Dr. Shk. Arqile Veshi*/ Sot, 72 vjet nga krijimi i Prapavijës së Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare,

923
Populli shqiptar ka luftuar në shekuj dhe për forcat e armatosura ka patur edhe prapavijën e vet, por partia Komuniste Shqiptare, gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, organizimin e prapavijës dhe sigurimin material-shëndetësor të ushtrisë partizane, i vlerësoi si domosdoshmëri objektive, pa të cilat nuk mund të zhvillohej me sukses lufta jonë e armatosur për Çlirimin e Atdheut. Për këtë qëllim Shtabi i Përgjithshëm, në qarkoren e lëshuar për organizimin e UNÇSH qysh më 10 Prill 1943, theksonte: “Afër shtabit të zonës duhet të jetë intedena e shtabit të zonës, e cila do të kujdeset për ushqim e veshmbathje të ushtrisë së zonës përkatëse”. Bazuar në këtë dokument u vendos që data e 10 Prillit 1943 të caktohet si dita e shërbimit të prapavijës së Ushtrisë. Shtabi i Përgjithshëm, Organizimin e prapavijës e bëri në përputhje me fazat e zhvillimit të luftës e të rritjes së ushtrisë dhe ju vu detyra për sigurimin e forcave partizane të UNÇ me mjete të ndryshme materiale, shërimin e partizanëve të plagosur e të sëmurë, transportimi i mjeteve material etj, detyrë e cila nuk mund të realizohej pa përcaktuar një strukturë organizative të shërbimeve të prapavijës. Kjo strukturë, si pjesë përbërëse e ndërtimit organizativ të UNÇSH u krijua dhe u përsos vazhdimisht në përputhje me fazat e zhvillimit të kryengritjes së armatosur e të krijimit dhe përsosjes organizative të reparteve e njësive partizane.
Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, më 10 korrik 1943 i cili përqëndroi në duart e veta udhëheqjen strategjike dhe operative të forcave partizane në të gjithë vendin, në krahina u krijuan shtabet e qarqeve dhe shtabet e zonave operative dhe më 15 gusht 1943 u kalua në formimin e brigadave sulmuese që përkon me krijimin e BrIS pranë të cilave u caktuan edhe kuadro të rëndësishëm për drejtimin e intedencës siç ishte Aleks Verli i cili në krijimin e BrIS, D1S dhe korpoarmatës së parë të ushtrisë kreu detyrën e itendentit, ndërsa pas çlirimit në qershor 1945 emërohet zëvendës ministër dhe Drejtori i Drejtorisë së Prapavijsës së ushtrisë. Në këtë periudhë, pranë Shtabit të Përgjithshëm u organizua komisariati ekonomik dhe seksioni i shëndetësisë në krye të të cilit sipas dëshmitarit okular Z. Maqo Zoto, u vendos Isuf Kambo nga Bilishti, ndërsa itendet për kompaninë e Shtabit të Përgjithshëm u vendos Llambi Shkodrani. Zona Operative dhe shtabet e qarqeve kishin intedencat e tyre, shërbimin shëndetësor, depot e ndryshme material, punëtori, intedencë, spitale etj. ndërsa në çdo shtab grupi e batalioni partizan kishte itendencën dhe shërbimin shëndetësor përkatës. Në muajin Gusht 1943, me urdhërin Nr. 24 të Shtabit të Përgjithsëm në tokat e çliruara, organizohet pushteti ushtarak i prapavijës të UNÇSH, i cili përbëhej nga komanndat e qarkut dhe organet zbatuese që ishin komandant e vendit. Komandat e qarqeve vareshin prej shtabeve të zonave dhe kishin detyrë sigurimin me ushqim dhe strehim të trupave operative dhe të organeve ushtarake të prapavijave; organizimin dhe drejtimin e punëtorive dhe depove ushtarake; organizimin e institucioneve shëndetësore dhe drejtimin e tyre, sigurimin e mjeteve të transportit për trupat dhe për materialet; bashkëpunimin me këshillat nacionalçlirimtare dhe përkujdesjen për zbatimin e vendimeve të tyre. Në zbatim të vendimeve të Kongresit të Përmetit, u morën masa të rëndësishme për të përsosur më tej organizimin e gjithanshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, si një ushtri e rregullt e shtetit të ri shqiptar. Hap i rëndësishëm, u bë edhe në përsosje e mëtejshme të shërbimeve të ndryshme të prapavijës, shëndetësisë si dhe në organizimin e pushtetit ushtarak të prapavijave. Kështu, pranë Shtabit të Përgjithshëm u krijua Drejtoria Ekonomike si hallka më e lartë ekonomike e ushtrisë, jepte urdhra dhe udhëzime nëpërmjet të cilave rregulloheshin të gjitha veprimet, për furnizimin e ushtrisë me të gjitha nevojat jetësore, si: ushqim, veshmbathje, lëndë djegëse, mjete monetare, etj. Drejtoria përbëhej prej seksionit të përgjithshëm, material dhe financiar. Kjo strukturë organizative e shërbimit të prapavijës u siguroi formacioneve Ushtarake nevojat me ushqim, veshmbathje, e materiale të