-Vendimi gjyqësor për djalin e Palortose dhe pushkatimi me urdhër te Enverit.
-Si e hodhën në një varr me katër të tjerë në një gropë në Berat dhe si e gjetën në vitin 1993, kafkën e kokës së tij të prerë, disa metra më tutje.
-Takimi i fundit i Enver Hoxhës me kushëririn në shtëpinë e Bahri Omarit në Tiranë. Ja ç’farë shkruan Enveri për Abaz Omarin në librin “Kur hidheshin themelet”.
-Si qeveria shqiptare e asaj kohe, Enverit i preu bursën për në Universitetin e Parisit, se për 6 muaj s’kishte marrë asnjë provim.
-Përse Enver Hoxha s’e prriti motrën e tij, Fahrien, për t’i kërkuar faljen e jetës së kushëririt, Abaz Omarit?
Motra e Enverit vajti që të ndërhynte tek Enveri , ku banonte në Bllok, në Tiranë. Enveri e priti keq që në fillim. Në Tiranë vajti edhe Mërkuri, vëllai i Abazit. S’hapën asnjë muhabet për punën e Abazit ngaqë Enveri i priti ftohtë. Në një moment, Enveri i’u drejtua Mërkurit:” Hë,mo ballist!”Si i ke punët? Sikur të kam lexuar emrin në gazetë?Mërkuri heshti dhe s’donte t’i hidhte më shumë “benzinë” bisedës me të. Në atë çast, në dhomën ku rrinte Enver Hoxha, hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të.
Abaz Omari Enverin e kishte kushëri. Ata të dy s’do t’i bashkonte vetëm fëmijëria aty në lagjen “Palorto” të Gjirokastrës, në krye të “Sokakut të të Marrëve”, ku loznin e argëtoheshin, ku shaheshin e duheshin , por do t’i bashkonte edhe Parisi, ku këta vajtën të vazhdonin studimet e larta . Si shokë të një moshe , i afronte edhe gjaku, ndaj ata i shihje përherë bashkë në shkollën e qytetit të gurtë , nëpër rrugët e kalldrëmta dhe nëpër ambjentet, që mblidhnin shumë fëmijë për të luajtur. Kjo dashuri mes tyre dhe ky afrimitet i përket vetëm të kaluarës, se më pas ata do të prishnin “Ekuilibrat” dhe do t’a shihnin njeri – tjetrin me xhelozi, dhe nga kushëri e shok fëmijërie , do të bëheshin kundërshtarët më të betuar. Ata më pas kur u rritën dhe s’e quanin veten më të vegjël, morën drejtime të ndryshme në jetë, dhe që atëhere mbanin për njeri – tjetrin edhe qëndrime të ndryshme, duke krijuar një hendek të madh në dashurinë dhe shoqërinë që kishin patur dikur. Enveri i qëndroi besnik krahut të majtë e Abazi mbajti qëndrim nacionalist, i cili nuk hoqi dorë kurrë nga bindjet e tij, as kur e pa veten përpara skuadrës së pushkatimit. S’donte që t’ja dinte për ata që i kishte përballë si kundërshtarë. Ai që e donte më shumë se të tjerët Enver Hoxhën , ishte Abazi, jo vetëm në Gjirokastër në moshën e fëmijërisë, por edhe në Francë ku vazhduan studimet e larta. Abazi e ndihmoi shumë , por ku t’a dinte se do vinte një ditë që shoku e kushëriri që e donte “me kokë”, t’ja hidhte poshtë të tëra ç’kishin bërë për njeri – tjetrin dhe të nxirrte një urdhër për pushkatimin e tij. Të dukej kjo një gjë e pabesueshme, një çmenduri që askush s’do mund që t’a besonte. Abazi që ishte më në gjëndje nga “xhepat” dhe e mbajti me bukë Enverin, dhe Enveri çuditërisht i’a shpërbleu me plumba në kokë.
