Llazar Siliqi, liberisti i operës së parë shqiptare ‘Mrika’ nga Prenk Jakova

557
  • -Llazar Siliqi në vitin 1944 u arrestua dhe u internua në një kamp përqendrimi në Prishtinë.
  • – Llazar Siliqi ishte libretisti i operës së parë shqiptare, ‘Mrika’, të kompozuar nga Prenk Jakova.
  • –  Si ka shkruar  skenarin e filmit,  Komisari i Dritës, në vitin 1966.
  • – Mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, ku u standardizuan rregullat e gjuhës shqipe.
Sigal

(Prill 1924-2001)

 “Edhe kur flokët do të na i mbulojnë thinjat, 

 në mend do të sjellim një emën nderues.

 Emnin e bukur porsi fëminija,

 Emnin e thjeshtë e të madh: “Mësues”.  

                                       Llazar Siliqi

Përgatiti Albert Z. ZHOLI

Jeta e poetit skenaristit dhe krijuesit Llazar Siliqi është shumë interesante. Që në moshë të re në poezi u ndikua nga Majakovski. Ndoshta muajt e internimit e bënë atë më të ndjeshëm, më patriot dhe më të spikatur në varg. Një jetë plot peripeci dhe situatë privimi. Llazar Siliqi lindi në Shkodër në vitin 1924. Ishte djali i poetit të madh të Rilindjes Kombëtare, atdhetarit dhe luftëtarit të lirisë, Risto Siliqi. Ndoqi mësimet në gjimnazin e përgjithshëm të qytetit, por maturën e bëri në liceun klasik “Illyricum”, ku u diplomua në vitin 1942.

Internimi

Ai ishte partizan në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare gjatë Luftës së dytë Botërore. Në vitin 1944 ishte arrestuar dhe ishte internuar në një kamp përqendrimi Nazist, në Prishtinë. Ishte në mesin e atyre, që kishin shpëtuar nga pushkatimi. Kampi nazist i Prishtinës asokohe ishte ngritur në një kodër në anën perëndimore të Prishtinës, në një stallë kuajsh, nga gjermanët në vitin 1944. Aty ishin së paku 800 veta në një stallë të vetme, e veçuar nga një mur ndarës ku rrinin rojet e armatosura gjermane dhe njësitë SS. Nga Shkodra ishin 200 vetë, ndërsa 250 të tjerë ishin nga Tirana. Kishte dhe nga Prishtina, Gjakova, Struga. Shumica ishin shqiptarë, por kishte dhe serbë, maqedonas, malazez, kroatë etj. Më 20 gusht të vitit 1944, mbi 400 vetë prej burgjeve të të gjithë Shqipërisë, 140 prej të cilëve vetëm nga Shkodra, u transportuan drejt kampit të Prishtinës. Fillimisht më 19 shtator 1944, në Qafë-Morinë gjermanët ekzekutuan 26 vetë nga ky kamp dhe në 23 tetor 1944, kur u pushkatuan 104 persona, pasi paraprakisht ishin detyruar ta hapnin vetë gropën e përbashkët ku i kishin varrosur. Kampi u shkatërrua gjatë tërheqjes së gjermanëve nga Evropa, ku mendohet se shumë pak shqiptarë kanë arritur të mbeteshin të gjallë për të dëshmuar terrorin e ushtruar nga gjermanët në këtë kamp përqendrimi. Kampi u boshatis në tri ditë, në datat 10-12 nëntor. Ishim krejt të izoluar nga jeta jashtë tij e rrethimit të shumëfishtë me tela me gjemba. Nuk mësonim se ç’ndodhte jashtë, bile nuk kuptonim dhe se kur ishte ditë apo kur ishte natë. Por në një nga ato ditë dëgjuam zhurmë aeroplanësh, që fluturonin mbi kamp, si dhe një tension tek fytyrat e nxira të ese-sëve që na ruanin. U hodhën fletushka ku thuhej se po afronte liria, se gjermani ishte drejt kapitullimit e se shpejt ne do të ishim të lirë. Por torturat e pushkatimet vazhduan dhe në ditë më pas, bile dhe më me egërsi. Më 12 nëntor ikëm dhe ne… Drama të tilla, janë kujtesë e kombit e duhet të mos harrohen nga brezat…

Njëri nga të shpëtuarit e kampit të Prishtinës ishte edhe Llazar Siliqi.

Pas çlirimit të vendit ai iu përkushtua krijimtarisë në shumë fusha, në letërsi, muzikë, film etj. Llazar Siliqi ishte libretisti i operës së parë shqiptare, Mrika, të kompozuar nga Prenk Jakova, si edhe i operës Gjergj Kastrioti Skënderbeu (Skënderbeu) që u përfundua në 1969, një vepër epike-heroike për të përkujtuar 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, heroit kombëtar të Shqipërisë, me muzikë gjithashtu nga Prenk Jakova. Siliqi është i njohur edhe për poemën epike “Prishtina” të cilën e ka botuar në vitin 1949, dhe të cilën ia ka kushtuar bashkëluftëtarëve të tij të pushkatuar në kampin nazist të përqendrimit, në Prishtinë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Llazar Siliqi ka shkruar edhe  skenarin i filmit,  Komisari i Dritës, në vitin 1966. Një kohë të gjatë ka qenë anëtar i Lidhjes shqiptare të Shkrimtarëve dhe Artistëve. Mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972, ku u standardizuan rregullat e gjuhës shqipe, dhe ishte njëri nga nënshkruesit. Pas rrënimeve të përgjithshme, që ndodhen në Shqipëri në vitin 1990-1991 dhe vendosjes së sistemit pluralist, me rastin e fitores së të vetëquajturve demokratë, të dalë nga gjiri i partisë së Punës të Shqipërisë, Llazar Siliqi dhe shumë krijues të tjerë u anatemuan si shkrimtarë të realizmit socialist dhe u hoqën nga literatura shkollore.

Veprat e Llazar Siliqit:

Thirrja e zemrës, Tiranë: Ndërmarrja shtetërore e botimeve, 1957.

Kangët nuk mbeten kurrë të pakëndueme! Tiranë: “Naim Frashëri” të vitit 1959.

Ringjallje: poemë, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1960.

Kangë entuziaste, Tiranë: “Naim Frashëri” 1962.

Bashkëkohor shqiptar i prozës, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1963.

Kalorësi i lirisë: poemë dramatike, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1967.

Nga porti i ri deri ku vlon malsia, Tiranë: “Naim Frashëri” të vitit 1967.

Festë, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1970.

Kur zemra flet, si bashkë-redaktor, Tiranë: “Naim Frashëri” më 1970.

Poemë për gruan shqiptare , Tiranë: Këshilli i Përgjithshëm i Grave në Bashkimin e Shqipërisë, të vitit 1972.

Poema e dritës, Tiranë: “Naim Frashëri” të vitit 1972.

Heshtja që flet, Prishtinë: Rilindja, 1972.

Ju flet Tirana, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1974.

Poezia Shqipe, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1976.

Përpara historisë Tiranë: “Naim Frashëri”, 1979.

Për ty zemra na këndon: Antologji poetike për partinë, si bashkë-redaktor, Tiranë: “Naim Frashëri”, 1981.