tjera luftarake, si dhe sigurimin shëndetësor të tyre. Shtabi studio dhe zgjidhi me mjeshtëri edhe problemet e sigurimit me armatim e municion e mjete materiale të UNÇSH-së, duke u bazuar kryesisht në parimin e mbështetjes në forcat e veta. Nisur nga kjo nuk u priti sa të siguronte armët, municionet, fondet, etj, pastaj të fillonte luftën e armatosur gjë e cila do e çonte vendin në disfatë, por u hodh menjëherë në luftë me besim e vendosmëri se në luftë e sipër do të siguronte gjithçka lipsej për kryengritjen e armatosur. Zgjidhja origjinale e këtyre problemeve vërtetohet nga shumë dokumente, të Shtabit e të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, si dhe në masat praktike që u zbatuan gjatë procesit të zhvillimit të luftës. Populli ynë u bë burimi kryesor për furnizimin e njësive e reparteve partizane, për këtë në direktivën e lëshuar në muajin Mars 1942, ndër të tjera thuhet: “….të mblidhen nëpërmjet këshillave nacionalçlirimtare ndihma në çdo gjë, misër, grurë, vaj, gjalpë, lesh, çorape, para, bagëti, etj. dhe populli të bindet politikisht që të japë sa më shumë që të jetë e mundur për ne që jemi ushtria e popullit, dhe si e tillë populli të na mbajë. Në zbatim të kësaj directive flet fakti shumë sinjikativ kur Raqi Qirinxhi si itendent i Qarkut të Korçës, shkoi në Devoll pas korrjeve të vitit 1943 dhe fshatarët i afruan qindar kuintalë bereqet falas për ushtrinë Nacional Çlirimtare. Pra pa ndihmën, e përkrahjen e pakursyer të popullit, nuk mund të organizohej lufta partizane, ndërsa për furnizimin e partizanëve me armë e municione, si para dhe pas krijimit të Shtabit të Përgjtihshëm e deri në fund të luftës, mbeti armiku, dhe depot e tij, si dhe armatimi i grumbulluar nga çarmatimi i forcave reaksionare dhe i elemenetëve me qëndrim armiqësor ndaj LANÇ-it. Shtabi i Përgjithshëm në ecurinë e zhvillimit të luftës së armatosur, është përkujdesur edhe për krijimin e rezervave të nevojshme në veshmbathje, municion e sidomos në ushqime. Duke cilësuar rëndësinë e këtyre rezervave, janë dhenë udhëzime, që depot e këtyre materialeve të vendoseshin në vende e baza të sigurta, në mënyrë që mallrat të mos bjerë në dorë të armikut, dhe në rast zbulimi, ai do të transportohej në vise të çliruara ose të fshihej në mënyrë që të mos humbiste apo të dëmtohej. Në fillim dimri të vitit 1944 Komanda e Përgjithshme, lëshoi urdhërin Nr. 280, drejtuar komandanve të Zonës së Parë Operative, të Qarkut të Korçës dhe Qarkut të Beratit, të cilin theksohej që me afrimin e stinës së vjeshtës e të dimrit duhet të mendojmë për sigurimin e ushqimit e të veshmbathjes të ushtrisë sonë. Në bazë të këtyre urdhërave u krijuan një rrjet i gjërë deposh me material sidomos me ushqime, veshmbathje e punëtori të ndryshme, në të gjitha zonat e çliruara si në Pezë, Kurvelesh, Zagorie, Opar, Panarit, Voskopojë, Staraveckë, Backë, Dumre, Çermenikë dhe Bizë etj.
Kujdes i veçantë gjatë LANÇ-it u tregua edhe për organizimin e shërbimit shëndetësor në hallkat e ndryshme të organizimit të reparteve e njësive të UNÇSh. Sipas urdhrave të SHtabit të Përgjithshëm u krijuan graduliasht edhe një rrjet i gjerë spitalesh partizane që vareshin nga njësite operuese (brigadat, divizionet, korparmatat) si dhe nga organet e pushtetit ushtarak. Spitale të tilla u ngritën në Vlush, në Gusmar, në Leshnicë, në Zagori, në Nikollarë, në Pezë, në Zerqan, në Shëngjergj etj. Ato udhëzonte Shtabi i Përgjithshëm, – të vendosen në zonat e lira dhe të tregohet kujdes që të vendosen në bazat më të sigurta të pajisen me shtretër, me barnat dhe me personelin e duhur, tu sigurohet ushqimi më i mirë i mundshëm. 
Ushtria jonë Antifashiste Nacional Çlirimtare, vepër monumentale e Partisë Komuniste Shqiptare dhe e Shtabit të Përgjithshëm e edukuar dhe e kalitur me virtytet më të mira të popullit, megjithëse populli nuk kurseu asgjë për të, asaj iu desh të përballojë vështirësi e sakrifica të mëdha për kryerjen e detyrave dhe për sigurimin e me ushqim, veshmbathje, me disa medikamente e material luftarake. Por ajo, si ushtri e dalë nga gjiri i popullit, ishte plotësisht e ndërgjegjshme për mungesat dhe vështirësitë që populli kishte, pasi ai ndau edhe kafshatën e gojës me partizanët, të cilët i siguruan lirinë e ëndërruar në shekuj, çlirimin e vendit nga pushtuesit Nazifashitë.
*Ish- Drejtor i Drejtorisë së Prapavijës të Ushtrisë
Sigal