Dosier/ Shqipëria dhe operacionet luftarake në mal në luftën italo-greke

920
Sigal


-Në 16 gusht 1939 Pietro Badoglion, pregatiti një plan
lufte kundër Greqisë dhe
Jugosllavisë.

Prof. Asoc. Bernard Zotaj

-Badoglio thirri me urgjencë në Romë komandantin e trupave
italiane në Shqipëri, gjeneralin
Alfredo Guxoni, për të përgatitur projektin

– Takimi sekret i gjenerali Alberto Pariani, nënsekretar i shtetit për
luftën gjenerali Ubaldo Soddu, gjeneral Guxoni

– Në këtë mbledhje u konkretizua plani i pushtimit
të Greqisë, në të cilin
ndër të tjera parashikohej: përdorimi i 6 korparmatave, gjithsej 18 divizione

Në mes të viteve 1930 qeveria greke përpunoi një
projekt armatimi dhe modernizimi të ushtrisë. – Në vitin 1936 Metaksaja nuk
ishte parimisht dakord me këtë politikë armatimi

– Në vitin 1939
ushtria greke përbëhej nga 5 korparmata, në të cilat ishin inkuadruar 14
divizione këmbësorie dhe një divizion kavalerie

Njohja dhe studimi i kësaj
lufte

Lufta Italo-Greke 1940-1941 është një luftë e cila u krye në territor
shqiptar. Terreni ku u zhvillua lufta ishte tërësisht malor. Njohja dhe studimi
i kësaj lufte ka vlera njohëse dhe formuese në aspektin ushtarak ku shfaqen
tipare dhe karakteristika të operacioneve luftarake në mal. Operacionet
luftarake në mal janë të hershëm ndaj dhe studiohen prej strategëve,
historianëve apo mendimtarëve ushtarakë. Në aspektin ushtarak shkrimi përmban
një problematikë të caktuar dhe të kohës. Vitet e fundit trajtimi i saj është
kthyer në një debat të gjerë, ku vëmendja duhet përqendruar dhe trajtuar vetëm
në aspektin ushtarak dhe jo politik. Sa për ushtarët grekë të rënë në
territorin shqiptar, e që luftonin kundra italisë fashiste, duhet të kthehen
dhe të prehen në tokën e tyre në Greqi. Çdo ushtri fitimtare, sidomos ushtria
greke në këtë rast, e që ishte në kufi me vendin tonë, ushtarët e vrarë dhe të
rënët në luftë, sipas ligjit të luftës i tërheq dhe i varros me ceremoni në tokën
e vet. Sot pretendimet greke janë politike dhe jo ushtarake. Duke analizua
tiparet e kësaj lufte dhe rëndësinë e saj, vërehet se kjo luftë u zhvillua në
tokë shqiptare, në një terren, i cili është po ai që ka qenë në atë kohë dhe
nuk ka ndryshuar. Njohja e zhvillimit të operacioneve luftarake, si dhe
përfundimet e dala nga kjo luftë, përmbajnë vlera që duhet t’i njohë çdo ushtarak
e civil, pavarësisht nga niveli që ai përfaqëson. Nisur nga përvoja e historiografisë
ushtarake botërore, por dhe e vendeve të NATO-s, ku çdo betejë apo luftë,
pavarësisht nga karakteri që ka pasur ajo, studiohet me imtësi. Trajtimi i
kësaj lufte është me rëndësi dhe duhet të preket, nuk duhet lënë në harresë. Një
çështje me rëndësi është dhe pjesëmarrja e forcave shqiptare nën flamurin
italian në këtë luftë.

Përgatitja e agresionit italian

Gadishulli i Ballkanit ka qenë gjithmonë një objekt lakmie
e
shfrytëzimi
për
shtetet e bllokut fashist. Kjo
shpjegohet nga ekzistenca e burimeve
pasura
natyrore dhe nga pozita e tij strategjike
Evropën Juglindore dhe Mesdhe. Në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, një interesim të veçantë për
vendet ballkanike
ka treguar fashizmi italian, i cli u përpoq që, me çdo kusht, të vendoste sundimin e tij në këto vende.
Poltika pushtuese dhe grabitqare e fashistëve
italiane ndaj Ballkanit
u forcua shumë sidomos pas
ardhjes në fuqi të fashizmit në Itali në vitin 1922. Megjithëse ekzistonin
kontradikta
midis shteteve të mëdha imperialiste,
në lidhje
me sundimin e tyre në gadishullin e Ballkanit, duke përfshirë edhe kontradiktat midis Gjermanisë dhe Italisë, qeveria fashiste italiane, duke shfrytëzuar situatën e favorshme, që u krijua për
Italinë më 1938-1939 pas mbledhjes së Munihut dhe politikën e mosndërhyrjes të
qarqeve drejtuese të Anglisë dhe Francës, në 7
prill 1939 sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë. Në këtë mënyrë, ajo krijoi një plasdarm me rëndësi
strategjike në pjesën jugperëndimore të gadishullit të Ballkanit. Musolini
vendosi të realizojë ëndrrat e imperialistëve italianë dhe u përgatit për të
sulmuar Greqinë dhe Jugosllavinë.