Abaz Omari, kushëriri i parë i Bahri Omarit, burrit të motrës së Enver Hoxhës, lindi në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte i vitit 1906, pra dy vite më i madh se Enveri. Por siç e thamë edhe më lartë, nuk ndaheshin kur ishin fëmijë, saqë afrimiteti mes tyre kishte rënë në sy edhe tek moshatarët e tjerë. Pasi kreu shkollën e ulët në qytetin e gurtë shkoi në Leçe të Italisë për të vazhduar studimet. Kur u kthye nga Leçe, vazhdoi liceun Francez të Korçës. E përfundoi atë me rezultate mjaft të larta, duke u dalluar lehtësisht nga shokët e tjerë të klasës. S’do vonohej gjatë për të vazhduar studimet në universitetin e Francës. Aty studjoi për shkencat juridike. Gjatë qëndrimit në atë universitet, i vajti dhe Enveri për studime dhe Abazi e mori në dhomën e tij. Edhe në liceun Francez në Korçë kishin vazhduar në një kohë. Enverit, qeveria shqiptare e asaj kohe , me ministër arsimi Marash Ivanaj, për arsye se për gjashtë muaj s’arriti që të merrte asnjë provim , i’a prenë bursën. Në Paris, Abazi e mbajti Enverin aty për disa muaj , ku banonte edhe vet. Enveri do të tregonte më vonë, se pas prerjes së bursës ngeli keq. Së bashku me Abazin venin në një restorant kinez dhe hanin vetëm pilaf. Abazi bisedoi dhe me Ambasadorin e Mbretërisë.Shqiptare në Francë, i cili e ndihmoi Enver Hoxhën të fillonte punë si sekretar i konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Pas disa muajsh e përzunë dhe andej. Në këtë situatë të keqe financiare, ai u kthye në vëndin e tij.
Abazi kur vazhdoi studimet në Francë dhe iu bashkua” Organizatës së Ballit Kombëtar”, Enveri, si i kundërt me bindjet e tij donte që t’a eleminonte kushëririn një orë e më parë. Edhe pse ishin kushërinj me njeri – tjetrin i mbanin thikat të “mprehta”, për kundërshtitë dhe qëndrimet që kishin. Enveri donte që “të vinte dorë” mbi Abazin që në vitin 1943 në qytetin e Fierit. Abazin e arrestuan dhe Enveri nuk i’a fali jetën, edhe pse motra e tij i’u lut për këtë gjë. Abazi, pasi mbaroi studimet në Francë , nisi punën në Ministrinë e Financave si jurist. Në Tiranë s’qëndroi gjatë se erdhi pranë familjes në Fier. Aty u bashkua me disa antifashistë që kishin nisur të organizoheshin kundra Italisë.
Së bashku me Abazin venin në një restorant kinez dhe hanin vetëm pilaf. Abazi bisedoi dhe me Ambasadorin e Mbretërisë.Shqiptare në Francë, i cili e ndihmoi Enver Hoxhën të fillonte punë si sekretar i konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Pas disa muajsh e përzunë dhe andej. Në këtë situatë të keqe financiare, ai u kthye në vëndin e tij.
Në atë grup ishte dhe Tefik Cfiri dhe Myzafer Trebeshina, të cilët shquheshin për ide të djathta. Më vonë u radhitën me grupin e Vlorës. Me nismën e Abaz Omarit u krijua dhe çeta antifashiste e Mallakastrës. Në çetë bënte pjesë dhe Nexhat Peshkëpia, kunati i Abazit. Në vitin 1943 u formuan edhe si parti social – demokrate dhe hapën dhe gazetën e tyre “Zëri i lirisë”, të cilën e drejtonte Musine Kokalari.Musinea kishte mbaruar studimet për filozofi në Romë. Me botimin e kësaj gazete, Enverin s’e mbante vëndi, ndaj vajti disa ditë në Fier. Aty do të merrte më shumë informacion për aktivitetin e kushëririt të tij, Abazit dhe social – demokratët e tjerë në Fier. Enveri kishte kohë që mendonte”t’a hiqte qafe” kushëririn. Këtë gjë i’a kishte shprehur edhe gjirokastritit Rakip Kryeziut, që ishte komandant i Njësiteve Guerrile në qytetin e Fierit. Në shtëpinë e Llazi Sukut, ku ishte strehuar Enveri, thirri Rakip Kryeziun , për t’i dhënë një porosi për Abazin, Mërkurit,vëllait të Abazit. I tregoi edhe planin e asgjësimit të Abazit, sepse ajo ishte porosia e partisë. Rakipi, në mbrëmje e thirri Mërkurin, që atë natë t’a linte portën hapur ,se do venin të merrnin Abazin për një punë që kishin me të. Për këtë Mërkuri nuk do t’a bisedonte me asnjë tjetër, duhej që këtë gjë t’a mbanin sekret në mes tyre.Të nesërmen u dërguan lajmin se ishin të dënuar me vdekje nga partia. Ky ishte plani i parë i Enverit për të vrarë Abaz Omarin. Abazin e mbyllën për disa muaj në një shtëpi në Tiranë dhe më pas e çuan në qytetin e Beratit për t’a gjykuar. Motra e Enverit vajti që të ndërhynte tek Enveri , ku banonte në Bllok, në Tiranë. Enveri e priti keq që në fillim. Në Tiranë vajti edhe Mërkuri, vëllai i Abazit. S’hapën asnjë muhabet për punën e Abazit ngaqë Enveri i priti ftohtë. Në një moment, Enveri i’u drejtua Mërkurit:” Hë,mo ballist!”Si i ke punët? Sikur të kam lexuar emrin në gazetë?
Mërkuri heshti dhe s’donte t’i hidhte më shumë “benzinë” bisedës me të. Në atë çast, në dhomën ku rrinte Enver Hoxha, hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të. Mërkuri dhe motra e tij, Ferua, mbetën të tronditur ,nga ajo që e priste vëllain e tyre Abazin, dhe që s’arritën që të merrnin një përgjigje prej Enverit, i cili e kishte vet në dorë atë punë. Ferua, motra e Abazit e dinte fundin që e priste vëllain e saj: Ekzekutimi. E arrestuan atë me urdhër të Enver Hoxhës. Ishte vet ai, që në 7 korrik të vitit 1945, që i tha Feros , motrës së Abazit, për dënimin e vëllait të saj dhe kushëririt të tij, për dënimin me vdekje. Ja se ç’farë i shkruante gjykatës Ushtarake të Beratit :” Në përgjigje të shkresës juaj ,me nr 140 ,datë 7.qershor 1945,aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë.”. Pas pushkatimit , K.Demiri , nga Kallarati i Vlorës, i preu kokën me sëpatë dhe e groposi në një gropë disa metra larg trupave të tyre. Në vjeshtë të vitit 1944, shumë nacionalistë u mblodhën për të ikur nga Shqipëria. Në atë takim, Abazi u ngrit dhe u tha, që të mos largoheshin ,por të vazhdonin luftën gjer në fund. Për disa ditë më vonë e arrestuan forcat partizane në Shijak , së bashku me mikun e tij, Qazim Shehun.
Shkrimet e Abazit në këtë gazetë e tmerruan Enver Hoxhën.
Abaz Omari u vra me urdhër të Enver Hoxhës.një nga djemtë shqiptar, që vazhduan studimet në universitetet franceze në vitet ’30 – të. Që kur ishte student përqafoi idetë nacionaliste , së bashku me vajzën gjirokastrite , Musine Kokalarin. Abazi ishte një prej të parëve që plumbat e skuadrës së pushkatimit e shtrinë përdhe, me urdhër të Enverit. Ishte djali i Ramiz Omarit dhe i Hajrie Omarit . Kur erdhi në Shqipëri pas studimeve në Francë, iu bashkua nacionalistëve dhe në janar të vitit 1944 u zgjodh sekretar në kongresin e Ballit Kombëtar , që u mbajt në Berat. Ja si shkruante Mit’hat Frashëri:” Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier ,ne formuam grupin e rezidencës kundër pushtuesve italianë që në vitin 1943, grup që kishte program social – demokrat”.
Nuk u pushkatua vetëm Bahri Omari, burri i motrës së Enver Hoxhës, por edhe të tjerë që s’i bindeshin regjimit komunist.
Njëri prej tyre ishte dhe Abaz Omari , njeriu i afërt i Enverit ,që projektoi momentin tragjik të marrjes së jetës së Abazit , me pushkatim. Enver Hoxha në kujtimet e tij përmend dhe Abazin, i cili kishte mendime e qëndrime të ndryshme nga ato të kushëri Enverit. Në një takim me të në shtëpinë e motrës, Abazi s’ishte më ai që kishte qenë, rrëfehet Enveri:”Unë prisja që ai të më mbështeste në luftë kundër armiqve, ai kishte zgjedhur një rrugë tjetër, nga i majtë ishte bërë i djathtë. E kishte bërë për vehte Bahri Omari dhe Ali Këlcyra. Ishte bërë një qelbësirë! U bashkua me gjermanët. U bë ballist, por e hëngri kokën e tij. E kapën në Tiranë dhe gjyqi e pushkatoi si tradhëtar. Kur i fola për luftën, Abazi nga antifeudal ishte bërë mbrojtës i zjarrtë i të pasurve. Filloi të ngrinte në qiell Bahri Omarin dhe Ali Bej Këlcyrën. Abazi ishte bërë një karrierist. U zemëruam keq ,bile sa nuk u goditëm. Na ndau motra ime. U largova duke e sharë atë fundërinë. Ai u bë një qen zinxhiri i Ali Beut, u bë ballist e me gjermanët “.
Njëherë Enver Hoxha e ka takuar Abazin tek motra e tij .Shokun e fëmijërisë, por edhe kushëririn që kur ishin të vegjël i falnin shumë dashuri njeri – tjetrit. Kjo kishte rënë edhe në sy të të tjerëve. Por kjo, u përket vetëm atyre viteve, si një kujtim i largët, se më pas ndryshoi çdo gjë. Asgjë s’ishte më si më parë. Si kërkonin më dashurinë dhe mirësinë njeri – tjetrit, por një fund tragjik, një fund të dëshpëruar, pa pyetur më se ç’ishin me njeri – tjetrin. Dikur Enverin e kishte marrë dhe në dhomën e tij ku studionte në universitetin e Parisit. Dikur e kishte mbajtur edhe me lekë për katër vite rresht, me lekët e të atit, i cili ishte në gjëndje , se dispononte prona në Fier, ku ishte me familje. Në atë kohë takoheshin me Nexhat Peshkëpinë , të cilit Abazi i kishte dhënë motrën. S’kishin shumë kundërshtime me njeri -tjetrin dhe as me vëllain e Nexhatit, Manushin , cili hiqej si shkrimtar dhe kishte miqësi me Shefqet Musarain. Enver Hoxha , siç e përmenda edhe më lartë, e kish menduar për t’a vrarë Abazin, që kur ishte në Fier. Ai kishte kohë pa u parë me të. Takimi i fundit mes tyre ishte në Tiranë , në shtëpinë e Bahri Omarit. Ishte viti 1941.Ja ç’kujton Enveri në librin e kujtimeve”Kur hidheshin themelet”: Jam zënë keq një herë me Abazin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por edhe imi. Njiheshim që fëmijë. Vinte shpesh në shtëpinë tonë. Ai kishte bërë liceun e Korçës, dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait , që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të Atit. Më vonë ai mori një grua me pasuri të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë dhe mori diplomën në drejtësi dhe erdhi dhe u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, saqë një ditë , pas pushimeve, e gjeta tek motra ime Fahrija. U puthëm dhe e urova. Dhe pas bisedave të zakonshme , filluam ato politike. Mbaj mend se dikur Abazi shfaqej si i majtë ,po ç’të shihja!Kur fola për luftën, më doli i djathtë. Me një fjalë kishte ndërruar lëkurën.Kushedi si do kishte mbaruar grindja, po të mos ishte motra,Fahrija.
Më nuk e pashë këtë njeri”.
Në atë darkë,Bahriu, kishte ftuar dhe Abazin e Nexhat Peshkëpinë. Enveri filloi të bënte propagandë komuniste. Abazi i kthehet pa mbaruar fjalën Enveri:”Si s’të vjen zor, që flet në këtë mënyrë!Ti je përzier me një grup aventurierësh. Enveri u nxeh nga fjalët e Abazit dhe i tha:”Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t’ju presim kokën ju m…..rve. Në atë moment, Abazi, mori një pjatë dhe e hodhi drejtë Enverit. Ai shmangu kokën dhe pjata u thye në mur duke shkaktuar
zhurmë. Enveri ishte liceisti më i dobët që vazhdoi studimet në Francë, kundër të gjitha kritereve dhe rregullave, që ekzistonin në atë kohë. Ai s’e ka mohuar asnjëherë faktin ,që s’ka qenë nxënës dhe më vonë student i mirë. Ai arriti që të ngelej tre vjet në një klasë.Vinte sa herë që jepeshin provimet e vjeshtës. Edhe pse ishte nxënësi më i dobët në Korçë, përsëri ai arriti që të vazhdonte studimet në universitetin e Parisit edhe me burs.
Eshtrat e Abaz Omarit janë zbuluar në vitin 1993, në periferi të qytetit të Beratit, të hedhura në një gropë që në vitin 1945 , bashkë me katër të tjerë, kundërshtarë të regjimit të Enverit.
Pasi u identifikuan eshtrat e tyre edhe me ndihmën e familjarëve , u zbuluan eshtrat e të pushkatuarve , dhe në mes tyre dhe Abaz Omarin, shokun e fëmijërisë dhe kushëririn e Enver Hoxhës. Në qershor, të vitit 1945, Abazit edhe të vdekur prej pushkatimit nga togat e zeza, nuk mjaftuan me kaq, por i prenë edhe kokën. Pas 50 vitesh, nga kërkimet e shumta të familjarëve, u arrit të gjendeshin eshtrat e pesë të pushkatuarve, me përjashtim të Kafkës së kokës të Abaz Omarit. Atë e gjetën disa metra më tutje. Kjo ishte historia tronditëse për familjarët e tij, por edhe për ata që e dëgjuan këtë lajm të trishtë në ekranin e televizionit shqiptar, që të nesërmen e gjetjes të Kafkës së kokës së prerë nga regjimi komunist, që e mbajtën të fshehur për 50 vjet.