“Mbytet” drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, “notoi” në krimin e 2.1 milionë mbifaturime uji

1235
Sigal

Vetëm 12 orë pas shkrimit të botuar në gazetën “Telegraf”, të argumentuar me fakte konkrete për skemën dhe shifrat reale të vjedhjes që iu bë qytetarëve me mbifaturimin e ujit të (pa)pijshëm me sasi disa dhjetëra herë më tepër se konsumi real, u njoftua publikisht se Bordi Drejtues i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, largoi nga detyra drejtorin e UKT, mikun e kupolës së “Rilindjes” Neritan Gjojdeshi! Ky është drejtori i dytë që shkarkohet brenda pak muajve. Edhe pse me “miq” të fortë ne kupolën e “Rilindjes”, i emëruar prej saj me klientelizëm, Gjojdeshi u shkarkua urgjent për shkak të zbulimit dhe vërtetimit të faktit që ai është skenaristi dhe urdhëruesi i kryerjes së krimit të mbifaturimeve, nëpërmjet të cilit zhvateshin konsumatorët shqiptarë.

(Ish)Drejtori i UKT, foli si në vitet ‘70: “Puna jonë është e kulluar, na sabotuan armiqtë e partisë”

Pasi u vendos përballë denoncimit me fakte konkrete që zbuluan dhe provuan vjedhjen masive që u bëri konsumatorëve familjarë dhe bizneseve me mbifaturimet fallco e në vlera deri në 30 herë më tepër, drejtori Gjojdeshi dhe “banda” e tij e “desantuar” po prej tij me klientelizëm e nepotizëm në krye dhe në sektorët e “lekëve” të Ujësjellësit të Tiranës, nxituan e shpikën “armikun” që u kishte bërë “qëllimisht e ilegalisht sabotimin ekonomiko-politikë” me mbifaturimet e ujit.
Përballja me revoltën e qytetarëve, reagimi i shpejt, konkret, i ashpër në mbështetje të qytetarëve bërë prej Kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për anulim faturash fallto dhe hetim të këtij abuzimi masiv me afro 310 mijë fatura, detyruan (ish)drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, mbifaturistin e ujit Neritan Gjojdeshi, të përfshihej në ethet e frikës së ndëshkimit ligjor për këtë krim ekonomik-financiar dhe sajonte e të shpallte publikisht një “armik” imagjinar, që sipas tij kishte “hartuar dhe printuar natën” faturat e ujit me sasi uji e vlera pagese mbi konsumin real që tregonin sahatët matës! I “mbytur” në “moçalin” e skandalit të mbifaturimeve që inskenoi dhe realizoi, tentoi të shpëtonte “pa u lagur” duke u kapur deri në banalitet “pas fijes së kashtës”, me një deklaratë të tillë komike…

Ja deklarata mashtruese e (ish)Drejtorit të UKT, për mbifaturimin (vjedhjen)

“Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës ka ndjekur me shqetësim problemin e mbifaturimeve në një zonë të kufizuar të kryeqytetit për disa qindra abonentë, kryesisht në zonën e lagjes Kombinat dhe në rrugën e Kavajës. Problemi me mbifaturimet është evidentuar pas printimit të faturave të ujit për muajin janar dhe menjëherë më pas është nisur verifikimi në terren. Nga verifikimet e bëra rezulton se janë prekur gjithsej 1020 klientë me mbifaturime nga 202 mijë klientë të UKT-së. Në total sasia e ujit të mbifaturuar është 36980 metër kub ujë, ose rreth 1.1 për qind e totalit prej 3 milionë e 300 mijë metër kub ujë të faturuar për Tiranën në muajin janar 2016. Në lekë sasia e ujit të mbifaturuar zë vetëm 4 milionë lekë, një shifër kjo e papërfillshme në shifrën afariste mujore të ndërmarrjes. Kjo shifër zë vetëm 1 për qind të të ardhurave të ndërmarrjes. Subjektet që janë mbifaturuar janë të pajisur me sahat matës dhe kryesisht janë farmaci, dyqane rrobash dhe zyra hipotekash. UKT-ja Tiranë deklaron me përgjegjësi të plotë se matjet nga faturuesit janë në rregull, por mbifaturimi është bërë në sistemin e vjetër informatik të ndërmarrjes, nga jashtë, nga persona që kanë mundësi të ndërhyjnë dhe të manipulojnë shifrat. Nisur nga vlera e papërfillshme e totalit të mbifaturimeve, UKT-ja Tiranë gjykon se veprimi, përveçse një gabim i mundshëm njerëzor, është një akt i qëllimshëm sabotimi, i kryer për të nxirë imazhin e ndërmarrjes që po përpiqet të reformohet, duke përmirësuar shërbimin dhe cilësinë. Synimi i ndërhyrjes së qëllimshme mund të ketë prapavijë politike, ose mund te jete kryer për të goditur ekipin e ri drejtues të ndërmarrjes dhe për hakmarrje ndaj reformës së kryer në UKT-në Tiranë, duke eleminuar strukturat e vjetra abuzive që rëndonin mbi buxhetet e klientëve familjarë të UKT-së, të bizneseve dhe të vetë ndërmarrjes sonë. UKT-ja Tiranë siguron abonentët e prekur nga mbifaturimet se ato do të zerohen dhe do të njihen vetëm faturat reale që kanë bërë faturistët në terren. Të gjithë këta klientë do të paguajnë vetëm faturën sipas konsumit real.
———————————————–
Ja deklarata zyrtare e Bordit, për shkarkimin e drejtorit të UKT

“Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike, të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve, lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm. Në mbledhje u vendos ngritja e një Komisioni të Posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së, në këto pesë muaj. Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, Neritan Gjojdeshi dhe ka emëruar në këtë detyrë, zotin Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 në Tiranë”.
Një duhet majtur parasysh nga institucionet kontrolluese e ligj-zbatuese të shtetit, lidhur me “Dosjen UKT”, për ta “pastruar” përfundimisht, mbasi është një pisllëk që ka gëlltitur e vazhdon të gëlltisë miliona lekë taksa shqiptarësh, kreditime, fonde nga buxheti i shtetit dhe donacnine kredi e ndihmë nga të huajt, e përsëri ujë nuk ka 24 orë siç janë bërë investimet, uji është vrasës, kanalizimet shpërthejnë e qelbin mjediset publike dhe asnjë zyrtar i UKT nuk ka shkaur përpara drejtësisë, përkundrazi ikin nga UKT dhe shkojnë në detyra të tjera zyrtare përsëri me fuqi firme e vule që akordojnë miliona euro fonde! Ndaj, është urgjencë dhe domosdoshmëri, që pas shkarkimit, Bordi i UKT duhet të çoj përpara drejtësisë “bandën” e mbifaturimeve, ndërsa Asambleja të çoj përpara drejtësisë Bordin, shteti të çoj përpara drejtësisë Asamblenë e UKT jo formalisht si përherë sa për të kaluar radhën e për të bërë ndonjë Pazar me viktimat, por për të nisur zbardhjen e “letrave të pista” që janë firmosur, vulosur dhe ekzekutuar në “moçalin” UKT…

———————————–
Ja disa deklarime që duhen hetuar urgjent, bërë në datën 21 dhjetor 2015 në intervistën e dhënë prej (ish)drejtorit Neritan Gjojdeshi

“UKT e Tiranës është një “moçal” i mbushur me borxhe, hajdutë e nepotizëm”
1.
Kemi një rritje të ardhurash me 120 për qind. Këto të ardhura do rriten edhe si pasojë e shtimit të numrit të abonentëve, por edhe me menaxhimin e situatës së abonentëve aktualë, që secili të paguajë atë që harxhon. Pra, duke përfshirë të gjithë subjektet: të mëdha, të vogla, buxhetorë, familjarë-të paguajnë atë që harxhojnë.
2. Mendojmë, që pas 3 vitesh do kemi një shoqëri fitimprurëse, me një fitim neto prej 50 milionë dollarësh.
Ne e kemi 85 milionë dollarë borxhe.
3. Ne aktualisht marrim 12 për qind të ujit që arkëtojmë. Por, do kemi mundësi të shlyejmë kreditë dhe të bëjmë dhe investimet që kemi planifikuar. Në fakt unë i kam dhënë shumë rëndësi eliminimit të vjedhjeve, duke e quajtur si detyrë imediate. Vidhet nga të gjitha anët.
4. Unë mendoj se ajo ndërmarrje kërkon një audit të fortë qeveritar, për të zbuluar të gjithë pisllëkun, sepse, duke parë të ardhurat e mëdha që ka si ndërmarrje, është lënë me një sistem IT-je të dalë jashtë përdorimit prej kohësh dhe pa pasur kontabilizim të parasë që mblidhet.
5. Unë e kam sfidë personale, sepse vetë vij nga biznesi dhe jam i plotësuar. Dua të bëj histori. Gjithsecili do të paguajë atë që harxhon. Dua të theksoj se çmimet nuk do rriten dhe nuk kanë pse të rriten kur paguhen 10 për qind e faturave.
6. Prej shumë vitesh, UKT-ja Tiranë është parë si një “lopë” që milej pa pushim nga ata që kishin në dorë furnizimin me ujë të konsumatorëve, familjarë, apo biznese të ishin.
7. Është administratë që nuk punon, por vetëm merr rrogën. Disa nuk janë edhe këtu janë me azil në Gjermani. Ka plot të tillë që marrin rrogën dhe nuk janë në punë. Jo vetëm administratë fiktive, por edhe të punësuar si familje.
—————————————
Tirana me ujë për 10 Tirana, ja 86 depo e stacione pompimi që çojnë… “ujë me triskë e të qelbur”

1. Depo uji 100 m3 shkoze
2. Depo uji 100 M3,Shkoze, Farkë.Tiranë.
3. Stacioni i Pompave Brarë .
4. Poligoni i Materialeve te Ndërtimit, Bregu i Lumit.
5. Pusi 306, Bërxullë,Tiranë
6. Depo Uji Fshati Ferraj Komuna Dajt.
7. Stacioni i Pompës Fshati Mullet, Komuna Petrelë.
8. Depo Uji Sharrë, Komuna Vaqarr.
9. Stacioni i Pompës, Fshati Lagje e Re Vaqarr.
10. Stacioni i Pompes Sharrë, Komuna Vaqarr
11. Depo uji Fshati Kodër, Komuna Vaqarr.
12. Depo uji Fshati Prush. Komuna Vaqarr.
13. Depo uji Fshati Laknas, Bashkia Kamez.
14. Depo uji Fshati Gjokaj, Bashkia Vorë.
15. Stacioni i Pompes , Fshati Gjokaj, Bashkia Vorë.
16. Depo ujit të Vjetër, Vorë
17. Depo iji e Re, Vorë
18. Stacioni i Pompës, Fshati Muçaj, Bashkia Vorë.
19. Depo uji Fshati Picar, Bashkia Vore.
20. Depo uji Fshati Kashar, Komuna Kashar.
21. Stacioni i Pojmpës Fshati Mjull-Bathore, Komuna Farë.
22. Depo uji Fshati Mjull-Bathore, Komuna Farkq.
23. Depo uji Fshati Sauk i Ri, Komuna Farkë.
24. Depo uji Fshati Prezë, Kala
25. Depo uji Fshati Ndërmjetës, Komuna Prezë.
26. Stacioni i Pompës Fshati Ndërmjetës, Komuna Prezë.
27. Depo uji Fshati Lanabregas, Komuna Dajt.
28. Depo uji Fshati Petrelë, Komuna Petrelë.
29. Kaptazh, Fshati Gurrë e Madhe, Komuna Petrelë
30. Stacioni i Pompës, Fshati Fushë-Prezë
31. Stacioni i Pompimit, Kashar
32. Depo uji Fshati Prezë, Komuna Prezë.
33. Depo uji Fshati Yrshek Mëzes, Komuna Kashar.
34. Burimi Kroi Trimjeve (Kaptazh) Fshati Urë, Komuna Shëngjergj.
35. Stacioni i Pompes Fshati Prezë Nr 1, Komuna Prezë.
36. Stacioni i Pompës Fshati Mushqeta, Komuna Bërzhitë.
37. Stacioni i Pompes Fshati Bërzhitë
38. Depo uji Fshati Lagjia 3 Re, Ibë, Komuna Bërzhitë.
39. Stacioni i Pompës Fshati Ibe , Komuna Berzhit.
40. Depo uji Fshati Gropllesh, Komuna Pezë.
41. Depo uji Fshati Maknor, Komuna Peze.
42. Depo uji, Fshati Pezë e Vogel, Komuna Pezë.
43. Depo uji Fshati Pezë e Madhe, Komuna Pezë
44. Depo uji Fshati Pasmaçi, Pezë.
45. Depo uji Fshati Varosh Kala, Komuna Pezë.
46. Depo uji Fshati Arbanë, Komuna Vaqar.
47. Depo uji Fshati Bulçesh, Bashkia Kamëz.
48. Stacioni i Pompës Fshati Fushë-Bërxull, Komuna Bërxull.
49. Stacioni i Pompës, Fshati Zall-Herr
50. Stacioni i Pompës Fshati Lagjia Xhafaj, Vaqarr
51. Stacioni i Pompës Fshati Bultic, Komuna Vaqarr.
52. Depo uji Fshati Rov, Komuna Baldushk.
53. Depo uji, Fshati “Mustafa Koçi”, Komuna Baldushke.
54. Depo Uji , Fshati Mumajes,Komuna Baldushke.
55. Depo uji Fshati Vesqie, Komuna Baldushk.
56. Depo ekKlorifikimit, Fshati Tefel, Komuna Baldushk.
57. Depo uji Fshati Mazerk, KomunaVorë.
58. Depo uji Fshati Kodër Bërxull, Komuna Bërxull.
59. Stacioni i Pompës Fshati Prush, Komuna Vaqar.
60. Stacioni i Pompës, Fshati Vaqar
61. Depo uji Fshati Vaqar
62. Depo uji Fshati Zallbastar, Komuna Dajt.
63. Depo uji Fshati Kallmet, Komuna Zall-Herr.
64. Depo uji, Fshati Qinam Komuna Zall-Herr.
65. Stacioni i Pompës, Fshati Ferraj Komuna Dajt.
66. Stacioni i Pompës, Fshati Tufinë, Komuna Dajt.
67. Depo uji Fshati Tufinë, Komuna Dajt.
68. Burimi Gurra e Kalisë, Fshati Urë, Komuna Shëngjergj.
69. Kaptazh Fshati Vakumon, Komuna Bërzhit.
70. Depo uji, Komuna Fshati Fagë (Brahama), Komuna Berzhit.
71. Depo uji Komuna Fshati Fagë, Komuna Bërzhit.
72. Burimi Gurra e Salmetës (Kaptazhe) Fshati Vërri, Komuna Bërzhit.
73. Burimi Gurra e Asbardhës (Kaptazhe), Fshati Shëngjergj
74. Depo uji Fshati Fravesh, Komuna Bërzhit.
75. Depo uji, Fshati Kllojkë, Komuna Bërzhit
76. Burimi Gurra,Shkembi Senure(Kaptazh) , Fshati Shengjin.
77. Burimi Gurra e Hoxhejve (Kaptazh) fshati Shëngjergj
78. Depo uji fshati Pashkashesh, komuna Bërzhit.
79. Ujësjellës fshati Mushqeta, komuna Bërzhit.
80. Burimi Kroi i Kishës, Fshati Shënmëri, komuna Shëngjergj.
81. Ujësjelles në fshatin Rozavere, komuna Bërzhit.
82. Depo uji fshati Yzberisht nr. 2, komuna Kashar.
83. Depo uji Kodër-Kamëz, minibashki Laprakë.
84. Stacioni i Pompës, fshati Kodër Bërxull, komuna Bërxull.
85. Depo e ujit, Fshati Kodër Bërxull, komuna Bërzhit.
86. Stacioni i Pompave, Fshati Pezë, komuna Pezë.
—————————————–

Kriza dhe krimi shëndetësor me ujin/ 90% e Shqipërisë me 2-4 orë ujw në ditë dhe… të qelbur
Fakti është ky: Nga 1 milion e 200 mijë familje që ka Shqipëria, afro 650 mijë e zgjidhin “hallin” duke mbushur depozitat e vendosura majë tarracave e çative. Në qytete janë afro 90% e familjeve me depozita uji, ndërsa në fshat janë afro 60% e familjeve. Siç thotë kryeministri Berisha, në Shqipëri vetëm 2% e familjeve ose 24 mijë familje gjithsej nuk kanë ujë të rrjedhshëm 24 orë. Faktet konfirmojnë të kundërtën. Vetëm në Durrës psh, janë 4700 familje pa asnjë sekondë ujë, në Fier janë 5690 familje pa ujë, në Elbasan janë 7950 familje pa ujë, në Tiranë janë 19 mijë e 200 familje pa ujë, në Shkodër janë 7700 familje pa ujë, në Lezhë janë 2180 familje pa ujë, në Dibër janë 5400 familje pa ujë, në Gjirokastër janë 1900 familje pa ujë, në Vlorë janë 9300 familje pa ujë, në Korçë janë 8100 familje pa ujë. Në këtë evidencë nuk janë llogaritur ndërtimet e reja në të gjithë vendin, të cilat janë afro 200 mijë pallate, banesa të thjeshta, vila e biznese, 40% e të cilave nuk janë futur akoma në rrjetin e ujësjellësve në qarqe, qytete e komuna, por që furnizohen me autobote, me puse e makina privatisht. Edhe një fakt: Nga mungesa e ujit dhe mashtrimet për ndërtim ujësjellësish e për shkak të ujësjellësve që nuk funksionojnë, banorët në 30% të pallateve në qytete dhe në 85% të fshatrave u janë rikthyer hapjes së puseve e baseneve ujore, nëpër oborret e shtëpive.
——————————–
UK-Tiranë, nuk zbaton këto 12 rekomandime të detyrueshme për sasinë, cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm

1. Dekreti për kushtet e përgjithshme për furnizimin me ujë-AVB ujë V, Ligji Federal Gjerman, 20 Qershor 1980
2. Direktiva e re Evropiane “Për Instrumentet Matës” 75/33 EC
3. Statuti standard shoqëror që rregullon furnizimin me ujë
4. Publikime të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shtetit Bavarez në 13 Korrik 1989, Nr. IB1-3003-16/6(86), Gjermani
5. Kushtet e furnizimit me ujë të Ujësjellësit të Hamburgut
6. Standard Seëerage Law- 2001 – State of Queensland
7. Los Angeles Municipal Code-2000
8. Water works By-Laë No. 4848-200 -City of Vancouver, Canada;
9. Law on Municipal Economy-Zagreb, Croatia
10. Water By-Law-2002-Ontario, Canad
11. Water Service Act-2001-Finland
12. Republic of Montenegrin Laë on Water Supply-2004

Përgatiti : Përparim Halili