-Spitali dhe personeli përgjatë mbi shekullit…
-Materniteti i Sevasterit, ndër të parët Në Shqipëri i ndërtuar qysh në vitet 1917-1918
-107 VITE më parë-
Nga Agim JAZAJ
Dhe mjeku i parë i tij ishte dr. S. Vittale, i shënuar edhe në faqet e Historisë në; “VLORA Fjalor Enciklpedik”, vepër madhore e Prof. Dr Bardhosh Gaçe.
-Në atë spital dhe në drejtimin e tij nisi shërbimin mjeku italian, bashkë me bashkëshorten e tij.
-Materniteti ishte i ndërtuar poshtë rrugës, te Rrapi i Sevasterit, rruga kryesore dhe e vetme, ku vinin gjithë mjetet dhe shkonin për në jug të vendit, Tepelenë, Gjirokastër, deri për në Selanik,
e më tej, në Stamboll!
Më pastaj, pas shumë vitesh, po ajo ngrehinë e rrallë, e shtruar me pllaka shumëngjyrëshe dhe e mbuluar me çatinë eternit, ishte një mrekulli, edhe kur e shihje, sa dhe e “drithërueshme”, të fuste këmbët çdo kalimtar, kureshtar, qofshim edhe ne që kishim linduar tek ai maternitet, dhe na kish pagëzuar me emrin mamija engjëllore dhe shënjtore Aleksandra, dhe pse ishim pjesë e atij ambienti- kolektivi të gjerë, qysh nga koha djaloshare.
Sptali sot, i ndërtuar në vitin 1976-1977
Ishte ndër maternitetet e rralla, funksional, në shërbim të gjithë krahinës së Kudhës Grehotit dhe përtej saj.
Aty shkonin për të marrë shërbimet mjeksore dhe për të lindur nënat engjëllore, engjejt edhe nga rrethet e Tepelenës, Mallakastrës, po edhe nga e gjithë harta e Vlorës, kush kishte njerëz të lidhur më familjet e tyre, nga ajo krahinë, afër maternitetit model, shkonin dhe lindnin fëmijët e tyre në atë shtëpi Lindjeje, ku qysh në vitet e para të çlirimit të vendit, shërbeu për gati gjysëm shekulli, mamia e shkuar mjekes, e shumë njohura dhe e fortë shënuara: Aleksandra Binaj, ku ishte e vendosur, banonte edhe me familjen e saj, bashkëshortin dhe 3 fëmijët, brenda ambienteve të maternitet dhe shërbente natë dhe ditë ndaj pacientëve! Aleksandra ruhet dhe kujtohet në kujtesën e asaj krahine, si mjeke, madje dhe shkuar mjekes. Si nënë e shkuar nënës, njihet dhe shënohet në kujtesën e njerëzve mamija e hershme, bijë nga Vunoi, bashkëshorte e Xhelal Binaj nga Shkoza, e cila prej shume vitesh, nga viti 1950 e deri në vitet 1968, shërbeu si drejtuese, por dhe si mjeke gjinekologe e atij spitali, duke qënë e gatshme dhe pranë shërbimit në çdo moment, natën dhe ditën, të njerëzve, në atë maternitet!
Në vijim të viteve, ajo u transferua në ambulancën e fshatit Shkozë.
Përballë Maternitetit të rrallë, i ngritur në vitet 1917-1918, sistemi shëndetësor u zgjerua edhe më në vitin 1967, kur u ngrit edhe Sptali i Ri i asaj krahine, me gjithë shërbimet e tjera, ku funksiononte edhe shërbimi stomatologjike, farmacia, etj, kanë shërbyer dhe kanë lenë gjurmë jete; mjek të shumtë dhe personel në vite. Te Rrapi në Sevaster, ku ishte qëndra e rëndësishme dhe pika e ndalimit të autobuzëve, të cilët vinin dhe shkonin, drekonin dhe darkonin, pushonin dhe pinin kafen me shije edhe nga Tirana dhe gjithë vendi për në jug të vendit, ishte si një qytezë e rrallë turistike e mbi kohës.
Materniteti dhe spitali i ri, mbulonin fshatrat e Sevasterit, Golimbasit, Dushkarakut, Mazharit, Shkozës, Ploçës, Lezhanit, Amonicës, po edhe nga përtej asaj harte ishin pjesë e mjekimit, shërbimit dhe e shërimit nga ky spital dhe personeli mjeksor me ndershmërinë, dhimbsurinë dhe ndjeshmërinë njerëzore, të cilët i mbajnë të shënuar në shpirt, në kujtesë dhe në faqet e historisë si modele shërbestarësh të asaj krahine, si dhe ata i çmojnë dhe i ruajnë shumë vlerat dhe vyrtytet e njerëzve të asaj treve- Lavdi Mbuluar!
Mjeku BARJAM ÇELA
NË KUJTESËN DHE RRËFIMET E LUMTURISË…
Ish mamija e shumë viteve, bija e Sevasterit: Lumturi Dalanaj, ruan në kujtesën e mjaft viteve njerëzit, specialistët, që shërbyen në atë maternitet, spital dhe specialitetet e tjera të mjeksisë.
Ajo përfundoi shkollën mjeksore në Korçë, në vitin 1965.
Dhe prej viteve 1966, deri në vitin 1979 punoi, shërbeu në maternitetin e Sevasterit.
Në vitin 1966 detyrën e mjekut e kryente n/ mjeku Filip Billa.
Me ngritjen e spitalit të ri, në vitin 1967 (mjeku i dytë, pas S. Vittale) dhe i pari mjeku shqiptar i këtij spitali të ri, ishte mjeku Barjam Çela, i shkuar nga Vlora, i cili punoi dhe shërbeu në sistemin e mjeksisë prej vitit 1952 deri në vitin 1995. Më pas në atë spital kanë shërbyer mjekë të njohur në sistemin e mjeksisë të Vlorës, mjekët: Avdual Arizaj, Zija Saliu dhe shumë personel, ndihmës mjek si dhe sanitare; Anife Xhaferaj, Lavdie Dervishaj etj. Në atë vit, 1967 u çel edhe shërbimi dentar, të cilin e çeli ; ndihmës mjekja Vitori Balaj, bijë nga Mazhari dhe në vijim për disa vite në atë shërbim ishte mjeku dentist; Enver Brahimi nga Vlora.Për gati 5 vite në atë spital, shërbeu mjeku Avdul Arizaj. Dhe si ndihmës mjek mbahen mend edhe prej Lumturisë; Niko Pashaj, Pano Zheba, Tomorr Limaj, Andon Bombaj, Leka Xhama, Donika Hoxhaj, Lefteri Demaj, Floresha Hodaj, Floresha Selamaj… Si dhe mjekët; Lutfi Llanaj, Vangjel Osmëni, Votim Shehu, Skënder Allushaj, Shyqyri Llanaj, etj.
Dhe në vijimin e viteve, në atë spital, i cili vinte duke u zgjeruar, vijnë si mjek dhe shërbejnë; Sotiraq Peta, Harrilla Mone, kur spitali mbulonte 8 fshatrat; Sevaster, Golimbas, Dushkarak, Shkozë Mazhar, Ploçë, Lezhan, Amonicë. Në ato vite, në atë spital ka punar dhe shërbyer edhe mjekja Jana Zotria, e cila shkoi atje si e internuar, bashkë me nënën e saj dhe dy motrat, dhe u strehuan e jetuan mjaft vite te shtëpia e Ramiz Mukës, në Golimbas, ku dhe kanë lënë gjurmët e jetës dhe shërbimit të tyre.
Po në atë spital kanë punur dhe shërbyer më dhjetra e qindra ndihmës mjek, infermier, farmacist, sanitar, kuzhinier, që shërbenin dhe shëronin dhimbjet dhe plagët e njerëzve edhe me shëmbullin e dhimsurinë e tyre. Në kujtesën e Lulo Lulaj (dhe jo vetëm) shënohet dhe ruhet fortë edhe shërbestari model, infermieri i asaj zone, qysh nga vitet e para të çlirimit; Resmi Gjonaj nga Dushkaraku, i cili me kalin e tij shkonte derë më derë të banorëve nga Dushkaraku, në Sevaster, Mazhar, Golimbas e Shkozë, (po edhe në Mallkeq ka shërbyer) dhe bënte vaksinimin e banorëve, me një sheringë, të cilën e “vaksinonte”, sterilizonte, zjente fortë në xhevzet e kafeve të banorëve të krahinës…
Në evidencat e viteve mbahen mend qysh nga Aleksandra, për shumë vite në shërbim të atij materniteti, por edhe Lumturi Dalanaj, Xhane Dëraj, Engjëllush Osmënaj, Miranda Beqiri, Vezire Sinanaj, Hysnie Shametaj, Zoica Stepa, Klementina Abazaj, Dervish Llaçaj etj… Dhe në vitin 1976-1977, spitali i ri u ndërtua, zgjerua edhe më, i cili u transferua poshtë, nga Rrapi, në Qëndër të fshatit Sevaster.
Spitali u ngrit me tre kate mbi tokë dhe me një kat nën tokë. Kati nënë tokë funksionon me ambientet si; kuzhina, magazina dhe ambiente të tjera të pastrimit dhe shërbimit.
Mjekët që nisën shërbimin në spitalin e ri ishin mjekët; Piro Peçi, Gëzim Numani, Engjëllush Osmanaj, dhe farmacistja e disa viteve Natasha Likaj etj. Lumturi Dalanaj kujton vitet që kur ka nisuar startimin në sistemin e shëndetësisë, si dhe personelin e atij Materniteti. Spitali; gjithë jetën e saj aty, duke kujtuar edhe vitet, ndërtimet, transformimet dhe transferimet, të atyre insitucioneve në atë krahinë sojlleshë, por pa mundur, kujtuar dhe shënuar gjithë atë armatë shërbestarësh të sistemit shëndetësor, përgjatë harkut, prej 107 viteve, të lindjes së tij në atë krahinë, të Kudhës Grehotit…