Më 1 maj 1918 në Shkodër do të themelohej Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës
KONVENTA E PARË – 28 XI 1933
(DOKUMENTI GJINDET NË: DASIPB. Përfaqsia në Turqi F. 19/1934)
Çështja e shpërnguljës së shqiptarëve nga ato treva që Serbia dhe Mali i Zi i okupuan në Luftën e Parë Ballkanike (1912), mbeti edhe në shtetin e sllavëve të jugut që quhej Jugosllavi temë kujdestare patriotike, rreligjioze dhe politike dhe mbi të gjitha shtetërore, më 1918-1941. Shpërngulja, do të provohet të propogandohet nepër Evropë sidomos, si çështje ‘rreligjioze muslimane’. Por, dokumentet e kohës dëshmojnë se fjala ishte për realizimin e një programi që kishte për bazë që në Kosovë dhe në anën e djathtë të Luginës Vardarit, ku popullsia shqiptare e rreligjionit isalam ishte në përqindje aspolute, të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset, në mënyrë që të përseitet si thuhet në program “Toplica 2”, sepse “Toplica 1” kishte ngja më 1877. Atëbotë 714 katunde dhe 6 qytete ishin rrënuar për 26 ditë deri në njeriun e fundit. Pra, serbët filluan të provonin që shembullin e Toplicës ta zbatonin tash në Kosovë si dhe në Krahinën e Pollogut. E këtë program mund ta realizonin vetëm me dhunë shtetërore e cila ishte permannente.
Po cilët faktorë e pengponin këtë planifikim parafashist serb? Në rend të pare, dashuria e shqiptarit për dhéun e vet. Në realitet, shqiptari nuk ishte i shkolluar, sepse nuk e kishin lejuar okupatorët. Por dashurinë për vatrat e veta, shqiptari dinte edhe t`i shfaqë, thënë më sakta: ta mbrojë me fuqinë e traditave dhe zakoneve të veta, e më në fund edhe me armët e veta. Pikërisht për këtë qëllim, më 1 maj 1918 në Shkodër do të themelohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kjo organizatë politike, sipas programit themeltar të saj do të rmobilizohet që të luftojë me të gjitha mjetet kundër okupimit serb të Kosovës, Sanxhakut dhe Krahinës së Dibrës. Dhe lufta e drejtuar nga Azem Galica siç dihet nuk mungoi, kudo që tokat shqiptare ishin të okupuara, kudo që ujit i thuhes ujë e bukës-bukë.
Njëkohësisht, edhe në Shkup u themelua partia politike me emër turk “XHEMJET” (BASHKIM), parti kjo që të gjithë shqiptarët e trojeve që ishin të okupuar nga Mbretëria Serbo Kroato Sllovne, i tuboi nën një “çati”. Pra, politikisht shqiptarët nuk ishin të paemancipuar sikundër aludohet në shumë shkrime. E themi këtë, sepse ajka e diplomacisë dhe politikës Turke, pothuej se 75% ishte shqiptare gjatë viteve 1877-1912 dhe ajo kulturë gati në përgjithësi u vu në shërbim të kombit, dhe më 28 Nëbtor 1912 shpalli pavarësin e trojeve shqiptare në Vlorën heroike.
Në anën tjtër, edhe fanatizmi popullor, që femra shqiptare të jetë e mbuluar e bëri punën e vet, për faktin se në Turqi fryma KEMALISTE i kishte evituar mbulesat. Pra, ky fakt ishte një shkak relevant që shqiptari musliman nuk pranonte një reformë që turku e kishte zbatuar. Së dyti, viset shqiptare prej vitit 1923 ishin mbushir me sekte fetare islame të këndeve të ndryshme. Ato sekte në Turqi ishin rreptësisht të nadluara. E ata që u përkisshin sekteve fetare, zakonisht ishin të kolektivizuar në vendime dhe, çka i dedikonte prijësi, e zabtonin myhybët (antarët). Edhe çështja e fésit (çështje e imtë zakoni, që në Turqi ishte i ndaluar me ligj-Hb) ishte një gur i vogël në thelelin e refuzimit të ylemave të shumtë shqiptarë msuliman, që të refuzojnë shpërnguljen në Anadoll.
