Zbulohet plani për Katalonjën. Gjatë natës, tension, të shtëna e të plagosur

510
Sigal
Qindra katalanas, duke përfshirë edhe familje të tëra, kaluan natën në qendrat e votimit të referendumit të nesërm, në disa qendra qytetare dhe shkolla për të parandaluar policinë që t’i mbyllë. Policia katalane ka kërkuar që okupuesit të lirojnë vendet deri sot në orën 6 të mëngjesit, por nuk kanë ndërhyrë për largimin e tyre, sipas mediave katalane.
Katër vetë janë lënduar lehtë pasi persona të panjohur qëlluan me një armë gjahu natën e djeshme në Manlleu të Katalonjës, raporton gazeta La Vanguardia. Të plagosurit ishin në derën e shkollës Puig Agut, pjesë e një grupi banorësh të komiteteve të mbrojtjes së referendumit që synonin të mbronin ndërtesën. Policia po heton, por nuk ka patur arrestime deri tani.
Mësuesit dhe studentet e shkollave në Katalonjë janë duke u përgatitur t’i përdorin shkollat si qendra votimi të dielën për referendumin për pavarësinë, ndërkohe që Madridi e ka shpallur të jashtëligjshme çdo përpjekje për të mundësuar referendumin.
Sipas mediave, mësuesit dhe studentet janë duke komunikuar me mesazhe të koduara në mediat sociale për t’u koordinuar.
Qeveria spanjolle ka angazhuar mijëra policë që do të bllokojnë qendrat e votimit te dielën.
Ata që janë përgjegjës për godinat e ndryshme publike, përfshire shkollat, janë lajmëruar se çdo ndihmë ndaj referendumit do të përbeje vepër penale.
Por ndërkohë, gjatë natës së sotme është raportuar situatë e tensionuar.
Zyrtarët e Katalonjës ndërkohë kanë deklaruar se janë gati të shpallin pavarësinë 48 orë pas referendumit.
Qindra mësues u mblodhën përpara godinës së qeverisë rajonale të Katalonias duke hedhur parrullat ‘ne do t’i hapim shkollat’ dhe ‘në do të votojmë’.
Tensioni mbetet i lartë në rajonin autonom, ndërkohë që policia spanjolle ka kryer në ditët e kaluara dhjetëra arrestime të zyrtareve që organizonin referendumin dhe ka sekuestruar mbi 10 milionë flete votimi e materiale të tjera, shkruan Bota.al.
NOA