Eqerem Canaj: Fshati i hoqi “Triskën e Frontit”  dhe babanë tim e cilësuan “Kulak”

1048
Sigal

*  37 vjet krijimtari letrare, 25 botime të suksesshme: poezi, tregime, novela, romane, kritikë … (Preferent i prozës moderne shqiptare)

        Kishte disa kohë që emri i shkrimtarit Eqerem Canaj bënte punën e vet brenda kujtesës sime. Dhe, i rremetisur në problematikat e shumta të gazetës, edhe pse kisha lexuar në prozën befasuese të tij, ende nuk më qe krijuar mundësia të mund ta intervistoja, një ditë, për  t`ua paraqitur lexuesve të gjerë, si një personazh letrar, i cili punon e jeton në Qytetin bregdetar të Vlorës e që shquhet për vlerat cilësore, si në poezi, po aq në prozë, në kritikën letrare, i lexuar brenda e jashtë vendit. Dita e punëmbarës sime që fundpranvera. I rashë në gjurmë dhe e gjeta te kafja e buzëdetit, në harkun e Lungomare-s. Bari ishte disi komod dhe i qetë. Baritet, ato qenie flurore të bardha e të heshtura, sikur ecnin majë gishtave, si balerinat, a sikur fluturonin me krahë vetëm e vetëm të mos trazonin qetësinë që aty, në verandë ku qe ulur shkrimtari, të vinte vetëm shushurima e dallgëve dhe të fundit rreze dielli, në perëndojë. Gjithçka, sikur qe krijuar enkas, nga duar të mrekullta, mendova, pra për shkrimtarin qytetar. Në fakt, nuk qe ashtu.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf