Aqif Pashë Biçaku dhe Rushdi Alush Saraçi, mendjendriturit e Elbasanit!

939
Ata kanë qenë shokë dhe bashkëpunëtorë. I takojnë një brezi. Alushi ishte katër vjet më i madh në moshë se Aqifi. U lindën në të njëjtin qytet dhe banuan në të njëjtën rrugë. E dija që ishin mi, por që miqësia e tyre të jetonte deri sot, nuk ma kishte marrë mendja.
Ndërkohë që retë e ngjarjeve të vitit 1913, davariteshin dhe shqiptarët prisnin gjithë shpresë mbërritjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe të Princit Vid (Wied), në ditët e fundit të janarit 1914, ndërmjet Fejzi Beut, Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës shqiptare, dhe Aqif Pashës, Prefektit të Elbasanit, shkëmbehen tre telegrame rreth të njëjtës lëndë, vend pune (AQSH, f. 145, dok. nr. 14 833, nr. 14 134, nr. 14 194). 
Dervish Be Biçaku, kushëriri i Aqif Pashës, tok me përkrahësit e tij gjendej në hyrje të Elbasanit, i gatshëm për të marrë qytetin. Forcat qeveritare me në krye Aqifin janë me armë gati për zjarr. Shkaku i kësaj gjendjeje është më i thellë, sesa një mosmarrëveshje e lindur pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Aqifi dhe Dervishi, dy përfaqësuesit e oxhakut Biçaku, ishin rivalë me njëri­tjetrin prej shumë kohësh. 
  • Kush ishte Aqif Pashë Biçaku, në vitin 1914?
  • Cili ishte Rushdi Alush Saraçi, në vitin 1914?
Heral A. Saraçi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal