‘Washington Examiner’: Familja Soros u dha 15 mln USD mediave lokale të majta

53
Sigal

Familja Soros dhuroi të paktën 15 milionë dollarë për një rrjet mediash lokale në SHBA, me qëllim që të ndihmonte demokratët në zgjedhjet e vitit 2024. Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për të paktën 11 media, që shpenzuan miliona dollarë reklama duke vlerësuar demokratët dhe sulmuar republikanët. ‘Washington Examiner’ shkruan se këto media janë pjesë e grupit Courier Neës. Ky grup shpenzoi rreth 11 milionë dollarë vetëm për reklamat në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram gjatë muajve të fundit para zgjedhjeve. Grupi shenjëstroi kryesisht votuesit në shtetet e lëkundura. Soros dha plot 15 milionë dollarë për këtë rrjet duke theksuar se qëllimi është të mbrohet gazetaria lokale. Edhe më përpara, Soros ka dhënë të paktën 4 milionë dollarë për këtë grup mediash.