Vladimir Putin urdhëron tërheqjen e trupave ruse nga Siria

488
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dha urdhër që trupat ruse të tërhiqen nga Siria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve ruse, RIA Novosti, njoftoi se Putin para vizitës së tij në Turqi dhe Egjipt, ka vizituar bazën Himejmim e cila gjendet në Latakia të Sirisë.
Në lajmin të cilin theksohet se Putin në këtë bazë është takuar me presidentin e Sirisë, Bashar Al-Asad, thuhet se pas takimit Putini ka dhënë urdhër që trupat ruse të tërhiqen nga Siria.
“Kam dhënë udhëzime Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë sonë që të fillohet procesi i tërheqjes së trupave tona në Siri. Trupat tona nga ky vend në shtëpitë e tyre kthehen me fitore. Kjo fitore, është arritur kundër organizatës më të madhe terroriste ndërkombëtare në botë, për një kohë të shkurtër prej 2 viteve”, është shprehur Putin gjatë vizitës së tij në bazën Himjemim.
Ndërkohë edhe kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Këshillit të Federatës Ruse, Viktor Ozerov, në një deklaratë të bërë në Moskë, tha se trupat ruse do të largohen shpejt nga Siria. “Presim që procesi i tërhiqjes të zgjasë disa javë”, tha Ozerov.
Sigal