burgjet shqiptare u inspektuan nga të dërguarit e posaçëm sovjetikë gjendja fillon e rëndohet më tepër. Me rastin e arrestimeve të vitit 1946 flitet se vetëm në Tiranë u morën 270 vetë nga burgjet, u torturuan dhe u pushkatuan. Kampet e përqendrimit: 20 mijë vetë gjendeshin në burgje dhe fusha përqendrimi. Fushat më të mëdha të përqendrimit. Krujë, Burrel, Kavajë ,Maliq.

6.1-Kampi i Burrelit me 3600 vetë.

 2-Kampi Bedenti tek shkëmbi i Kavajës me 17800 të internuar.

 3-Kampi i Vlocishtit të Korçës me sinonimin “Kampi i vdekjes “me 1200 të burgosur.

 4-Kampi i Maliqit me 2300 të internuar.

5-Kampi i Tepelenës me 1050 të internuar.

 6-Kampi i Pojanit me 800 vetë.

Ishte ky krijim i letrave të botes,kur regjimtarët e Tiranës. Një krijim shprehet se kur çlirimtarët fituan menduan se çfarë dhuratat duhej ti bënin popullit të vetë. Dhe menduan të ndërtojnë një burg. Kur shkuan ta inaugurojnë panë se burgu ishte boshë, mirëpo atëherë u kujtuan e thanë :”Ku është parë burg, pa të burgosur brenda?

Nuk ke çfarë ti heqësh kësaj fabule,që në botë u krijua si letërsi dhe u kushtohej diktatorëve apo mbretërve fitimtarë , mirëpo në Shqipëri e pa vetën brenda një realiteti.

7.Ose bota i krijonte, regjimtarët i ndërtonin sipas këtij projekti.

Policia:15 mijë policë.

Policia:15 mijë policë mbaheshin gati dhe përdoreshin për të kryer goditjet.

Pusia dhe tradhtia kishte filluar që gjatë luftës me ekzekutimet e Azis Sharrës, Azis Camit, Besnik Cano, Qertamundin Sulo, Dhimitër Fallo ky djalë i një katundari nga Korça kur shkoi në BS dhe pa se çdo të thotë një vend ku liria ishte zhdukur, tregoi rrezikun që do të sillte komunizmi.

8.BBC stacioni prestigjioz anglez ka bërë mjaftë komente duke i cilësuar të gjithë këto veprime lufta civile në Shqipëri. Vetëm duke lexuar kronikat e saj mund të kuptosh se çfarë kohe e atyre viteve kishte nxjerrë në shtrojën e një lufte kundër të mundurve nga lufta.

Kështu vdes në Burrel nga torturat Novruz Mahil Hitaj nga Smokthina e Vlorës.

Nga torturat çnjerëzore ndërroi jetë djali 17 vjeçar Ejup Lepenica.

Në burgun më famëkeq të Burrelit- thotë një kronikë ndërruan jetë nga torturat Muco Sherif Gjoni, Sulo Sheu.

Vritet Haxhi Ibrahim Tresteniku.

Mbas viteve mërgimi në Australi kthehet nga dëshira për mëmëdheun. Nga plumbat mizore të komunistëve vriten në Tiranë, vëllezërit Myftar e Gafur Jegeni, u arrestuan dhe u vranë pas plasjes së bombës në legën ruse në Tiranë.

Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdekë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.

Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda.

9.Një njoftim tjetër sjell këtë rast . Përmendim vetëm se rreshter Hito Hitoja ka varrosur në një kanal të Korçës këta të internuam:

-ish-nënkolonel Tefik Hoxha.

-Baba Qazmi kryetar i sektit bektashi,

-At Josif Papamihali, kryetar i kishës katolike të Korçës.

Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani. Imzot Thaçi u ndry në selinë e vetë, porsi në një kala tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë.

E pa priftin e tij të vramë e të burgosën, kishat të mbyllura kuvendet e profanume djelmin e nëpërkëmbur, por ai s’u shtrua deri kur ra si bien heronjtë

Mbas tij ra Emzot Volaj Ikpeshkvi i ri e i fortë, i cili aq shumë i shërbeu rezistencës kombëtare.

Dhe nuk kaloi shumë kohë- thotë Dom Shestani, që Imzot Gjini , Abati i Mirditës, u martirizua prej zhullivje të kuq .

Imzot Viçens Prenushi, shqiptari, poeti, mbrojtësi i vlerave shpirtërore, që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore “Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash ashtu si mjeshtri i madh në malin e kalvarit….

10.Shifra: Përqindja e vdekjeve tek të burgosurit është 20% në vit. Ndërsa sëmundjet kalojnë 30% çdo ditë.

Nga torturat kanë vrarë veten edhe Sh.Sharra, A.Ruci, K.Misrasi.

Ka filluar në Tiranë një gjyq kundër rezistencës komuniste të akuzuarit janë:

Iliaz Toptani, Selim Daci, Muhamed Hoxha, Kasem Sheu, Seid Bylykbashi, Shahin Qosja, Zenel Canaj, Pjetër Ghin Kola, Nikoll Gjin Kola, Ndue Rrapi, Hysen Voka, Osman Daka,Tefo Petro, Vangjel Dhima.

Akuza i paraqet si agjentë të grekëve, jugosllavëve, anglo-amerikanëve, Vatikanit etj. Lajmërim i fundit që vihet re është më 23 tetor 1951 u dënuan me vdekje Seid Bylykbashi,Vangjel Dhima, të tjerët me burgime të rënda e shumë vite burgime.

11.Një kronikë tjetër e përmotshme shkruan se u dënua me vdekje Sinan Ali Hamiti, i cilësuar reaksionar dhe armik i pushtetit.

Në çastet kur po i merrej jeta thirri:”Rroftë Shqipëria, rroftë Balli Kombëtar”.

Në fashikullin nekrologji thuhet se vdiq në fushën e përqendrimit në Kamzë, Riza Cocka komandant i BK për Korçën dhe Pogradecin.

Xhafo Qeni nga Progonati vdiq në burg, nga torturat.

Në burgun e Durrësit nga torturat dha jetë edhe Hajdar Shehu, etj.

Mbi shpatullat e kundërshtarëve, qysh se pushteti u mbajt nga njerëzit e grykës së pushkës rrodhi gjaku i shqiptarëve. Çdo ditë që gdhihej quhej garbi dhe mot tramundanë, të gjithë të asaj kohe e njohin atë guaskë që brenda filloi t’i kalojë në plumb kundërshtarët politikë. Koha nxori në ranishte sa i rremë ishte ai regjim, ku u dogjën, u vranë, u pushtuan shqiptarë . A dukej vendi sikur sapo kishte lënë pas hordhitë apo kryqëzatat e hekurta që shkrumbëzonin gjithë ç’gjenin përpara syve.