Rrëfimet e Hyso Haskushaj: Si u shkatërrua Uzina modern e Azotikut të Fierit, që rriti rendimentin e grurit në 60k\ha. Në atë kohë kushtonte 5 milionë USD dhe mbante me bukë Shqipërinë

336
  • Dorëshkrimet e ish specialistit të Uzinës së Azotikut në Fier, Hyso Haskushaj.
  • – Maksimumi i rendimentit të grurit, deri në vitet 1960 ishte 10 kuintal për hektarë.
  • -Me ndërtimin e Azotikut do merreshin 60 kuintal për hektarë.
  • – Azotiku është blerë me dollarë në dorë, dhe ka kushtuar 5 milionë dollarë në atë kohë.
  • – Azotiku u ngrit në Fier, sepse ishte afër vendburimit të naftës dhe gazit.
  • Në inagurimin e azotikut erdhi Mehmet Shehu, atë ditë e pashë të qeshur.
  • Pas inagurimit Mehmeti mori një qese me ure për t’ia çuar Enver Hoxhës.
  • Azotiku ishte qytet më vete me 1 500 punëtorë.
  • Enver Hoxha na tha duajeni azotikun, sepse mban me bukë Shqipërinë.
  • Albert Z. ZHOLI
Sigal

Në vitet 60-70, krijimi i Azotikut ishte një shpresë e madhe për bujqësinë në Shqipëri. Ishte situata kur do kalonim nga një bujqësi e prapambetur në një bujqësi të zhvilluar. Më parë toka punohej me parmendë dhe nuk jepte rendimente të larta. Maksimumi i rendimentit së paku prej grurit, që ishte kultura kryesore përfitoheshin rreth 10 kuintal për hektarë kur e punonte fshatari. Kur u fut traktori në ara filloi duke u rritur rendimenti. Kur u fut edhe plehu nga Azotiku u rrit rendimenti 4-5 herë më shumë. Nga 10 kuintal për hektarë, që merrej nga gruri, prodhimi shkoi në 50-60 kuintal për hektarë. U dyfishua prodhimi. Në përbërje të plehut kishte 32 % azot, që ishte shumë i rëndësishëm për bimën. Azotiku është blerë me dollarë në dorë, dhe ka kushtuar 5 milionë dollarë në atë kohë. T’i konvertosh sot janë shumë. U ble nëpërmjet palës kineze, sepse ne vendet e tjera i quanim armike. Ishte e para industri moderne. U blenë të gjitha. Dhe projekti dhe materialet. Kjo uzinë është prodhuar në Novara të Italisë ku prodhoheshin uzinat kimike. Kjo uzinë ishte disi eksperimentale dhe italianët kishin frikën se mos ndodhte ndonjë shpërthim. Sepse kishin frikë nga aftësia e elementit njeri, ne nuk ishim të përgatitur. Nuk kishte njeri kualifikime. Ishte uzina kimike e ndërtuar për herë të parë. Mund të kalohej shumë lehtë në katastrofë. Prodhoheshin në 24 orë,  900 tonë plehra bujqësorë. Prodhohej 340 tonë në 24 orë pleh dhe nitrat amoni. Ndërsa, edhe dy uzinat e tjera të uresë secila prodhonte nga 240 ton në 24 orë. Më parë ishte menduar të ngrihej në Durrës, Elbasan dhe në Lushnjë. Por, Azotiku u ngrit në Fier, sepse ishte afër vendburimit të naftës dhe gazit. Ishte afër TEC-it, hidrocentralit, dhe shkarkimit të ujërave teknologjike. Ishte afër lumi i Semanit, ishte afër hekurudhës. Gazrat nuk i kalonin mbi qytet, por mbi lugina, si ajo e Krapsit që të mos kalonin në atmosferë. Në atë kohë thuhej se nuk kishte transport. Iknin të gjithë me sistem urbani. Madje, vajzat nuk shkonin në punë mbi 20 kilometra larg. Këto janë disa nga shënime të mbajtura gjatë bisedës me disa specislitë të Azotikut …por po sjell dhe disa dorëshkrime

Ja çfarë tregon në dorëshkrimet e tij specialisti Hyso Haskushaj:

Për herë të parë kam filluar punë në vitin 1965, kur azotiku sapo kishte filluar. Pra u hodhën themelet e ndërtesës.  Ishin bërë shumë studime që u vendos të ndërtohej aty. Kur u hodhën themelet erdhi Sekretari i parë i rrethit dhe një i deleguar i Komitetit Qëndror. Nuk u bë shumë pompoz dita e fillimit të punimeve, pasi mendoj sot, e kishin lënë kur të fillonte prodhimi. Por dua të theksoj se ishte një nismë shumë e vështirë pasi kishte kosto të lartë. Ishte nëndor i vitit 1965 kur filloi të ndërtohej azotiku. Në këtë kohë filluan të vinin makineritë e para. Dua të them se makineritë nuk vinin nga i njëjti vend, pasi uzina kishte disa fabrika dhe në këtë mënyrë blihej aty ku ishte më lirë. Por makineritë kryesore dhe paisjet vinin nga Italia, pra ajo kishte pjesën dërmuese të makinerive. Pjesa e dytë kryesore vinte nga Gjermania. Por dua të them se blerjet bëheshin nga Kina pasi ne na ndalohej.

Montimi me thënë të drejtën duhej të ishte shumë i garantuar, ndaj bëhej i përforcuar. Në çdo makineri duhej të ishin tre vetë në prezencë.

