Dr. Gëzim Shima: Si i mblodha me biçikletë firmat për krijimin e Partisë Demokratike

866
Sigal

INTERVISTA/ Flet Dr. Gëzim Shima, inxhinier gjeolog, ish- kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare

  -vijon nga dje-

Nga ekspeditat në këtë Ndërmarrje çfarë do të veçoje?

Në vitin 1987 zbulova Liqenin e dhive afër Selishtës, në Bulqizë. Këtu zbulova krom me përmbajtje mbi 45 %. Ishte hera e parë që zbulohej një mineral kaq i pasur i kromit. Vazhdoja me gjeofizikën. Ky mineral ishte i pasur që në sipërfaqe. Më vonë donin të ma  hiqnin këtë meritë, pasi thanë që ky mineral nuk është aq i pasur, pasi sa vjen dhe ulet përqindja. Nuk ishte e vërtetë. Kromi nuk polarizohet si bakri dhe në literaturë botërore kështu njihet se sa më thellë ruhet pasurimi. Këtu filluan menjëherë punimet, ç’pimet. Në vitin 1988 filloi shfrytëzimi në gjatësinë 100 metra dhe në thellësi 5 metra.  Ahere kromi kërkohej shumë. Në atë kohë më dhanë një dekoratë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

  Ku ishit në fillimet e zhvillimeve demokratike?

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf