Vuçiç: BE-ja nuk është më aq tërheqëse

519
Bashkimi Evropian nuk është më aq shumë tërheqës për vendet e Ballkanit, falë krizës me emigrantë dhe largimit të mundshëm të Britanisë nga blloku. Kështu është shprehur kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Duke folur për gazetarët në Londër, Vuçiç pohoi se Serbia ende shpreson t’i bashkohet bllokut, pasi tashmë ka nisur bisedimet formale të anëtarësimit, shkruan rel. Por, BE-ja “ka humbur fuqinë e saj magjike” për vendet që synojnë t’i bashkohen, ka thënë Vuçiç.
“Ne të gjithë duam t’i bashkohemi, por nuk është ëndërr aq e madhe siç ka qenë në të kaluarën”, ka shtuar ai. Vuçiç po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të braktisë marrëdhëniet e saj të ngushta me Moskën për t’iu bashkuar BE-së, pavarësisht sanksioneve që BE-ja i ka vendosur Rusisë.
Sigal