Vasili: “Reforma Zgjedhore pa opozitën është nul”

256
Sigal

Nga Petrit Vasili:

“Reforma Zgjedhore pa opozitën është nul”
Do thellonte në ekstrem krizën politike dhe sociale.

“Do të ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë politike, që ka përparuar dhe do ishte një përgjegjësi direkt e mazhorancës, që do të përballej me konsekuenca teper te renda në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar”.

“Çdo tendencë nga ana e mazhorancës me gojën e Gjiknurit për të akumuluar çështje që zënë përfund njëra-tjetrën dhe qe nuk marrin zgjidhje është në funksion të asaj strategjie për të shkuar drejt një miratimi provokativ, në mënyrë të njëanshme, me anën e forces së kartonit, që bie totalisht ndesh me kushtin perkates per çështjen hapjes se Negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian.

Deri më tani ka një pengesë në arritjen e kohes, që është një vullnet tetesisht i munguar i mazhorancës, e cila duhet të heqë dorë nga skenari i miratimit në mënyrë të njëanshme të reformës.

Kjo do thellonte në ekstrem krizën politike, që është akoma më shume e rënduar për shkak të krizës së pandemisë në menaxhimin e situatës.

Të gjitha takticizmat për të shtuar në tryezë çështje të tjera është një tendencë për të mos i dhënë përgjigje çështjeve që janë tashme te propozuara nga opozita si Drafte te opozitës, dhe qe ezaurojnë rekomandimet e OSBE.

Është një reformë nul, nëse është pa opozitën. Është më pak sesa nul sepse do të ishte një kthim akoma më mbrapa në një krizë politike që ka përparuar dhe do ishte një përgjegjësi e mazhoranës që do të përballej me konsekuenca në planin e brendshëm dhe në planin ndërkombëtar”.