Zbrazi 18 plumba drejt ish të dashurës/ Flet 21-vjeçari shqiptar: Doja vetëm … (EMRI)

188
Sigal

21-vjeçari shqiptar, Ibrahim Rudi, ka terrorizuar dje qytezën e Galipolit në Apulia të Italisë, pasi lëshoi 18 plumba nga automatiku i tij drejt ish të dashurës.

Mediat italiane raportuan se ai qëlloi në drejtim të ish-të dashurës së tij. Teksa merrej në pyetje nga Policia italiane, ai u shpreh se kishte qëlluar me armë zjarri, por “jo për të vrarë”.

Sipas Rudit, gjithçka kishte për qëllim frikësimin e dy të rinjve me të cilët ishte zënë pak kohë më parë. Duke përjashtuar kështu, mundësinë se e gjitha ishte bërë për ish-in e tij.

Por prokurorja këmbëngul se i riu qëlloi për të vrarë, ndryshe nuk do të kishte shtënë 18 herë në ajër.

Mediat italiane shkruanin dje se shqiptari kishte parë ish-të dashurën e tij mes partnerin e ri.