Ne atëhere kishim marrëdhënie të mira me Kinën. Shumica e makinerive ndiqej nga ata për shumë arsye, ndaj dhe Drejtoria kishte vendosur që çdo makineri, që montohej duhej të kishte tre teknikë përveç punëtorëve të krahut. Këta tre teknikë do të ishin një shqiptar, një kinez dhe një teknik i firmës nga vinin makineritë. U bë një punë kolosale. Punohej natën dhe ditën. Shumë herë kinezët vinin prapë me ne për të parë montimin pa qenë teknikët e huaj. Trembeshim nga sabotimet. Atëhere ruajtja nga sabotatorët ishte kryefjala e udhëheqësve shqiptarë.

 

Kur flasim për sabotimet kurrsesi nuk them se pati të tilla.

Jo. Ne ishim shumë vigjilentë, në radhë të parë ruanim veten. Nuk linim të na ikte as presja. E rikontrollonim çdo makineri edhe pas montimit.

Inagurimi

Në 17 shkurt 1967 filloi prodhimi, pra doli superfosfati i parë. U bë një uzinë model, një uzinë me të gjitha parametrat bashkëkohorë. Atë ditë gëzimi ishte i paimagjinueshëm. Gjithë sheshi dhe deri jashtë uzinës ishin mbledhur njerëz pafund. Një gëzim i papërshkruar. Kur e prekëm për herë të parë superfosfatin me duar na u duk si sheqer. Ishte një prodhim shumë cilësor si i të gjitha vendeve më të zhvilluara perëndimore.

Në këtë ditë inagurimi erdhi vetë Mehmet Shehu. Ai kaloi repart më repart dhe takonte të gjithë punëtorët. Ishte hera e parë që e shihnim aq të qeshur. Ecte me hap të nxituar dhe s’linte gjë pa prekur me dorë. Në fjalën e tij ai theksoi se kjo ishte një dhuratë e partisë dhe shokut Enver për popullin e Fierit. “Ju sot keni në duart tuaja një uzinë nga më moderrnet në Evropë. Partia jonë i ka dhënë rëndësi bujqësisë dhe bujqësia pa këtë superfosfat nuk do të japë rezultate të larta” Pas fjalimit të tij duatrokitjet ishin frenetike.

Orientimet e Mehmet Shehut

Kur iku Mehmeti na tha:

Ta mbroni dhe ta doni si shtëpinë tuaj uzinën na tha. Pastaj mori me vete një qese me superfosfat për t’ia çuar Enver Hoxhës. E ngriti lart qesen me nitrat duke na thënë: Kjo qese në darkë do të jetë në duart e udhëheqësit tonë të madh shokut Enver Hoxha.

Si ishin brenda ambientet e  uzinës së superfosfatit?

Për mua ishin farmaci. Çdo gjë shkëlqente, çdo gjë ishte super, e pakrahasueshme. Kishte hapësirë, kishte rregull, kishte punë serioze dhe prodhime shumë cilësore. Kur e shikoj sot më duket sikur më shkulet zemra nga vendi.

Çfarë rëndësie pati azotiku për bujqësinë?Ka pasur rëndësi të jashtzakonshme. Me këtë azotik, me prodhimin e superfosfatit në vend u rrit shumë prodhimi, deri në atë masë sa u sigurua buka në vend. Kjo ishte një arritje e madhe, një arritje e paimagjinuseshme. Nitrati, apo superfosfati patën atë rëndësi që sot nuk mund të imagjinohet.

Ajo prodhonte 340 ton në 24 orë. Pra një rendiment maksimal. Mund të them se ne i plotësonim nevojat e vendit madje dhe eksportonim. Cilësia ishte e tillë saqë komentohej kudo. Të gjithë inxhnjierët thoshin se është një nga uzinat më moderne në Evropë. Ai as mund të krahasohet me prodhimin që sjellim sot nga jashtë. Eshtë si nata me ditën.

Lënda e parë për uzinën.

E para ishte nafta, ajo ishte lënda bazë kryesore. Më vonë nafta meqë kishte më shumë kosto u zëvëndësua me gaz. Punëtorët ishin shumë të përgatitur dhe me shumë përgjegjësi?

Sa punëtorë kishte azotiku në atë kohë?

Kishte plot 1 500 punëtorë. Pra ishin aq shumë saqë kur ndroheshin turnet dukej si një qytet më vete. Në ndërimin e turneve zhurma e makinave, autobuzave bënte që të dridhej dheu. Dua të them se uzina kishte 3 fabrika, azotiku si dhe ureja e parë dhe ureja e dytë. Ishte një vepër komplekse që prodhonte disa lëndë për bujqësinë.

Kur ishte gati uzina 2 e uresë, filluan proceset demokratike dhe ajo ngeli aty përgjysëm. Më vonë çdo gjë u shkatërrua.

Vizita e Enver Hoxhës

Po ka ardhë në vitin 1974. Ishte një ditë e mrekullueshme. Ajo u mbaj mend gjatë në azotik, madje diskurtohet edhe sot. Ishte hera e parë dhe e fundit që ai vinte në azotik. Në uzinë e shoqëronin Sekretari i parë i rrethit dhe Safa Kumbara ishte kryeinxhinjer. Ky i spjegonte çdo gjë. Enver Hoxha na tha duajeni azotikun, sepse mban me bukë Shqipërinë. Këto fjalë bënë që ne të shpërthenim në duartrokitje.