Spanja kthehet në normalitet, rihapen tarracat e bareve dhe kafeneve

258
Sigal

Pas rreth 2 muajsh izolim duket se Spanja i është rikthyer normalitetit me rihapjen edhe të tarracave të kafeneve.

Përveç Madridit dhe Barcelonës që janë dy qytetet më të prekur nga pandemia, tarracat e kafeneve dhe bareve janë rihapur në të gjithë Spanjën.

Njerëzit i janë rikthyer jetëve të tyre, me punët dhe ritmin e përditshëm, por gjithmonë me kujdes dhe deri diku distancim nga të tjerët.

Rikujtojmë se lehtësimi i masave të marra ndaj Covid-19 në Spanjë, që do të jetë shumë gradual deri në fund të muajit qershor, përmban tri faza dhe kalimi nga një fazë në tjetrën varet nga zhvillimi i epidemisë që ka shkaktuar 26 744 të vdekur deri në këto momente në këtë vend.

Në zonat e autorizuara për të kaluar në këtë fazë të parë, janë rihapur dyqanet e vogla, kishat, muzetë dhe tarracat e bareve dhe restoranteve, por gjithmonë duke kufizuar numrin e vizitorëve në një pjesë të kapacitetit të tyre.

Ndërsa nga një bilanc i fundit i publikuar sot nga ministria e Shëndetësisë, Spanja ka regjistruar 123 viktima nga virusi në 24 orë, plot 20 më pak se ditën e dielë.

Ndërsa 227 436 është numri i rasteve të konfirmuar me COVID-19 në këtë vend, një prej më të prekurve në botë nga pandemia.