Edhe një fakt, që sot do të dukej anakronik, e ka penguar shpërnguljen në masë të konsideruar. Lidhur me këtë, pjesa dërmuese e ylemave muslimanë kishte përhapur porosi që femra shqiptare e religjionit islam në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të f o t o g r a f o h e t e të merr PASHAPORTË të “shkaut mizor”.
Të gjitha këto adete, në një farë mënyre e plotësonin MOZAIKUN e kundërshtimit me armë që drejtonte Komitreti i Kosovës, më një anë, dhe kundërshtimi me politikë që drejtonte legalisht XHEMJETI, si parti e të gjithë “Muslimanëve “ në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak. Që të jemi sa më të saktë në histori, “XHEMJETI” e botonte një gazetë në Shkup si organ të saj, e titulluar “HAK” (E DREJTA). Gazeta botohej me shkronja arabe, sepse shkronjat e Alfabetit KOMBËTR SHQIPTAR ishin të ndaluara. Pra ishte i ndaluar çdo lloj shkollimi shqip. Por “HAK” për çdo ditë e ftonte popullin shqiptar: “Mos i lëshoni vatrat stërgjyshore”!
Mu për këtë shkak qeveritë e Beogradit, do të provojnë shpërnguljen edhe me djegje të fshtarave shqiptare më 1919-1921; do të provojnë me vrasje të parisë politike shqiptare 1921-1933; do të provojnë me krijimin e kampeve të përqëndrimit për familjet e kryengritësve shqiptarë, duke i futur në kampe në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 604 familje shqiptare; do të provojnë edhe me sulemt nëpër xhamia për ta FRIKËSUAR SHQIPTARINË; do të provojnë edhe me derytirimin e rekrutëve shqiptarë që ta hanë mishin e derrit dhe të bëjnë kryq; do të provojnë me shpronësim, duke kolonizuar komplekse tokësore me sllavë; do të provojnë me rrenimin e mureve rreth shtëpive; do të provojnë për ta ngacmuar shqiptarin edhe me prishtjen e varreve; do të provojnë me rritje të jashtëzakonshme të taksave.
E megjithatë, asnjë metodë parafashite serbe, nuk do t` i kanaqë politikanët e Beogradit. Prandaj, në vitet tridhetë të shekullit XX do të provojnë të lidhin Marrëveshje me Turqinë, në mënyrë që me detyrim shqiptarët të DËBOHEN në ANADOLLI. Këto marrëvehje mendohej se ishin mjeti i fundit për t` u përseritë “Topkica NJË” e vitit 1877 edhe në tërë Shqipërinë Kontinentale (1912-1918); 1945-1966 dhe 1981-1999, pra gjatë gjithë shekullit XX.
MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO -TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI
28 XI 1933
Rregullorja sekrete e kërkesave reciporke në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë për shpërnguljën e shqiptarëve me detyrim në Anadoll, përpiluar në Beograd më 28 XI 1933, duke imituar Marrëveshjën e Lozanës 1923, me të cilën Greqia e largoi me detyrim çdo familje muslmane në Turqi. Ja teksti integral, të cilin deritash opinioni i gjërë shqiptar nuk ka mësuar se ka ndodhë: “Duke patur parasysh në mënyrë konsullare dhe definitivisht të gjitha çështjet relevante të kërkesave reciproke dhe ato të qytetarëve me të drejtat e autorizuara nga Pushteti i Madhërisë Mbretit të Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, kanë rënë në pajtim me sa vijon:
Neni I Duke shqyrtuar kërkesat re ciproke të dy shteteve dhe të qytetarëve të tyre, përfaqsuesit e dy shteteve KONTRAKTUESE kanë konstatuar se dëmshpërblimi i bërë me këtë rast Pushteti jugosllavë ia kalon Pushtetit turk një shumë prej 17 000 000 dinarë.
