Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, rivalët politike të ndarë për datën e zhvillimit

271
Sigal

Nesër Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të presë në selinë e tij krerët e partive politike maqedonase, ku dy më të rëndësishmit janë Zoran Zaev i LSDM-së dhe Mickoski i VMRO- DPMNE, të cilët kanë qëndrime të ndryshme për zgjedhjet.

Zaev e ka bërë të qartë që, i do zgjedhjet më 14 qershor, por Mickoski i opozitës kërkon zgjedhje pas kalimit të pandemisë, ku ka kërkuar 60 ditë kohë për organizmin e tyre, që i bie në mes të korrikut.

Po ashtu, edhe shqiptarët janë të ndarë për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ku BDI e Ali Ahmetit kërkon zgjedhje sa më shpejt kurse Aleanca për Shqiptarët i do në mes të korrikut apo fillim të gushtit.

Prej fundit të 2019 deri më sot, Maqedonia e Veriut drejtohet nga një qeveri teknike me kryeministër Oliver Spasovski.