Enver Memishaj: Si vdiq nga torturat në hetuesi Abdul Bani

657
Sigal

 

Si vdiq nga torturat në hetuesi Abdul Bani

 

Enver Memishaj

 

Komunistët vendosën të lanin duart me kundërshtarët e tyre, kështu Sigurimi i Shtetit, me urdhër të Enver Hoxhës kompozoi, krijoi grupe deputetësh që duheshin pushkatuar.

Grupit i parë i deputetëve, gjykohej e dënohej në vitin 1947. Një prej proceseve më mizore dhe më të llahtarshme që ishte parë deri në ato çaste. Gjykata e Lartë me vendimin nr. 187, datë 27. 9. 1947: “…Për veprën e tradhtisë së lartë për rrëzimin e shtetit demokratik shqiptar…” dënoi me vdekje me pushkatim: Selaudin Toto, Irfan Majuni, Enver Sazani, sheh Ibrahim Karbunara, Hysen Shehu, Agathokli Zhitoni, Abdyl Kokoshi, Selim Kokalari, Beqir Çela, Mehmet Prishtina, Paolo Sogioti, Tefik Delialliasi, Pertef Karagjozi, Shefqet Beja, Sulo Klosi. Shumë të tjerë u dënuan me burgime të rënda.

Grupi i dytë i deputetëve u dënua në vitin 1948. Kjo dosje ndonëse shtrihet përtej deputetëve, ka në qendër të saj Riza Danin, politikanin më me përvojë në politikën aktive që në vitet ‘20.

Ky gjyq i deputetëve u zhvillua i mbështetur në një ansambël akuzash që kishin një synim: asgjësimin e tyre nga jeta politike por edhe eleminimin fizik.

Me këtë gjyq përfundon faza e parë e asgjesimit të kundërshtarëve politikë brenda Frontit të cilët paraqitën pikëpamje demokratike perëndimore nëAsamblenë Kushtetonjëse dhe në institucionet që ata drejtuan si, Riza Dani dhe Kostë Boshnjaku.

Procesi ndaj grupit të dytë të deputetëve filloi më 31 dhjetor 1947 dhe u mbyll më 22 janar 1948. Mbahet mend si një proces në të cilin nuk dolën prova dhe se “organizatën” që kishin krijuar të pandehurit, e njohën vetëm në sallën e gjyqit.

Në dallim nga grupi i parë, grupi i dytë nuk u fotografua dhe nuk u incizua.

Nga ky grup:

U dënuan me vdekje dhe u pushkatuan 7 vetë: deputeti Riza Dani, 63 vjeç,nga Shkodra; deputet Faik Shehu,48 vjeç, nga Peshkopia; deputet Islam Radovicka 49 vjeç, kolonel, nga Skrapari; tregëtari Syrja Selfo, 35 vjeç, nga Gjirokastra; mjeku Uan Filipi 47 vjeç, nga Fieri; juristi Hilmi Hysi, 35 vjeç nga Vërzhezha e Skraparit.

U dënuan me burgim të përjetshëm 6 vetë, ndër ta, deputeti komunist Kostandin Boshnjaku, n/kolonel Mestan Ujaniku, qe bujk, kaçak, themelues dhe komandant i çetës “Plakë” të Skraparit, etj. U dënuan me 20 vjet burg 4 vetë dhe 2 vetë me 15 vjet burg.

Shumë vetë nga ky grup vdiqën nga torturat gjatë hetuesisë si PaulinPali, MyzaferPipa, Ferit Hysenbegasi, vëllai i Isuf Hysenbegasit…etj.

Demir Kallarati dhe Mestan Ujaniku vdiqën në burg në vitin 1948 nga torturat çnjerëzore, urija dhe mungesa e barnave. Jurist Hivzi Kokalari do të vdiste në burgun e Burrelit në dhjetor të 1962. Adem Beli u lirua nga burgu më 1954, por nga torturat mbeti sakat, ulok, gjithë jetën.

*       *      *

Duhet theksuar se grupit të deputetëve iu bashkangjiteshin shumë të tjerë që nuk ishin deputetë, pa prova dhe fakte, por pavarësisht pafajsisë së tyre ata do të dënoheshin sëbashku me deputetët,sepse komunistët i konsideronin kundërsharë të rrezikshëm të tyre. Një ndër ta që iu bashkangjit grupit të dytë të deputetëve ishte edhe Abdul Bani ngaVlora.

Abdul Bani ishte roja personale i kolonel Islam Radovickës, ish deputet, vjeç 49. Radovicka kishte lindur në Radovickë të Skraparit dhe banues në Tiranë. Kishte kryer studimet në Akademinë Ushtarake në Itali, bir I një familje të njohur patriotike. Ishte internuar nga pushtuesit italianë në ishullin Ustika sëbashku me të villain Kasemin, ish-deputet në parlamentin e Nolit më 1924. Pas kapitullimit të Italisë, Radovicka arrin në Shqipëri dhe në vitin 1943 inkuadrohet në radhët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, dy here i plagosur gjatë luftës.U gradua si Komandant i Zonës I Operative si dhe Komandant i Divizionit të Tretë, dhe së fundi shefi Seksionit Operativ në Komandën e Përgjithshme, me gradën e kolonelit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Frontit, deputet I Legjislaturës së pare për krahinën e Konispolit. Arrestohet në mars të vitit 1947, dënohet me vdekje, me pushkatim dhe pushkatohet.

Duke qenë se në ngarkim të Radovickës nuk kishte provajuridike, Sigurimi arrestoi edhe rojën personale, Abdul Banin me qëllim që të nxirrte nga ai prova kundër Islam Radovickës.

Abdul Bani kishte marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare që në vitin 1943. U arrestua pa asnjë provë, për t’i nxjerrë ndonjë informacion mbi Islam Radovickën. (“FjalorEnciklopedikiViktimavetëTerroritKomunist”,Tiranë, Vëll. I, A – Ç, f. 151)

Gjatë hetuesisë Abdul Bani u torturua barbarisht, duke mohuar akuzat që i bëheshin ish shefit të tij për tradhëti ndaj atdheut.

Po japim tëplotë informacionin që ka hartuar general PatritHakani me cilësinë e zëvëndësdrejtorit të hetuesisë:

“Sekret” E përherëshme. Tiranë, më 18.8.1971.

Informacion mbi Avdul Beqir Banin

Abdul Beqir Bani, ka lindur në qytetin e Vlorës, nga shtresë e mesme (kasap). Ka marrë pjesë me lëvizjen qysh në fillim të vitit 1943 dhe në shtator të këtij viti, ka dalë partizan pa u shkëputur gjatë gjithë periudhës së luftës.

Pas çlirimit është caktuar roje personale i Islam Radovickës. Ka vdekur në dhomat e paraburgimit në vitin 1947 në Tiranë.

Të dhënat rreth arrestimit dhe vdekjes së tij janë grumbulluar vetëm nga shokët, Stravri Xhara dhe Llambi Peçini ish- hetuesit e tij, dhe dr. Ibrahim Dervishi, që në atë kohë është marrë me kontrollin mjekësor të të paraburgosurve në Tiranë, sepse në arkivat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjykatës së Lartë dhe në atë të Ministrisë së Mbrojtes Popullore, nuk u gjet asnjë material për të.

Në vitin 1947 është arrestuar nga Dega e Sigurimit të Ushtrisë me sa mbahet mend nga hetuesi i tij Stavri Xhara dhe Llambi Peçini, del se bazë për arrestimin e tij ka qenë nevoja për të vërtetuar lidhjet e Islam Radovickës me anëtarët e grupit të deputetëve tradhëtarë.

Nëse ka patuar mateiale në ngarkim të tij para se të arrestohej. Kjo nuk konkretizohej fare.

Gjatë hetuesisë, sipas shokut Stavri Xhara, del se ai ka pranuar se “Islami e kish llafosur për ndryshimin e situatës dhe ndërhyrjen anglo- amerikane në Shqipëri dhe i kish treguar për një organizim që po bëhesh për kundra pushtetit nga elementët e goditur nga pushteti popullor”

Shoku Stavri Xhara nuk e konkretizon në se Abdul Bani të kishte kuptuar që Islam Radovicka  punonte për kundra pushtetit. Po kështu edhe shoku Llambi Peçini pohon se “nuk rezultoi që Abdul Bani të kishte dijeni mbi organizatën etj, veprime armiqsore, veç disa bisedave për pakënaqësi dhe për ndryshimin e situatës që kishte dëgjuar nga Islam Radovicka”.

Doktor Ibrahim Dervishi thotë se kur e ka vizituar si të sëmurë në dhomat e paraburgimit e ka parë që vuante nga plagë të krijuara nga keqtrajtimi e tortura.

Pas vdekjes nuk është vizituar më nga Ibrahim Dervishi.

Në bazë të raportit që lëshuan mjekët, pas vdekjes rezulton se vdekja e tij qe shkaktuar nga TBC (sipas shokut shokut Stavri Xhara).

Duke marrë parasysh aktivitetin e tij të pastër në Luftën Nacionalçlirimtare, pozitën e tij shoqërore dhe përgatiten e tij ideo – politike, si dhe bindjet se nuk ka patur vend për të dyshuar që Abdul Bani të kishte shkas që të vepronte për kundër pushtetit popullor, nga ana tjetër, meqënëse gjatë hetuesisë nuk është provuar asgjë me rëndësi që të formonte krim për veprimtari armiqësore, arrijmë në konkluzionin se:

Abdul Beqir Bani nga Vlora, vdekur në dhomat e paraburgimit në Tiranë në vitin 1947, nuk duhet të konsiderohet element armik. ZV. DREJTORI/PetritHakani/

Pas leximit të këtij materiali na lind pyetja se përse u bënë këto hetime dhe u përgatit ky informacion? Përgjiegjen e kësaj pyetje e marrim nga një shënim me dorë që është bërë në fund të informacionit: “Ky informacion u bë me porosi të shokut Ministër, i cili do ta dërgojë në destinacionin e kërkuar. Nuri Çakërri, 1.9.1971”

Po cili ishte destinacionin i kërkuar?

Edhe përgjigjen e kësaj pyetje e marrim vesh nga një shënim me dorë: “ 1. Shokut Leka Shkurti në K të PPSh, me shënimin bashkangjitur, një shënim I shokut Stavri Xhara dhe një I Nuri Çakërrit.  2. Në arkiv të MPB Dosjen e Islam Radovickës”.

 

Ja dhe shënimi i Nuri Çakërrit:

Shoku Stavri Xhara u pyet se kush ka qenë doktori që e ka vizituar para dhe mbas vdekjes. U përgjigj me nervozizëm që nuk e mbaj mend mbas 27 vjetësh!

Shoku Nesti Saraçi u pyet dhe tha që për Avdul Banin, rreth vdekjes së tij, nuk di gjë, sepse ia dorëzova Stavri Xharës, para dy javëve se ai të vdiste.

Shoku Ibrahim Dervishi u pyet dhe i kujtohej mirë Avdul Bani. Tha se gjatë kohës në hetuesi e ka vizituar si gjithë të tjerët. Gjendja fizike e tij ka qenë e dobët, ka qenë i vrarë me plagë nga torturat e asaj kohe. Nuk i kujtohej ndonjë diagnozë sëmundje, sepse ata vetëm vizitoheshin, nuk u bëheshin analiza mjekësore. Mbasi ka vdekur nuk e ka vizituar, d.m.th. e ka vizituar të gjallë, dhe jo të vdekur. Tiranë, më 29.6.1971   Nuri Çakërri”

Më tutje Nuri Çakërri shënon me shkrim dore: “Me porosi të shokut Feçor dhënë nëpërmjet shokut Pilo, ky informacion iu dërgua Komitetit Qendror  të PPSH, shokut Leka Shkurti, pa firmë dhe pa konkluzion që jep zv. drejtori sh. Petrit Hakani. Nuri Çakërri. 3.9.71”

Siç del nga ky shënim i Nuri Çakërrit, Komitetit Qendror i janë dërguar dy informacione nga dy organe të ndryshme të Ministrisë së Brendëshme. (Arkivi M.P.B.)

Për fundin tragjik të Abdul Banit ka botuar një dokument edhe Dashnor Kaloçi: “Që nga nëntori i vitit 1948-të kur Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Koçi Xoxes në Kongresin e parë të PKSH-së e në muajit në vijim, deri sa ai doli në gjyq, në majin e vitit 1949-të, me porosi direkt të Enverit, nga Ministria e Brendëshme dhe kryesisht Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, u morrën një numër i madh dosjesh sekrete të cilat u dërguan në kabinetin e tij, në Komitetin Qëndror të PKSH-së.

Në ato dosje që i përkisnin një periudhe kohore katër vjeçare (1945-1948) kishte dokumente me proces-verbale, relacione, raporte, informacione, letra të ndryshme etj, të cilat kishin të bënin kryesisht me veprimtarinë dhe punën e ish-Ministrit të Brendshëm, gjeneral-leitnant, Koçi Xoxes, i cili ndodhej në procesin hetimor në qelitë e Burgut të vjetër të Tiranës…

Abdyl Bani, nga Vlora i cili ka qenë prapa Islam Radovickës. Asht arrestue me qëllim që të nxirrej diçka rreth aktivitetit të Islamit, si dhe për shkak se implikohej në procesin e hajdutit Adem Çoku si nxitës i këtij për vjedhje dhe arratisje.

Gjatë hetuesisë nuk ka deponuar asgjë, qoftë për Islamin, dhe qoftë për Ademin dhe, as për veten e tij, sado që është torturuar nga një ish-kapterr dhe mbajtje në presion (pa gjumë, pa bukë, në këmbë nga një n/toger). Mbas një dite që është torturuar nga kapterri, ka vdek. Simbas raportit që ka lëshue dr. Ibrahim Dervishi, rezulton se ky ka qenë TBC në shkallën e fundit e, sigurisht për vdekjen, ja kanë shpejtuar torturat e jeta e keqe në birucë. Po atë natë (natën pa e parë njeri, asht varros nga toger Zydi Aga në bregun e lumit ku varroseshin armiqtë e popullit. Kufoma para se të varrosej nuk ka qenë dërgue në garnizon, siç thuhet në letër. Vendin ekzakt të varrimit të tij, e di toger Zydi Aga.

Në lidhje me çështjen e këtij, kapiten i I-rë Stavri Xhara, mbas Kongresit të I-rë të PKSh, ka përpiluar një relacion të hollësishëm, i cili u paraqit ose në Komitetin Qendror ose në Prokurorinë Ushtarake. Major (Zymer Jerina)

Shoku Tuk! Po ju dërgoj informatën që i kini kërkuar kol. Kadriut me anën e sekretarit. Ndoshta s’janë të plota, por tash për tash, këto kemi.22.12.’49”.(Dashnor Kaloçi, gazeta “TemA”Tiranë, dt.18 gusht 2018)

Sidoqoftë, ky artikull vlen për të konfirmuar një krim më shumë të regjimit komunist, vlen për familjarët, të cilët kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe të kërkojnë dëmshpërblim moral dhe material, se po kërkojnë në Amerikë dëmshpërblim, për skllevërit e vitit 1700