Menjëherë, pas pushtimit të
Shqipërisë

Menjëherë, pas
pushtimit të Shqipërisë,
Musolini hartoi planet për realizimin e qëllimeve të tij grabitqare.
Në 16 gusht 1939 urdhëroi verbalisht shefin e shtatmadhorisë së përgjithshme mareshalin
e Italisë
Pietro Badoglion, për të përgatitur një plan
lufte kundër Greqisë dhe
Jugosllavisë.
Badoglion thirri me urgjencë në Romë komandantin e trupave
italiane në Shqipëri, gjeneralin
Alfredo Guxoni, për të përgatitur projektin e
këtij plani brenda tri ditëve. Pas kësaj u bë një mbledhje, në të cilën morën
pjesë nënsekretari për çështjet e luftës dhe shefi i shtatmadhorisë së
ushtrisë, gjenerali
Alberto Pariani, nënsekretar i shtetit për luftën
gjenerali Ubaldo Soddu, gjeneral Guoxni, etj. Në këtë
mbledhje
u konkretizua plani i pushtimit
Greqisë, në të cilin ndër të tjera parashikohej: përdorimi i 6 korparmatave,
gjithsej 18 divizione dhe reparte të tjera autonome; objektivat që duheshin
arritur: Selaniku dhe më vonë Athina, duke përdorur në këtë drejtim 4
korparmata, gjithsej 12 divizione; përdorimi i 1 korparmate
me 3 divizione
drejtim të Janinës për të siguruar krahët dhe rrugët e komunikacionit të
grupimit kryesor; përdorimi i 1 korparmate
me 3 divizione,
për të mbuluar kufirin
shqiptaro-jugosllav. 
Sipas këtij plani,
të gjitha trupat duhet të
ishin në Shqipëri në fillim të pranverës së vitit 1940
(duke
llogaritur që për
transportimin e një divizioni nga
Italia në Shqipëri dhe transferimin e tij në kufirin grek,
nevojitej një muaj). Trupat shqiptare, të cilat, sipas komandës
italiane, konsideroheshin
jo besnike,
duheshin të transferoheshin të gjitha në Itali, ndërsa në Shqipëri duhej të fillonin
punimet për ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve automobilistike.
Pushtimi i Evropës Perëndimore nga Gjermania naziste, nxiti më tej
fashistët italianë të shpejtojnë planet e tyre në Ballkan. Me pushtimin e Shqipërisë
dhe përgatitjen e saj si një kryeurë me rëndësi strategjike për t’i shtirë
veprimet luftarake drejt vendeve të tjera të Ballkanit, më 28.10.1940 italia
fashiste kaloi në agresion kundër Greqisë.

 

Gjendja dhe potenciali
ushtarak grek

 

Agresioni
italian nuk përbënte ndonjë surprizë për Greqinë. Kishte kohë që kjo gjë ishte
“nuhatur” prej tyre. Në fakt për të kuptuar qëllimet e qeverisë fashiste nuk
ishte e vështirë sepse incidentet e provokuar nga italianët ishin të shumtë.
Ndonëse plani i sulmit ndaj Greqisë ishte një lajm i klasifikuar, pala greke
dispononte informata të mjaftueshme mbi këtë plan. Në datën 23 tetor, pra vetëm
tetë ditë para fillimit të sulmit, ambasadori grek në Romë njoftoi qeverinë e
tij se nga data 25-28 tetor mund të ndodhte sulmi i pritshëm. Para se të vemi
tek planet operative të ushtrisë greke, së pari të skicojmë shkurt gjendjen dhe
potencialin ushtarak grek në tetor të vitit 1940. Në mes të viteve 1930 qeveria
greke përpunoi një projekt armatimi dhe modernizimi të ushtrisë. Kjo fazë
modernizimi duhej të mbyllej në vitin 1944. Në vitin 1936 Metaksaja nuk ishte
parimisht dakord me këtë politikë armatimi, kështu që ky projekt nuk u zbatua
në mënyrë rigoroze. Në të njëjtën kohë qeveria e Metaksasë kërkonte të
realizonte synimet e parealizuara me të gjitha mjetet që kishte në dispozicion.
Kështu që në vitin 1937 u deklarua në mënyrë pompoze, që programi i vitit 1935
ishte realizuar në të gjitha përmasat e tij. Sigurisht që ky deklarim ishte
tepër jo realist, por gjithashtu duhet theksuar që ushtria greke arriti brenda
një kohe të shkurtër të rriste si gatishmërinë ashtu edhe forcën luftarake. Në
vitin 1939 ushtria greke përbëhej nga 5 korparmata, në të cilat ishin
inkuadruar 14 divizione këmbësorie dhe një divizion kavalerie. Korparmatat
ishin të përqendruara në zonën e Athinës, Larisës, Selanikut, Kavallës dhe
Aleksandropulit. Mbrojtja e kufirit greko-shqiptar ishte detyrë e Korpusit të
II, pra atij të Larisës, si edhe e Divizionit 8 të Këmbësorisë me vendkomandë
në Janinë. Ndërmjet Shqipërisë dhe në Veri të Epirit nuk qëndronte ndonjë
barrierë gjeografike, por pranë kufirit shqiptar, në Jugperëndim, gjendet lumi
i Kallamasit. Ky lumë përbënte në periudhën me reshje të vitit një pengesë
serioze natyre që mund të kalohej vetëm në disa vende të pakta. Sidomos bregu i
tij i majtë, tepër i pjerrët, favorizonte organizimin e një mbrojte të
qëndrueshme. Ndërtimi i pozicioneve mbrojtëse në brigjet e Kallamasit lejonte
në të njëjtën kohë përqendrimin e më tepër trupave në territorin grek në kufi
me Korçën, ku pritej edhe goditja italiane kryesore. Duke u bazuar mbi mendimet
e reja operative të shtatorit 1939 u planëzua krijimi i një vije tjetër
mbrojtëse. Ky brez apo vijë mbrojtëse, kalonte përgjatë bregut të majtë të
lumit Kallamas, Eleja, maleve Gamila, Smolika, Stavros, Psoriarika, Flaciata
dhe malit Vormba. Kjo vijë u përgatit 15-20 km larg kufirit shqiptar dhe
mbështetej në pjerrësitë dhe kurrizet e maleve të larta Vermion, Smolika,
Gamila dhe në rajonin e fortifikuar Eleja. Qëndrueshmëria e saj përforcohej dhe
nga lumenjtë Vjosë dhe Kallamas, si dhe nga përrenjtë e shumtë dhe rrjedhjet
malore që kalonin përpara pozicioneve të fortifikuara.

 

Qëndrimi
i popullit shqiptar gjatë Luftës Italo-Greke

 

Autori italian Bartolini ka shkruar se prania e reparteve
shqiptare brenda njësive tna ishte e diktuar kryesisht nga planet politike dhe
jo nga nevojat ushtarake. Më tej vazhdon, gjatë agresionit ndaj Greqisë,
shqiptarët p asnjë dëshirë për të luftuar, duke e konsideruar këtë luftë, si
një çështje që nuk lidhej me asnjë interes të tyre, por thjesht në interesin e
të huajve. Lufta italo-greke e viteve 1940-1941, pati brenda një faktor të
rëndësishëm, atë shqiptar. E filluar dhe e zhvilluar kryesisht në terrenin e
Shqipërisë juglindore, Shqipëria dhe populli shqiptar patën ndikimin e vet në
përgatitjen, zhvillimin dhe rezultatet e kësaj lufte, në të mirë të popullit
grek. Ushtria greke u ndodh në një mjedis miqësor jo vetëm gjatë zhvillimit të
veprimeve luftarake në truallin e saj, por edhe kur ato u transferuan në tokën
shqiptare. Udhëheqja italiane gaboi rëndë në vlerësimin e gjendjes në Shqipëri
dhe veproi për të përdorur shqiptarët për interesat e veta grabitqare. Populli
tregoi pjekuri e maturi, mbështeti me të gjitha mënyrat luftën e drejtë të
popullit grek. Ai i nxori pengesa të mëdha qeverisë fashiste italiane e
ushtrisë së saj pushtuese, duke sabotuar e duke shkaktuar dështimin e planit
fashist të mobilizimit ushtarak e civil të shqiptarëve për t’i hedhur në luftë
kundër popullit grek.

 

Dezertimi
i batalioneve të ushtrisë shqiptare

Shprehja më e lartë dhe ndihma më e drejt për drejtë ndaj
veprimtarisë së ushtrisë greke ishte dezertimi i batalioneve të ushtrisë
shqiptare nga fronti. Dezertuan tërësisht batalionet “Tomorri” dhe “Taraboshi”,
duke ndikuar në suksesin e mësymjes së formacioneve ushtarake greke në sektorët
përkatës. Dezertimet përfshinë edhe efektivat e batalioneve të tjera si
rrjedhojë e propagandës antifashiste që bëhej nëpër fshatra në zonat e përqendrimit
të formacioneve shqiptare. Kjo e detyroi komandën italiane që efektivat e
këtyre formacioneve t’i tërhiqte nga fronti dhe t’i mbyllte në kampin e
përqëndrimit në Shijak. Këto dezertime jo vetëm krijuan çrregullime në vijat e
frontit të ushtrisë italiane dhe e dobësuan aftësinë luftarake të saj, por
siguruan edhe forcë njerëzore luftarake që mbushte çetat e armatosura që po
krijoheshin dhe po e intensifikonin veprimtarinë luftarake. Një grup prej 200
luftëtarësh luftonte kundër ushtrisë italiane në malin e Trebeshinës, një grup
tjetër kryente goditje në Tomorricë. Numri i konsiderueshëm i ushtarëve
dezertorë që jetojnë maleve, thuhet në një dokument të armikut, krijon një
gjendje shumë të vështirë. Atyre u është dhënë urdhër të kryejnë akte sabotazhesh
në vijat e komunikacionit kundër ushtrive italiane, veçanërisht në afërsi të
porteve të Durrësit dhe të Shëngjinit. Mjaft e dobishme ishte edhe ndihma që
dha popullsia shqiptare në prapavijat e ushtrisë greke. Me qindra ishin
ushtarët grekë që i shpëtuan vdekjes nga plagët e nga ngricat si rrjedhojë e
strehimit dhe e përkujdesjes së familjeve shqiptare në kushtet e vështira
klimaterike të dimrit të vitit 1940-1941. Shqiptarët dhe pse të varfër ndihmuan
në furnizimin e ushtrisë greke duke lehtësuar pjesërisht vështirësitë e
logjistikës së saj e cila në mjaft raste kishte mbetur mbrapa formacioneve
luftarake që kishin depërtuar rreth 100-150 km në territorin shqiptar. Një ndihmë
efektive dhanë banorët duke i orientuar komandat dhe repartet ushtarake me
terrenin, duke shërbyer si udhërrëfyes në kalimin e grykave dhe shtigjeve
malore etj. E gjithë kjo veprimatri dëshmon qartë për qëndrimin e vërtetë dhe
ndihmesën e pamohueshme të popullit shqiptar ndaj luftës së popullit e ushtrisë
greke gjatë viteve 1940-1941 kundër të njëjtit armik.
Udhëheqja politiko-ushtarake fashiste është detyruar të
pohojë se reagimi i popullit shqiptar i shkaktoi vështirësi të mëdha ushtrisë
italiane. Në një letër që Musolini i dërgonte Hitlerit në dhjetor 1940
shkruante se “një nga shkaqet e disfatave të ushtrive italine në frontin grek
ishte tradhtia pothuajse e përgjithshme e forcave shqiptare, të cilat ngritën
krye kundër trupave tona”. Marshalli italian Badoglion në kujtimet e tij pohon
se “bandat dhe trupat shqiptare që bënin pjesë në divizionet tona na tradhtuan
duke bërë sabotazh”.
Ndërsa gjenerali nazist Kurt von Tippelskirch në librin e
tij “Historia e Luftës së Dytë Botërore” shkruan: “…mbas kalimit të frontit
repartet shqiptare nuk pranuan të luftonin. Ato organizuan revolta, diversione
ose kaluan nga ana e grekëve, kështu që italianët mbeturinat e tyre u detyruan
t’i hiqnin nga fronti dhe t’i çarmatosnin”.