Partizani vazhdon kryesimin, fitoren e radhës e “rrëmben” ndaj Tërbunit

518
Sigal

Fitoren e radhës, skuadra e Partizanit e ka arritur ndaj Tërbunit me rezultatin 4-0. Fitore kjo e merituar, pasi loja ishte e përkryer edhe pse rastet për skuadrën kundërshtare të Partizanit nuk qenë të pakta. Ndeshja e luajtur në “Qemal Stafa”, e cila ka qenë në entuziazmin e tifozëve që nuk tradhtojnë asnjëherë Partizanin. Të kuqtë edhe këtë herë arritën të shënojnë golat rresht në portën e Haxhos, saktësisht katër gola, duke regjistruar 3 pikë të rëndësishme që e mbajnë në krye me 38 pikë. Kjo fitore i ka dhënë sigurinë skuadrës së Partizanit dhe lojtarëve se, ata me shumë gjasa janë drejt titullit, pasi debutimi i tyre në fushë tregon qartë këtë gjë. Partizani renditet në vendin e parë shtatë pikë më shumë, se sa kampioni në fuqi Skënderbeu, që ka një ndeshje më pak. Ndeshja e sotme ishte një ndeshje e mirë për djemtë e Starovës. të cilët fitojnë lehtësisht ndaj skuadrës pukjane, e cila me veçim të disa rasteve jo të rrezikshme ka qenë thuajse inekzistente në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë. Edhe pjesa e parë nuk ishte e mirë as për partizanin, e dyta është regjistruar totalisht në favor të këtyre të fundit, të cilët mbizotëruan thuajse gjatë gjithë minutave. Me anë të Ibrahimit Partizani ka kaluar në avantazh me golin e parë e shënuar, ndërsa më pas është dashur ndërhyrja e Raçiç, i cili ka shënuar dy herë në portën kundërshtare, ndërkohë që një gol është shënuar dhe nga Sukaj, duke katërfishuar përfundimisht rezultatin. Në këtë ndeshje sulmuesi serb rikthehet me dopietë, duke i dhënë një sinjal të fortë trajnerit Starova për një vend titullari, sepse paraqitja e tij ka qenë e mirë. Ndërkohë që e tillë ka qenë dhe për shkodranin Sukaj, i cili ka shënuar vetëm një gol në këtë ndeshje. Gol i shënuar pas 6 javësh mungese. Kjo fitore ka shtuar diferencën, duke e renditur në tabelë të parin Partizanin, i cili ndiqet pas nga Skënderbeu.

Kategoria Superiore, Java e 14-të
Partizani-Tërbuni 4-0
Golat:Ibrahimi 31′, Raçiç 49′, 61′, Sukaj 58′

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Ibrahimi, Vrapi, Kalari, Tafili, Daja, Bardhi, Raçiç, Mazrekaj, Sukaj.
Trajner: Sulejman Starova

Tërbuni: Haxho, Rexha, Lila, Sulollari, Milenkoviç, Gavazaj, Tushe, Malindi, Karapici, Mone, Vatnikaj
Trajner: Viktor Gjoni

Arbitra: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri