Shuhet çifti, shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri

258
Sigal

Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri. Mësohet se ka ndërruar jetë 60 vjeçarja, Tatiana Haxhiaj. E ndjera është gruaja Andrea Haxhiajt, i cili humbi jetë po nga flakët, 8 ditë më parë. Raportohet se gruaja nga fshati “Asim Zeneli” në Gjirokastër, kishte djegie në 70% të trupit dhe po kurohej në QSUT, por nuk iu mbijetoi dot plagëve. Kujtojmë se 64-vjeçari Andrea Haxhiaj ndërroi jetë në 3 gusht. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.