Gëzim Llojdia: Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në Dibër dhe Librazhd ishte 7 ballë, por 8 ballë ishte uniteti

2530
Sigal

Shtatë ballë ishte tërmet, tetë ballë ishte uniteti

Tërmeti i 30 nëntorit të vitit 1967 në Dibër dhe Librazhd

Gëzim Llojdia

Mediumi i kohës ka dhënë këtë njoftim për tërmetin e vitit 1967. Tërmeti i rëndë i ndodhur në 30 nëntor të vitit 1967, në prag dimri në kushte të vështira atmosferike në zonat verilindore të vendit. Çfarë ngjau dhe cila ishte dinamika e atij dimri te egër? Komiteti Qendror dhe Këshilli i Ministrave fillimisht u dërguan një telegram popullsisë së rretheve: Dibër dhe Librazhd. Në dt. 1 dhjetor 1967, Këshilli i Ministrave mori një vendim për të ndihmuar urgjentisht këto rrethe në mënyrë, që Brenda një muaji të zhduken pasojat e tërmetit.

Për këtë qëllim u ngrit edhe një komision shtetëror ,njofton media E KOHES..Mediumi :Drita’ e 3 dhjetorit përcjell këtë njoftim: Për të hetuar gjendjen në rrethin e Peshkopisë shkuan kryetari i kuvendit Haxhi Lleshi, zv.kryeministri Haki Toska, ministri Kadri Hazbiu, si dhe dy zv. ministra Shinasi Dragoti dhe Vera Ngjela. Qeveria e asaj kohë angazhoi si gjithmonë vullnetarët. Menjëherë në të dy rrethet u dërguan 255 specialistë nga ndërmarrjet e ndërtimit u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti: 523 mijë tjegulla, 300 çadra, 1200 m2 pupulit. Vullnetarët e parë ishin: 100 të rinj dhe të reja nga ndërmarrjet e Elbasanit dhe Cërrikut. Në Vlorë u krijua një brigadë me 250 punëtorë dhe specialistë që do të dërgoheshin në të dy rrethet veriore. Nga kryeqyteti u dërguan 300 specialistë dhe mjete.

  1. Ajo që thekson mediumi i kohës është fryma e lartë e entuziazmit të njerëzve e diktuar nga partia në pushtet. Në mes të dhjetorit dy drejtuesit e shtetit komunist Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nisen për në fshatrat e dëmtuara nga tërmeti. Në fshatin Vojnik të Peshkopisë mësohet se riparimi shtëpive kishte ecur me ritme të larta ndërkaq që koha dhe dimri i ftohtë me tufan e dëborë kishte vijuar çdo ditë të asaj beteje. Malësorët e befasuar nga vajtja e udhëheqëseve të shtetit janë shprehur sipas shtypit kështu: Nuk na e priste mendja që në këtë dimër kaq të ftohtë të na vinte një ndihme e tillë e madhe. Kemi edhe këtë lajm nga gazeta e shkrimtarëve sipas korrespodentit Aleks Çaçi: “Udhëheqësit e shtetit komunist hyjnë në shtëpitë e reja të ndërtuara. I zoti i shtëpisë Barjam Muçaj i priti mysafirët me fjalët e zjarrta për Partinë që kujdeset aq shpejt për të shëruar plagët e tërmetit. Në fshatin Burim udhëheqësit e shtetit komunist vizituan shtëpinë e Halim Piku, ku tërmeti i rrëzoi krejt shtëpinë dhe i vrau nipin 8-vjeçar. Shtëpia e tij u ndërtuara nga vullnetarët brenda 7 ditëve. E. Hoxha i thotë Halim Pikut: “U bëftë kyç e liga!”

3.

Poeti Llazar Siliqi shkroi këto vargje për tërmetin.

Në trupin e atdheut na dhëmb çdo plagë

Tërmet

U trand Librazhdi e Dibra.

Gërmadhë e sheh burri shtang shtëpinë e vet,

Në shkollë-pluhur rrënojash përmbi libra.

Përbindëshi i drodh në thellësitë e tokës. të vramë e të gjymtuam si në betejë

Por di shqiptari kryet në kor kob ta ngrejë

Shtrihen gjithçka drejt tij

Duar shokësh….

Poeti i mirënjohur Fatos Arapi shkruan një poemë të titulluar: “Nëpër tërmete”

Thellë dragoi i nëndheshëm lëviz

Nën këmbët tona na ikën

Thua fluturon në erë.

Shih!

Hëna si portollamba në dhomë

Lëkundet e shtrembëron në qiell

Bosht i kurrizit të tokës thyhet, Frikë

Tmerr

Toka tërë plagë, plagë,

Kafshuar në qafë e në kurriz

Qielli, Çati e dyer nga të katër anët hapur

Shtëpi, katandi,gërmadha të kësaj dite të akullt

Vetëm një gjysmë shkolle paska mbetur në këmbë

Fëmijët të fillojnë mësimin

“‘a..b…c “

Nën këmbët tuaja tërmete.

 

Posi fillon ajo kënga e Nazmiut

 

Ky popull me huqe

Këmishën e zezë ta bëka të kuqe…

a b c- në këmbët tuaja tërmete

Po ju s’po lexoni keq fëmijë…

 

Shkrimtari Petro Marko reportazh për shoferët.. V. Q reportazh në rrugët e Dibrës zhurmojnë makina…..

Kënga që aso kohe morri dhenë ishte: 

Shtatë ballë ishte tërmeti

tetë ballë ishte uniteti.