Ky është Ferrari që u shit javën e kaluar për 18,000,000 dollarë

483
A mund të vlejë një veturë kaq shumë?
Mesa duket po, sepse javën e kaluar dikush pagoi 18 milion dollarë amerikan për një veturë Ferrari 250 GT LWB California Spider Competizione e vitit 1959. Kjo veturë u shit në ankandin e organizuar nga RM Sotheby në New York.
Por përse kushtoi kaq shumë? Chassis 1451GT ishte një nga tri veturat që u futën në garën 24 orë Le Mans në vitin 1959 nga ngasësi dhe distributori i veturave Ferrari Luigi Chinetti. Kjo veturë kishte specifikat e plota “competizione”, trup me alumin si dhe motor Tipo 128F me tre karburatorë 40 DCL6 i cili prodhonte 262.5kf.

Sigal