Siç edhe dihet nga të gjithë, në fillim të vitit 1919 vdes në Perugia të Italisë Ismail Qemali, kryeministri i parë në vitin 1912.Trupi i tij u mbart drejt Vlorës ku edhe ka qëndruar 24 orë në odën navale në bulevardin Vlorë-Skelë. Oda navale në ato vite ishte edhe rezidenca e gjeneral Piacentinit. Pasi iu bënë homazhet këtij burri të madh, më pas u transportua në drejtim të fshatit Kaninë. Trupi i Ismail Qemalit u vendos mbi një karo funerali të ushtrisë italiane, që në këtë rast zëvëndësonte shtratin e topit. Karroca ku mbante trupin e Ismail Qemalit tërhiqej nga 6 kuaj të zinj. Ceremonia e varrimit gjatë gjithë rrugës shoqërohesh nga një bandë frymore e shoqërisë italiane.
Në organizimin e varimit të Ismail Qemalit, përpara karrocës funerale kishte zënë vënd banda muzikore, ku më pas vinte i gjithë rexhioni fetar ku mernin pjesë përfaqësuesit e 4 feve dhe më pas këtij rreshti vinin familjarët (djemtë e Ismail Qemalit). Më pas këtij rreshti familjar vinin personalitete të shquara të qytetit si p.sh prefekti, kryetar i bashkisë dhe rrethi i ngushtë i Ismail Qemalit, pastaj më pas vinte një turmë e madhe e popullit të Vlorës dhe rrethinat e saj. Tregojnë se një pjesë rruge të kortezhit e ka shoqëruar edhe gjeneral Piacentini. Trupi i Ismail Qemalit doli nga komanda e lartë italiane dhe më pas përshkoi bulevardin Skelë-Vlorë deri te bashkia ku dhe u mbajtën disa fjalime nga folës të ndryshëm, nga ballkoni i vogël i bashkisë, (sot muzeumi). Trupi i tij u varros në tyrben në qendër të fshatit Kaninë. Rreth viteve 70 unë pata rastin të flisja me një zonjë (plakë) që kishte qënë dëshmimtare okulare në varrimin e Ismail beut. ajo më ka treguar se në vitin 1919 isha 17 vjeçe dhe vjerra për të më kënaqur dmth për të bërë sehir më hapi rrugën dhe unë u ndodha pranë arkivolit. Unë e pyeta se çfarë të bëri përshtypje? Ajo më tregoi dy gjëra interesante: në pjesën e sipërme të buzës të Ismail Qemalit ishte prerë si me thikë dhe e dyta u habita me arkivolin pasi ishte gjysëm me xham. Ismail Qemali në Perugia i kishin bërë gjysëm ballcamimi.
Pas vitit 1919 në çdo përvjetor filluan të bëheshin homazhe nga autoritetet e kohës si ato lokale dhe ato qendrore, por dua të them edhe një hollësi tjetër se përpara se të varrosej Ismail Beu, autoritetet shqiptare i bënë kërkesë komandës së lartë italiane që Ismail Beu të varosej në lulishten e Vlorës d.m.th në oborrin e shtëpisë ku kishte lindur, por autoritetet italiane këtë kërkesë e kundërshtuan pasi e justifikuan me një plan rregullues që do të bëhej në qytet. Ata i trembeshin se varri i Ismail Qemalit do të kthehej në një vend pelegrinazhi. Nga viti 1919-1932 autoritetet e shtetit i bënin vizitë te varri në çdo 28 Nëntor të çdo viti, por këto vizita kishin vështirësitë e veta të kohës dhe të rrugës. Kalldrëmi që kishte bërë Italia nga Vlora në Kaninë, pasi siç edhe dihet se brenda në kala ishte dislokuar një regjiment italian. Në çdo vit sidomos në atë kohë, fillonin ngricat që në muajin tetor, kurse në nëntor rëshkisnin të gjitha rrotat e makinave dhe të karrocave nga ngricat në kalldrëm. Ky ishte shkaku kryesor që më pas eshtrat e tij i sollën në lulishten e Vlorës. Ky version nuk është thënë asnjëherë. Iniciativën e rikthimit të eshtrave në Vlorë dhe ndërtimin e barit në lulishten e Vlorës ka meritë të madhe familja mbretërore dhe kryesisht princesha Sania qe ishte një nga motrat e mbretit Zog, që në atë kohë mbante detyrën e kryetarës së Kryqit të Kuq Shqiptar. Princesha Sania në vitin 1935 martohet me një nga djemtë e sulltan Abdul Hamiti 2 . Kjo princeshë aktive nxori nga arka e shteti fondin për Varoshin e Ismail Qemalit në lulishten e Vlorës. Tenderin për ndërtimin e varrit të Ismail Qemalit e fitoi Odhise Paskali. Po në këtë vit Odhise paskali kishte fituar dhe tenderin e Themistokli Gërmenji, kurse në vitin 1934 skulptori Odhise Paskali bëri dhe bustin e heroit të popullit Çerçiz Topullit. Odhise Paskali për bërjen e bustit të ushtarit të panjohur dhe varrin e Ismail beut , ka qëndruar në Vlorë 6 muaj në shtëpinë e Naum lëngut në lulishten e Vlorës. Për bërjen e ushtarit të panjohur ai u frymëzua nga një Ender që vinte shpejt në rininë e tij të hershme, pasi në fëmirinë e tij në Përmet ai kishte njohur kapedanin e çetës Nexhip Bënja ku udhëhiqte një grusht komitësh që luftonin për pavarësi, kurse gurët e skalitur me shumë kujdes nga duart e mjeshtrave (Kiçua dhe Kristaqi), tregojnë se për bërjen e kësaj vepre Odhise Paskali pati disa vështirësi ekonomike, pasi nuk e mori një këst të mbetur të fondit. ku edhe siç e tregojnë ai këtë fond e plotësoi nga fondi i Themistokli Gërmenji (busti). Vepra në përfundim doli e mrekullueshme, por më e mrekullueshme doli inagurimi i kësaj vepre në 28 Nëntor 1932. Ditën e inagurimit do të ngelet në mëndje për popullin e Vlorës si një ditë e paharruar pasi në të mernin pjesë me mijëra e mijëra njerëz të ardhur nga krahina të tjera, pasi e them me plot bindje të lartë se populli i Vlorës e ka dashur dhe e do figurën e Ismail Qemalit e krenohet me të. Në inagurimin e kësaj vepre merrnin pjesë një pjesë e kabinetit qeveritar si dhe përfaqësues të mbretit Zog. Si përfaqësues të qeverisë kishin ardhur Hil Mosi (ministër kulture). Ky patriot i madh nuk harohet për veprën e madhe që ka bërë bashkë me Taso dhe Spiridon Hilo. Këta të fundit kanë qënë kushurinj të parë të Marigo Posjos dhe kanë kontribuar në vitin 1914 për gjenocidin grek që i bëri popullatës së jugut, ku këta të përzënë nga andatet grek u vendosën në ullishtet e Vlorës (halikok). Hil Mosi bashkë me shokët e tij vëllezërit Hilo sollën flamurin shqiptar në gji që e kishin marrë nga shoqëria shqiptare në Rumani dhe që u deshën 10 ditë të vinin nga Rumania në këmbë e duke kënduar himnin e flamurit për të mos e harruar. Në vitin 1932 prefekt ka qënë në Vlorë Abedin Nepravishta, pasi siç dhe dimë, ai ka mbajtur shumë poste qeveritare, ku si përfaqësues i mbretit Zog kishte ardhur gjeneral Gjiraldi. Për kulturë ky gjeneral kishte ardhur në Vlorë që me ngritjen e flamurit 1912. Ai kishte ardhur në krye të një komande, që nuk shkonin më shumë se 20 veta, për të mbrojtur Ismail Qemalin dhe qeverinë të sapoformuar. Ai në atë kohë 1912 mbante gradën e kapitenit të perandorisë austriake. gjeneral Gjiraldi ka dhënë një kontribut të madh të ngritjes të ushtrisë shqiptare ku arriti edhe gradën e gjeneralit. Gjeneral Gjiraldi u vra më 1935 nga një rebelim që u bë në Fier që më vonë u emërtua kryengritja e Fierit ose lëvizja e Riza Cerovës. Gjeneral Gjiraldi u varros me ceremoni të madhe në kalanë e Petrelës Tiranë. Në ceremoninë e rivarrimit të Ismail beut mernin pjesë dhe djemtë e Ismail Qemalit: Ethem Beu(kapiten në rezervë), Qazim bej, Qamil Beu.
Bandën muzikore e ka sjellë nga Shkodra ministri i kulturës në atë kohë Hilë Mosi. Në këtë ceremoni djali i madh i Ismail Qemalit, Ethem Beu nxori nga gjiri flamurin e palosur dhe ja dorëzoi prefektit Abedin Nepravishta. Njëkohësisht prefekti Abedin Nepravishta me hap reshtor dhe me ceremoni ja dorëzon ministrit të kulturës Hil Mosit. Ky ka qënë flamuri i vërtet, që u ngrit në 1912. Ismail Qemali ka pasur 6 djem dhe 3 vajza. As mbretëria e Zogut dhe as pushteti popullor më pas, familjen e Ismail Qemalit nuk e kanë dashur (rivalitet për karrigen.