Neni II
MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO -TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934*
*(DASIPB-Përfaqsia në Turqi, F.19/1934)
Ky dokument është një kopje strikte e Konventës Llozanës nga viti 1923, si model ideor, për këmbim të popullsisë në mes Jugosllavisë dhe Turqisë. Por shumë shpejtë, kur Jugosllavia nuk pati çfarë popullsie të merr nga Turqia, përpos atyre 16 familjeve nga Koloia e Stambollit, pa u tharë ngjyra, filluan paz aret e tjera të njëanëshme dhe çështja u PASTRUA. Ishte pra fjala për shpërngulje me detyrim të popullsisë shqiptare nën robërinë jugosllave. Se për çka ishte bërë kjo Konventë më 1934, fletë vet përmbajtja e dokumnetit, nëse analizohet me parime shkencore të heuristikës (e kam zbuluar më 1977 në DASIPB, Përfaqisa jugosllave në Turqi) dhe hermeneutikës, që do të thot sa më shumë informata për domethënie të brendëshme të dokumentit. E për çka është bërë kjo Marrëveshje (Konventë), më së miri flasin tri (3) fjalë që figurojnë në të. Është fjala për “këmbim dhe vendosje të qytetarëve në mes palëve kontraktuese”. Së dyti, “LIRIMI NGA SHERBIMI USHTRAK i atyre shqiptarëve që largohen në shtetin tjetër kontraktues”. Së treti, më 1933 Turqia dhe Jugosllavia lidhin marrëveshje që e para (Turqia) t i ketë 17 milionë dinarë kredi pa kthim nga Jugosllavia, si kompensim për kolonistët sllavë të pronës së shqiptarëve që u mbetej në trevat e veta, pas largimit të tyre. Bile ishte theksuar në Beograd, se ato para janë të Finacimit të “kolonizimit agrar”. E, edhe “zogjët e malit” e dijnë se për çfarë “reforme” ishte fjala në Jugosllavinë parafashiste. Pra, për të gjitha pazaret jugosllavo turke, që janë bërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Jugosllavi, një ditë Turqia KEMAJLISTE (Republika e nderuar e Turqisë) duhet t‘ u kërkojë falje publike shqiptarëve.E kjo kërkesë nuk vjen nga asnjë urrejtje, por e imponojnë dokuemnetet e zbuluara, sepse vetëm ZOTI i plotëfuqoishëm dhe lufta ANTIFASHISTE Nacionalçlirimtare (1941-1999), na ka shpëtuar si pjesë e kombit, që një ditë aspiron të bashkohet siç ishte i bashkuar për pesë mijë vjet, që i njeh arkeologjia dhe historia. Në realitet, Konveta e 24 qershorit 1934 shumë shpejtë u kuptua se nuk ka sesi të realizohet me KËMBIM të popullsië, sepse Jugosllavia në Turqi nuk kishte popull, e as Turqia në Jugosllavi nuk kishte popullsi turke. E pse me Konventën e TRRTË të 11 korrikjut 1938, u vëndosë që të shpërngulet njëanshëm vetëm popullsia FSHATARE, e zbulon qëllimin e palës jugosllave se kemi të bëjmë me qëdrim nazifashist për shfarosje të një populli, e që në rastin konkret ishin shqiptarët. Në botimin vijues, Konveta Jugosllavo- Turjke e 11 korrikut 1938, që nuk u ratifkua kurrë, por që Tito e parafoi si Konvdentë e KATËRT më 1953 me Fuad Kyprilin (MPJ) i Republikës Turke, pasoi me disa intriga të shekullit, të cilat OPINONI nuk i ka mësuar kurrë. Në vijim do ta botojmë Konventën Jugosllavo-Turke (11 korrik 1938) dhe Marrëveshja Xhentelmene Tito-Kyrili mars 1953.